Kolazh me këngë popullore

Teksti: Zaho Balili Kendon: Vitori Balili Zaho Balili u lind në tetor të vitit 1951 ne Rexhin të Kurveleshit. Shkollën tetëvjeçare dhe të mesme e ka mbaruar në Tepelenë. Ka filluar të shkruaj që moshë të re është autori i disa vëllimeve si (drithërimet e praneverës), (paskan çelur manushaqet), (brengat e shpirtit) (lot kurbeti), dhe (kur dy zemra dashurohen) gjithashtu këngët e tij janë kënduar nga shumë grupe labe, si grupet e Vlorës, Gjirokastrës, dhe të Tepelenës me grupin kryesor atë të Hormovës i cili grup u krijua nga ai në vitet 80, me këtë grup ai fitoi dhe çmimin e parë në festivalin folklorik të Gjirokastres në vitin 88 me këngën (Flaka mbuloi fshanë) një nga këngët më të bukura të tij është (Balada e nënës). Është autor i shumë teksteve të këngëve të mrekullueshme labe që i kanë bërë të famshëm grupet që i kanë kënduar. Vlen këtu të përmendim Këngën e bilbilenjve, Kënga e nizamit, Dil, o sy i zi, Te bajamja në avlli, e shumë të tjera. Ai u largua nga jeta në vitin 2001 në moshën 50 vjeçare. Tre nga vëllimet e tij u botuan pas vdekjes. www.zahobalili.com

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!