Prishtina hetime Dik Marti

Në Kosovë, autoritetet vendase kanë bërë thirrje për hetim të shpejtë dhe të hollësishëm të pretendimeve të ngritura në raportin e Dick Marty, i cili u miratua dje në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ata thonë se hetimi do të ndihmonte në zvogëlimin e dëmeve që i janë shkaktuar imazhit të Kosovës nga ky raport në të cilin ngrihen akuza ndaj disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për përfshirje në trafikimin e organeve njerëzore. Zyrtarë të EULEX-it kërkojnë ndërkaq nga zoti Marty që të dorëzojë të gjitha dëshmitë nga raporti i tij, gjë që do të mundësonte fillimin e hetimeve.

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!