Créer un site internet

Lajçak sërish në Tiranë

Në Shqipëri, pritet të mbërrijë të enjten Miroslav Lajçak, i dërguari i përfaqësueses së lartë të Bashkimit europian për politikën e Jashtme dhe Sigurinë Catherine Ashton. Këtë e bëri të njohur sot zëdhënësja e zonjës Ashton në Bruksel sipas të cilës I dërguari europian do të përpiqet të nxisë rikthimin e dialogut politik në Shqipëri. Më herët kryetari socialist Edi Rama ishte shprehur I gatshëm për të mirëpritur ndërmjetësimin ndërkombëtar duke saktësuar se opozita I qëndron gjithnjë dialogut për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë. Por nga shumica në pushtet kryetari I grupit parlamentar Astrit Patozi u përgjigj duke saktësuar se më parë duhet të dalin sipas tij përgjegjësit e grushtit të dështuar të shtetit.
  • Kthehu
  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Shto një koment