Make a free website Close

Recitali i Malesorit - Migjeni (Recitim)

Recitali i Malesorit - Migjeni (Recitim) For English translation: http://serendipituous.blogspot.com/2008/03/recitali-i-malesorit-migjeni-recitim.html O' si nuk kam nji grusht të fortë t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë, ta dij edhe ai se ç'do me thanë i dobët - n'agoni të përdridhet si vigan i vramë, Unë - lugat! Si hij'e trazueme, trashëgimtar i vuetjes dhe i durimit, endem mbi bark të mallit me ujen e zgjueme dhe me klithma të paknaquna t'instinktit. Mali hesht. Edhe pse për ditë mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare, kërkoj me gjetë nji kafshatë ma të mirë... Por me rrenë shaka shpresa gënjeshtare. Mali hesht - dhe në heshtje qeshë. E unë vuej - dhe në vuejtje vdes! Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qeshë? Apo ndoshta duhet ma parë të vdes? O, si nuk kam nji grusht të fuqishëm! Malit që hesht mu në zemër me ja njeshë! Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshëm... E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh. ~~~~~ Please vote for my political campaign of an interesting duo: http://www.tinyurl.com/ana-political http://treasuretrooper.com/351284

Kthehu

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Shto një koment