Tefta Tashko Koco dhe Kenga lirike qytetare shqiptare

Sopranoja Tefta Tashko Koço (1910-1947) lindi në Fajum, Egjipt, vend në të cilin kishin emigruar prindërit e saj në fund të shekullit të XIX. Më 1921 familja Tashko kthehet në Korçë dhe më 1927 Tefta largohet për në Montpellier të studiojë kanto. Midis viteve 1932-1936 ajo studioi në Conservatoire National de Musique et de Déclamation të Parisit. Pas kthimit përfundimisht në Shqipëri më 1936, ajo iu kushtua studimit të këngës lirike qytetare shqiptare, përveç programeve koncertale me muzikë dhome dhe operistike. Regjistroi dy herë në disqe për shoqërinë diskografike Columbia në Itali në 1937 dhe 1942 një përzgjedhje të repertorit klasik vocal, si dhe 45 këngë lirike qytetare shqiptare. Eshtë vlerësuar nga kritika e vendit dhe e huaj si ?soprano lirike me shkollë të përsosur, timber të qartë e të shëndoshë, intonacion të pastër si kristali, me teknikë të përsosur vokale, veprime të matura e frazim plot shije (Gllas, Beograd, 14 nëntro 1945). Afër pesë vjet para se të vdiste, Tefta nga martesa me Kriston pati një djalë të quajtur Eno.

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!