Tė Drejtat e Njeriut

Jordan DACI

Të drejtat e Njeriut


Tiranë, 2006



Jordan DACI


Të drejtat e Njeriut




Redaktor letrar: Ibrahim DACI

Punoi në kompjuter: Alban DACI


© Të gjitha të drejtat janë të autorit.

Ndalohet shumëfishimi i librit në çdo lloj

mënyre pa lejen me shkrim të autorit.


Parathënie


Botimi i këtij libri, është rezultat i një pune disa vjeçare. Ky libër synon të japë një kontribut për plotësimin e nevojës për një tekst që trajton gjerësisht problematikën kryesore të lëndës së të Drejtave të Njeriut.


Libri është konceptuar për t’u përdorur nga studentë të fakulteteve të drejtësisë, shkencave politike, të Shkollës së Magjistraturës si dhe praktikantë të së drejtës.


Libri përmban 16 kapituj dhe është konceptuar në dy pjesë kryesore dhe një shtojcë:


Në pjesën e parë, trajtohet, filozofia dhe antropologjia e të Drejtave të Njeriut, koncepti i të Drejtave të Njeriut, burimet e së të Drejtës së Drejtave të Njeriut dhe raporti me të Drejtën Ndërkombëtare Publike, si dhe roli i shtetit dhe aktorëve jo shtetërorë në raport më të Drejtat e Njeriut. Kjo pjesë trajton në vazhdim, Sistemin Universal të mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në kuadër të OKB-së, Sistemin Rajonal Europian, Sistemin Amerikan në kuadër të Organizatës së Shteteve Amerikane, Sistemin Afrikan në kuadër të Organizatës së Bashkimit Afrikan dhe më pas të Unionit Afrikan, si dhe Sistemin e Lindjes së Mesme dhe Sistemin Aziatik. Duke trajtuar në mënyrë të detajuar procedurat, juridiksionin, subjektet e legjitimuara për të bërë kërkesa ankimore, formën dhe përmbajtjen e kërkesave si dhe qëndrimin e organeve kryesore në kuadër të këtyre sistemeve për çështjet më kryesore praktike dhe teorike. Kjo pjesë përmbyllet me një kapitull të posaçëm që i kushton një vëmendje të veçantë çështjes së kufizimit të të Drejtave të Njeriut.


Në pjesën e dytë trajtohen, të drejtat më kryesore të grupuara sipas karakteristikave të përbashkëta të tyre, strategjitë kryesore për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut si dhe Sistemi Shqiptar i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut.


Ndërsa, shtojca përmban tekstet e dokumenteve ligjore më themelore në fushën e të Drejtave të Njeriut.


Libri, trajton si risi për programet e studimit të universiteteve shqiptare, në mënyrë të detajuar dhe bashkëkohore, të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore. Në libër është gërshetuar teoria me praktikën, nëpërmjet ilustrimit të çështjeve teorike, me qëndrimet që kanë mbajtur gjykatat dhe organet e tjera në lidhje me çështjet e shqyrtuara nga ato.


Për, shkrimin e librit është përdorur një bibliografi e pasur dhe bashkëkohore që përdoret në universitetet më të njohura të botës. Gjithashtu, gjatë shkrimit të librit, është bërë një kujdes i veçantë për mbrojtjen e të drejtës së autorit për materialet e përdorura.


Gjithashtu, mirëpresim çdo lloj sugjerimi dhe vërejtje me qëllim përmirësimin dhe korrigjimin e problemeve që ju mund të vini në dukje në botimet e ardhshme.


Mund të kontaktoni autorin në adresën, e-mail:
jordan.daci@gmail.com


Ju faleminderit!


Autori

----------------------------------

[per te drejtat e njeriut shih online linkun:dadalos.org]

Rate this page

5/10 - 2 votes

Select a note and validate by "Note"
Comment (0)
No comment
Add a comment
About you

Your message

More Smileys

Security field

 



Last update : 14/05/2007
Ju jeni vizitori i -tė

Vendose STUDENTI I SĖ DREJTĖS nė Favotites


© Administruar nga: Organizata "Gjenerata e Re Shqiptare" (website zyrtar Albanian Students)

Webmaster: