Punime shkencore(Ese)

“Statusi Juridik i tė Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore”

 Ese nga

Av. Jordan DACI, MA

Prill 2003

Av. Jordan DACI, MAHyrje

        Shekulli i 20-tė mund tė konsiderohet si shekulli, ku tė drejtat e njeriut filluan tė njihen si vlera tė pėrbashkta tė njerėzimit. Nga ana tjetėr ky shekull ka qenė dėshmitar i disa nga dhunimeve mė tė mėdha tė tė drejtave tė njeriut.

Kėto dy zhvillime tė ndryshme dhe tė kundėrta nga njė ekstrem nė tjetrin tregojnė thjesht natyrėn e veēantė tė tė drejtave tė njeriut dhe tė luftės pėr mbrojtjen e tyre.

Sot njė diskutim i nxehtė ėshtė pėrqėndruar mbi universalitetin e tė drejtave tė njeriut; respektimit, promovimit dhe mbrojtjes sė tyre. Fokusi kryesor ėshtė drejtuar mbi shtetin, duke qenė se ky i fundit ka qenė dhe ėshtė dhunuesi mė i madh i tė drejtave tė njeriut, thjesht duke qenė se zotėron monopolin mė tė madh tė forcės dhe se ai ėshtė njė "njeri artificial"[1] ose "njė Zot i Vdekshėm"[2], por gjithashtu edhe pėr shkak se shteti ėshtė subjekti i ngarkuar dhe pėrgjegjės pėr respektimin, promovimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut. 

Detyrimi dhe roli i shtetit nuk konsiston vetėm nė njė pozicion pasiv pėr t'i respektuar, por, gjithashtu, ai e ka edhe pėr detyrė dhe si njė detyrim parėsor ndėrmarrjen e veprimeve pėr tė promovuar dhe mbrojtur tė drejtat e njeriut .

Nga ky diskutim, duket qė tė drejtat e njeriut janė tė ndara nė dy grupe, sipas rolit apo pozicionit tė shtetit. Nė tė vėrtetė ka edhe ide dhe argumenta tė tjera qė mbėshtesin kėtė ide. Tė drejtat e njeriut gjatė kohės pėr arsye tė ndryshme janė klasifikuar nė grupe tė ndryshme, me karakteristika tė ndryshme. Dy grupet kryesore janė: tė drejtat civile dhe politike dhe tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore.

            Argumenti kryesor nė kėtė punim ka pėr qėllim tė theksoj qėndrimin qė tė drejtat e njeriut janė universale, ata kanė tė njėjtėn origjinė dhe janė tė ndėrlidhura fuqishmisht. Pėr fat tė keq ne duhet tė marrim gjithashtu nė konsideratė disa zhvillime evidente nė praktikėn e tė drejtave tė njeriut qė nuk mbėshtesin tė njėjtėn ide.

Me anė tė kėsaj eseje dua tė mbėshtes idenė qė tė drejtat e njeriut janė tė ndėrvarura dhe si rrjedhim gėzimi i njė grupi ėshtė i kushtėzuar nga gėzimi i grupeve tė tjera. Kjo lidhje reciproke apo ndėrvartėsi ndėrmjet tė drejtave tė ndryshme ėshtė mė e dukshme pėr disa tė drejta tė cilat nuk mund tė klasifikohen qartėsisht nė njė grup tė vetėm pasi ato bėjnė pjesė nė disa grupe tė ndryshme nė tė njėtėn kohė. Pėrshembull si tė tilla konsiderohen e drejta e pronės private dhe e drejta pėr arsimin.

Argumenti kryesor pėr bėrjen e dallimit midis tė drejtave ka qenė lidhja ndėrmjet tė drejtave dhe gjykueshmėrisė (Justiciability) sė tyre, e thėnė ndryshe mundėsisė sė gėzimit tė tyre me anėn e ndihmės sė gjykatės. Diskutimi mbi gjykueshmėrinė  ka shkuar kaq larg duke u mohuar tė drejave ekonomike, social dhe kulturore, statusin e tyre si tė drejta tė njeriut, duke i konsideruar ato vetėm si parime politike.[3] Nė tė vėrtetė tė gjithė kėto ide nuk janė tė mbėshtetura nga argumente tė ndėrtuara mirė, nga teoria e tė drejtave tė njeriut dhe filozofia. Pėr mė shumė zhvillimet e fundit tregojnė dhe mbėshtesin idenė qė tė drejtat e njeriut nė tėrėsi (tė gjitha grupet) kanė qenė pjesė e tė drejtės ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut dhe ato janė tė ndėrlidhura.

Do tė jetė vetėm njė ēeshtje kohė pėrpara se tė drejtat ekonomike, social dhe kulturore (nė vijim ESCR) tė plotėsohen dhe arrijnė status tė barabartė me tė drejtat civile dhe politike (nė vijim CPR). Lidhja ndėrmjet ESCR dhe CPR  bėn tė mundur qė pothuajse tė gjithė tė ESCR (pėr tė mos thėnė tė gjitha) tė bėhen tė gjykueshme duke pėrdorur karakteristika tyre tė pėrbashkėta dhe ngjashme. Sipas Konventės sė Gjenevės, ESCR janė ligjėrisht tė gjitha tė detyrueshme pėr tu respektuar nė kohė lufte nė favor tė tė burgosurve tė luftės dhe personave tė tjerė. Pėrse kėto tė drejta qė janė plotėsisht tė gjykueshme nė kohė lufte dhe nuk duhet tė konsiderohen si tė gjykueshme nė kohė paqje?

Nė kapitullin e parė, do tė diskutohet mbi ESCR si tė drejta tė njeriut nė lidhje me CPR.  Gjithashtu do tė theksohet ndėrlidhja dhe ndėrvartėsia ndėrmjet kėtyre dy kategorive tė tė drejtave.

Nė kapitulin e dytė, fokusi kryesor do pėrqėndrohet rreth gjykueshmėrisė tė  ESCR, duke mbėshtetut idenė qė tė gjitha tė ESCR janė tė gjykueshme. Gjithashtu do tė shpjegohet se si mund tė arrihet gjykueshmėria e tė drejtave ekonomike, sociale dhe duke pėrdorur ndėrvartėsinė e tyre me tė drejtat civile dhe politike si dhe parimet e tjera tė sė drejtės ndėrkombėtare, si pėrshembull mos-diskriminimi etj, duke i konsideruar kėto si mėnyra indirekte.

Metodologjia kryesore do tė bazohet nė argumentet krahasuese, nė praktikėn e shteteve, praktikėn e organeve ndėrkombėtare dhe kombėtare si dhe vendimet dhe opinionet e tyre nė lidhje me instrumentė tė ndryshėm tė lidhur me respektimin, promovimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut nė pėrgjithėsi dhe tė ESCR nė veēanti nė nivel ndėrkombėtar dhe kombėtar. Por vėmendja kryesore do tė pėrqėndrohet mbi dokumentet ligjore dhe "pothuajse ligjore"(quasi legal).

I. ESCR si tė drejta tė njeriut dhe lidhja e tyre me CPR

       Viti 1948 me anė tė hartimit Dekleratės Universale tė tė Drejtave tė Njeriut[4] nga Asambleja e Pėrgjithshme Kombeve tė Bashkuara, shėnon  fillimin e njė epoke tė re pėr tė drejtat e njeriut. Kjo dekleratė pėrbėn dokumentin e parė "ligjor" tė njohur nga njė numėr i madh shtetesh.[5] Ky dokument pėrmban tė gjithė rangun e tė drejtave tė njeriut nė njė tekst tė konsiliduar[6].

Nė fakt diskutime nėse tė drejta ekonomike, sociale dhe kulturore janė parime politike apo janė tė drejta ka fillar pas hartimit tė dy pakteve ndėrkombėtare mbi tė "drejtat civile dhe politike" dhe "ekonomike, sociale dhe kulturore". Kėto dy pakte bėnė njė ndarje artificiale ndėrmjet tė drejtave tė njeriut.

Nė tė vėrtetė kėto dy kategori tė tė drejtave tė njeriut kanė filozofikisht, ligjėrisht dhe historikisht tė njėjtėn bazė. Nė fakt anjė ndarje ndėrmjet tė kėtyre tė drejtave nuk ėshtė bėrė deri nė 1966. Ata janė konsideruar gjithmonė pjesė e sė drejtės vlerė. Historikisht tė drejtat civile e politike janė kėrkuar dhe njohur nė tėrėsi dhe 'sė bashku me tė drejata ekonomike, sociale dhe'[7].

            Shembulli mė i mirė ėshtė Deklerata Universale e tė Drejtave tė Njeriut ku CPR dhe ESCR janė pjesė e tė njėjtit dokument. Diskutimi rreth ndarjes ndėrmjet kėtyre dy kategorive ka filluar 'de jure' vetėm pas miratimit tė dy pakteve ku tė drejtat e njeriut janė ndarė nė dy dokumente tė ndryshme. Kėto dy grupe tė drejtash u ndanė nė dy pakte tė ndryshme, por sejcili prej tyre hapet me tė njėjtėn preambul, duke njohur rėndėsinė e tė dy grupeve tė tė drejave pėr ēdo person, qė ēdo njeri mund tė gėzojnė "lirinė nga frika" dhe "lirinė nga mungesa apo nevoja".[8]  Shembulli mė i mirė dhe i hershėm ėshtė Karta e Madhe e Lirive ose Magna Carta Libertatum nė 1215.  Tė drejat me kryesore tė deklaruara dhe tė mbrojtura nga ky dokument janė: e drejta e pronėsisė private, e drejta e privacisė,  e drejta e lirisė personale nga shteti kryesisht nga pushteti i Mbretit etj. Nė kėtė dokument e drejta e pronės private ėshtė e mbrojtur kryesisht jo thjesht se ajo ishte kushti kryesor pėr tė ushtruar tė drejtėn e votės, por gjithashtu edhe pėr shkak se ajo ka njė karakter tė fortė ekonomik, social dhe kulturor.

Ka shume argumenta kundra idesė qė klasifikon ESCR si parime politike dhe jo si te drejta tė njeriut, duke u mohuar nė fakt statusin e tyre tė vėrtetė. Kėto argumentė janė si nė vijim:

-         Sė pari tė dy paktet kanė njė preambul tė pėrbashkėt, ku ėshtė shprehur qartė njohja e dinjitetit tė pandashėm njerėzor si njė burim i pėrbashkėt i tė gjithė tė drejtave tė njeriut.[9]

-         Gjithashtu ata kanė tė njėjtė nenin 1, ku parashikohet pėr tė gjihtė popujt e drejta e vetvendosjes.[10]

-         Ata pėrmbajnė njė formulim tė njėjtė mbi mos-diskriminimin.[11]

-         Ata kanė tė njėtin karakter ligjor.[12]

Gjithashtu ka edhe shumė lidhje tė ndryshme duke pėrfshirė edhe ekzistencėn e tė drejtave tė njėjta, veēanėrisht ndėrmjet lirisė sė organizimit dhe tė drejtės pėr tė krijuar bashkime tregtie. Kjo karakteristik ėshtė me e dukshme nė rastin e disa tė drejtave si ajo e tė drejtės sė pronės private dhe e drejtės pėr arsimin qė nuk mund tė klasifikohen si pjesė e njė grupi tė vetėm, pasi ato bėjnė pjesė nė tė njėtėn kohė nė disa grupe, pėrshkak se ata kanė element nga tė gjitha grupet. 

Nė vlerėsim tė tė gjithė kėtyre argumenteve, ėshtė e qartė qė tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore janė tė drejta tė njeriut dhe se ato formojnė "njė pjesė integrale e listės sė njohur ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut "[13]. Gjithashtu ato kanė ekzistuar qė nė kohen e "Shtetit  Natyror". Ato janė pjesė e shumė dokumentave ndėrkombėtare dhe kombėtaresi: Karta e Mėdha e Lirive (Magna Carta Libertatum) nė 1215, Deklerata Universale e tė Drejtave tė Njeriut 1948 dhe instrumente tė tjera ku ato janė pėrfshirė nė tė njėtin dokument me tė drejtat civile e politike. Para-ekzistenca e ESCR pėrpara miratimit tė dy pakteve ėshtė argumenti me i mirė pėr tė mohuar qė ato janė tė drejta "moderne", tė drejta tė "gjeneratės sė dytė" apo "tė tretė" ose mė keq si tė drejta tė perendimit.

Paine thotė: "Njeriu nuk hyri nė shoqėri pėr qenė mė keq sesa ai ishte pėrpara se ai tė dorėzontė tė drejtat e tij natyrore, por vetem pėr ti patur ato me mirė tė siguruara apo tė  mbrojtura"[14]. Nga ky citim ne mund tė kuptojmė qė tė gjitha kėto tė drejta nuk janė tė drejta tė reja tė njeriut, por ato janė vetėm tė drejtat natyrale tė njerėzve qė janė njohur gjatė kohės nga shteti. Rrjedhimisht ne mund tė konkludojmė qė ESCR janė tė drejta universale tė njeriut dhe tė barabarta me CPR.  Sidoqoftė ekziston njė dallim midis kėtyre dy grupe tė drejtash. Pėrmbushja e ESCR kėrkon burime dhe ndėrhyrje nga shteti. Tė gjitha argumentet e mėsipėrme vėrtetojnė njė lidhje tė fuqishme midis ESCR dhe CPR.

Ish-Presidenti i SHBA z. Roosevelt ka theksuar lidhjes ndėrmjet ESCR dhe CPR fjalėn e tij nė 1944 drejtuar Bashkimit tė Shteteve, ku ai ka mbrojtur hartimin dhe miratimin e njė "Kartė tė tė Drejtave Ekonomike"[15].  Nė kėtė dekleratė ai tha qė njerėzit dhe qeveritė kanė kuptuar qė: "Liria e vėrtetė individuale ose sic quhen sot si tė drejta civile e politike nuk mund tė ekzistoj pa sigurinė ekonomike dhe pavarėsinė"[16]. Pėr Rooseveltin "njerėzit nė nevojė nuk janė njerėz tė lirė" dhe se njerėzit tė cilėt janė tė uritur dhe tė papunė janė lėnda nga e cila "ėshtė e pėrbėrė diktatura".[17]

Nga ky qėndrim ėshtė e qartė qė tė gjitha tė drejtat e njeriut janė tė ndėrlidhura dhe se mbrojtja e njė grupi ka ndikim nė gėzimin e grupeve tė tjera. Asnjė nuk mund tė gėzoj plotėsisht tė drejta civile dhe politike pa gėzuar tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, gjithashtu tė drejtat civile e politike janė tė varura nga tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore. Pėrsėri shembulli ėshtė e drejta e pronės private dhe vlera e saj e veēantė qė ndikon nė gėzimin e tė drejtave civile e politike. Njė rast tjetėr ėshtė e drejta pėr arsimin. Ėshtė plotėsisht e pranuar qė arsimimi mund tė zgjeroj dhe shumė herė edhe tė kushtėzoj ushtrimin e disa tė drejtave civile e politike.

Veē kėsaj, sė fundi nė 1993 nė Dekleratėn dhe Programin e Veprimit tė Vienės ėshtė nėnvizuar qė: "Tė gjithė tė drejta janė tė pandashme, tė ndėrvarura dhe tė ndėrlidhura".[18] Si mundet tė pritet qė dikush qė ka nevojė pėr ushqim, ujė, shtėpi ose i paarsimuar etj, tė ushtroj plotėsisht tė drejtat e tij civile e politike si ajo e votės, veēanėrisht nė kuptimin pasiv apo lirinė e tij tė organizimit?. Pėrgjigjia ėshtė e mirėnjohur. Askush nuk mund tė ushtroj plotėsisht ose ndonjėhere aspak tė drejtat e tij politike pa gėzuar tė drejtat ESCR.  E njėjta rregull vlen edhe pėr ESCR; ato nuk mund tė mbrohen dhe gėzohen duke mos gėzuar tė drejta civile e politike. Pėr mė shumė kjo ide merr njė vlerė mė tė veēantė dhe mė tė pranueshme duke qenė qė tė drejtat ekonomike, sociale e kulturore i kushtojnė njė rėndėsi tė veēantė mbrojtjes sė grupeve tė pambrojtura, si: tė varfėrit, njerėzit me tė meta dhe popullsisė indogjene.[19]

Ministri i Zhvillimit dhe Bashkėpunimit i Hollandės ka mbajtur tė njėjtin qėndrim duke thėnė qė: "tė gjithė tė drejtat e njeriut janė universale, tė pandashme, tė ndėrvarura, tė ndėrlidhura dhe ato duhet tė trajtohen njė mėnyrė tė drejtė dhe tė barabartė, mbi tė njėjtėn baze dhe mė tė njėjtėn forcė"[20].  Argumentet e gjertanishėm janė qė garantimi i tė drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore ėshtė i nevojshėm pėr demokracinė me qėllim sigurimin e njė barazie minimale nė gėzimin e tė drejtave  civile e politike pėr tė gjithė shtetasit ".[21]

Marrėdhėnia ndėrmjet ESCR dhe CPR si dhe lidhjet e tyre ekzistojnė dhe mund tė pėrdoren me sukses tė plotė pėr tė bėrė tė gjykueshme ESCR megjithėse ato nuk janė tė drejta tė vetekzekutueshme apo tė gjykueshme nė njė mėnyrė direkte.

II. Gjykueshmėria e ESCR

     Tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, statusi i tyre juridik nė raport me gjykatat si dhe gėzimi i tyre me anė tė forcės shtėrguese tė ligjit ėshtė shqetėsimi kryesor i avokatėve tė tė drejtave tė njeriut dhe juristėve qė janė mėsuar tė kėrkojnė dhe tė mbrojnė tė drejtat e njeriut duke pėrdorur sistemin klasik juridik tė ēdo shteti ku ato jetojnė dhe punojnė. Pėr disa njerėz, tė drejtat "ekonomike, sociale dhe kulturore nuk janė aspak tė drejta tė vėrteta"[22], pėrderisa ata i konsiderojnė ato si tė drejta tė pagjykueshme. Ky qėndrim nuk ėshtė korrekt dhe nuk pėrmban ndonjė bazė teorike apo praktike. Nė tė vėrtetė praktika ka mbajtur njė qėndrim tė kundėrt nė favor tė gjykueshmėrisė tė ESCR.

Ėshtė i mirėnjohur pothuajse nga tė gjithė njerėzit qė ESCR janė pjesė e tė drejtės ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut, apo e thėnė mė mirė pjesė e sė drejtės ndėrkombėtare. Kėto dy kategori tė drejtash gėzojnė tė njėjtin status juridik, jo vetėm se i njėjti organ ka hartuar dhe miratuar dokumentet e tyre, por gjithashtu edhe pėr faktin qė kėto dokumentė janė njėlloj ligjėrisht tė detyrueshėm me disa dallime tė parėndėsishme teknike ose proceduriale. Pėr fat tė keq  tė ESCR ndryshe nga CPR nuk janė konsideruar si ligjėrisht tė detyrueshme por janė quajtur shpesh si tė "drejta programatike "[23].

Sipas sė drejtės ndėrkombėtare, detyrimet pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut janė kryesisht nė ngarkim tė shteteve[24] duke qenė se ata janė subjektet e vetme aktive qė mund tė marrin pjesė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, ata zotėronj fuqinė pėr tė qenė palė e traktateve ose tė ēdo lloj forme tė bashkėpunimit ndėrkombėtar, pėr tė ndėrmarrė pėr vete dhe gjithashtu pėr subjektet e tjera nėn juridiksionin e tij.

Pėrderisa tė dy paktet kanė tė njėjtin status juridik, ēdo kush ka tė drejtė tė ngrej pyetjen: Pėrse kemi trajtim dhe vlerėsim tė ndryshėm pėr dy tė "drejta tė barabarta"?! Nė tė vėrtetė nė duhet kėrkojmė pėrgjigjen kryesisht nė nivelin kombėtar si sistemi i vetėm ku kėto dy dokumentė tė barabarta ligjore gėzojnė njė trajtim tė ndryshėm.

"Kur shtetet kėrkojėn tė vėnė nė jetė detyrimet rreth mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut nė tė drejtėn kombėtare, atyre ju duhet tė imponojnė detyra mbi personat, subjekte tė juridiksionit tė tyre".[25] Detyrimet e shteteve nė lidhje me tė drejtat e njeriut janė tė shtrira nė dy raporte. Sė pari nė raportin vertikal nė lidhje me marrėdhėniet ndėrmjet individėve dhe shtetit; sė dyti nė raportin horizontal nė lidhje me marrėdhėniet ndėrmjet individėve.

Parė nga njė kėndvėshtrim i ngushtė diskutimi dhe trajtimi pėr ESCR ėshtė njė rezultat i marrėdhėnies dhe pozicionit tė krijuar ndėrmjet tė drejtės ndėrkombėtare dhe tė drejtės kombėtare nė ēdo shtet. Nė pėrgjithėsi ekzistojnė dy grupe shtetesh qė mbėshtesin dy teori tė ndryshme rreth kėsaj marrėdhėnie. Shtetet qė kanė pranuar teorinė moniste bėjnė pjesė nė grupin e parė, ndėrsa shtetet qė kanė pranuar teorinė dualiste bėjnė pjesė nė grupin e dytė. Problemi i superioritetit tė sė drejtės kombėtare apo i tė drejtės ndėrkombėtare ėshtė diskutuar shpesh. "Shumė studjues dhe aktivist kanė argumentuar qė tė drejtave universale tė njeriut duhet tju jepet superioritet mbi ligjet e njė vendi qė janė nė kundėrshtim me ato".[26] Pėrfundimisht kjo ēeshtje ėshtė zgjidhur nė nenin 27 tė Konventės sė Vienės mbi Ligjin dhe Traktatet, ku thuhet qart qė asnjė shtet nuk mund tė justifikohet pėr mosplotėsimin e detyrimeve qė rrejdhin nga njė traktat ndėrkombėtar, ku ai ėshtė palė duke invokuar tė drejtėn e brendshme ose kombėtare. Tė gjithė kėto faktorė tė pėrmenduar mėsipėr duke shtuar edhe njė numėr tjetėr tė madhė janė burimet kryesore tė klasifikimit tė ESCR si tė "drejta ligjore"(legal rights)  dhe tė "drejta pothuajse ligjore" (quasi legal rights) dhe ato ndikojnė fuqishėm mbi gjykueshmėrinė e tyre.  

Gjykueshmėria e ESCR ėshtė e lidhur me ndėrhyrjen e shtetit. Nė fakt ndėrhyrja e shtetit ėshtė e pranishme dhe e nevojshme edhe pėr ushtrimin e CPR, por ndryshe nga rasti i ESCR, nė rastin e CPR, shkalla dhe madhėsia nuk ėshtė e njėjtė dhe nuk kėrkon zotėrimin e disa burime qė duhet tė pėrdoren pėr tė bėrė tė mundur gėzimin e tyre. Gjithashtu njė pjesė e madhe e ESCR nuk janė tė realizueshme menjėherė, por progresivisht, ato kanė nevojė pėr kohė pėr tu pėrbushur. Sidoqoftė argumenti i realizimit progresiv dhe nevojės sė ekzistencės ose jo tė burimeve tė disponueshme, nuk mund tė pėrdoret si argument pėr tė mohuar ekzistencėn e kėtyre tė drejtave.  Kėto tė drejta ekzistojnė dhe janė ligjėrisht tė detyrueshme nė ēdo moment kur burimet e nevojshme janė tė disponueshme. "tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore mund tė gėzohen tė plota vetėm gradualisht dhe se mund tė kėrkohen burime dhe kohe".[27] Disponueshmėria e burimeve dhe koha e nevojshme nuk mund tė pėrdoren si argumente ose justifikime qė mbrojnė idenė qė individėt nuk i kanė kėto tė drejta apo nuk kanė tė drejtė ti gėzojnė ato. Tė drejtat e tyre tashmė ekzistojnė, por gjithashtu edhe burimet nė botė janė tė kufizuara, rrjedhimisht njerėzit duhėt tė gėzojnė tė mė e pakta njė nivel minimal tė ESCR dhe tė shpresojnė qė niveli maksimal do tė mund tė arrihet gradualisht pėr tė mirėn e tė gjithė njerėzve.

Gjykueshmėria e tė drejtave nė pėrgjithėsi dhe nė veēanti e tė drejtave ekonomike, sociale, kulturore ėshtė e lidhur dhe e varur nga procesi i pozitivizimit[28] tė ESCR qė konsiston nė hartimin dhe miratimin e ligjeve dhe akteve tė tjera normative nė nivel kombėtar."Megjithatė shėndrrimi i ESCR nė ligje pozitive, qoftė nė kushtetutė ose nė ligjin themelor nuk ėshtė i mjaftueshėm".[29] Kjo nėnkupton qė vetėm hartimi i ligjeve nuk ėshtė i mjaftueshėm, njė shtet ka nevojė tė ndėrtoj institucionet e nevojshme qė do tė bėjnė tė mundur zbatimin nė praktikė qoftė edhe me anė tė forcės shtėrnguese.

Problemi i zbatimit mė anė tė forcės shtėrnguese ėshtė njė ēeshtje shume e rėndėsishme qė pėrcakton realizimin e njė tė drejtė apo nėj grupi tė drejtash nė favor tė njė personi apo njė grupi personash. Me zhvillimin e tė drejtės ndėrkombėtare dhe institucioneve tė saj tė shtėrngimit nė kohė, ky i fundit kuptohet nėpėrmjet sistemit tė drejtėsisė. Nė fakt e drejta ndėrkombėtare ėshtė  ligjėrisht e detyrueshme pėr ēdo shtet palė, qė ka ratifikuar dokumentin kur kjo ėshtė e nevojshme. Megjithatė natyra e forcės shtėrguese nė tė drejtėn ndėrkombėtare ėshtė e ndryshme nga ajo nė tė drejtėn kombėtare. Nė nivel ndėrkombėtarė nuk ekzistojnė trupa policie qė mund tė imponojnė detyrimet e traktateve. Zakonisht e drejta ndėrkombėtare ėshtė e imponueshme nėpėrmjet presionit politik tė komunitetit ndėrkombėtare, vendosjes sė sanksioneve ose embargove mbi shtetet qė nuk respektojnė detyrimet e tyre. Kėto janė disa mėnyra pėr tė bėrė tė detyrueshme tė drejtėn ndėrkombėtare pėr disa palė. Tė gjitha kėto pėrfaqėsojnė "mjetet" qė mund tė pėrdoren pėr tu ankuar pėr tė drejat ekonomike, sociale dhe kulturore. Nė kėtė mėnyrė shtetet mund tė zgjdhin problemet nė lidhje me ESCR jo vetėm nėpėrmjet mjeteve klasike si psh gjykatat, por ato mund tė pėrdorin gjithashtu mjete tė reja qė janė zhvilluar nga sistemi politik ndėrkombėtar. Gjithashtu mund tė pėrdoren edhe mjete tė tjera pėr zgjidhjen problemit tė gjykueshmėrisė sė ESCR, mjafton qė tė arrihen rezultatet e dėshiruara. Nė kėtė kuptim kėto detyrime mund tė konsiderohen si "detyrime tė rezultateve".

ESCR dhe gjykueshmėria e tyre janė trajtuar nga Komenti i Pėrgjithshėm Nr. 9 i Komitetit mbi tė Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore. Nė kėtė koment ėshtė theksuar qė "shumė nga dispozitat e pakteve janė tė mundshme pėr to zbatuar menjėhere".[30] Vlerėsimi i fundit shėrben pėr tė nėnvizuar edhe njėhere faktin qė ESCR janė jo vetėm pothuasje tė gjykueshmė, por njė pjesė e madhe e tyre janė plotėsisht tė gjykueshme.

Nė tė vėrtetė i gjithė diskutimi rreth gjykueshmėrisė tė ESCR ėshtė i shoqėruar edhe me absurditete. Ėshtė njė absurditet tė thuash qė tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore nuk janė tė gjykueshme nė kohė paqje kur kushtet janė mė tė mira, ndėrkohė qė dispozitat e "Konventės sė Gjenevės tė 12 gushtit tė 1949 krijojnė njė baze tė qėndrueshme pėr mbrojtjen"[31] e ESCR. Nė nenin I, II, III dhe IV tė konventės ėshtė parashikuar njė mbrojtje e pėrshtatshme e shumė tė drejtave si: tė drejtės sė shėndetit, tė drejtės pėr ushqin tė pėrshtatshėm, tė drejtės pėr punė nė kohė lufte, tė drejtės pėr njė standard tė pėrshtatshėm jetese, tė drejtės pėr ujė, veshje, kujdes mjeksor falas si dhe tė drejta kulturore. Tė gjitha kėto dispozita janė ligjėrisht tė detyrueshme pėr autoritetet e shtetit pushtues ose pėr ēdo lloj forme autoriteti qė ushtron kontroll mbi territorin.   "E drejta ndėrkombėtare e konflikteve tė armatosura nė gjendjen e luftes ose tė pushtimit "[32] ngarkon tė gjithat shtetet palė me pėrgjėsi pėr sigurimin e gėzimit tė kėtyre tė drejtave. Ėshtė shume e arsyeshme dhe domethėnėse tė mendosh qė si ėshtė e mundur qė shtet armik ka pėr detyre mbrojtjen dhe sigurimin e gėzimit tė kėtyre tė drejtave nė kėtė shtrirje dhe tė mos mendosh qė ato duhet tė jenė tė mbrojtura akoma mė mirė nga shteti yt nė kohė paqje.[33] Ėshtė mė se e qartė qė ESCR janė gjithmonė tė gjykueshme, por ato kanė nevojė vetėm pėr njė vullnet tė mirė nga shtetet palė. Konkluzionet ritheksojnė gjykueshmėrinė dhe karakterin ligjėrisht tė detyrueshme tė tė drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore. 

Ashtu siē u pėrmend mėsipėr, shumica e tė drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore janė tė gjykueshme dhe vetėm njė pjesė shumė e vogėl nuk janė tė gjykueshme drejtėpėrsėdrejti, por kjo nuk do tė thotė qė ato nuk janė tė gjykueshme. Praktika e shteteve dhe komentet e pėrgjithshme tė Komitetit e kanė e kanė trajtuar mė gjėrė gjykueshmėrinė e tyre nėpėrmjet interpretimit tė tė drejtave si dhe duke bėrė lidhje me tė drejat themelore civile dhe politike duke u bazuar nė ndėrvartėsinė ndėrmjet kėtyre dy kategorve tė drejtash.[34] Pėrshembull sipas komentit tė pėrgjithshėm tė komitetit, e drejta e jetės ėshtė interpretuar ngushtė shumė shpesh[35]. Komiteti nėnvizoj kuptimin mė tė gjėrė tė sė drejtės tė jetės e cila pėrmban nė vetvetė shumė tė drejta ekonomike, sociale dhe kulturore si thelbėsore pėr tė gėzuar tė drejtėn e jetės si e drejta mė e rėndėsishme. Pėrshembull sipas komitetit, e drejta e jetės kėrkon gjithashtu tė drejtėn pėr ushqim tė pėrshtatshėm, mundėsi pėrdorimi tė ujit, strehim, shėndet etj. Gjithashtu ka edhe shumė shembuj tė tjerė kur argumenti i ndėrvartėsise sė bashku me njė interpretim tė gjėrė tė sė drejtės sė jetės mund tė pėrdoret pėr tė bėrė tė gjykueshme disa tė drejta ESCR.

Ėshtė njė keqpėrceptim mbrojtja e idesė qė ESCR nuk janė tė gjykueshme dhe prandaj ato nuk mund tė kėrkohen nė gjykatė. Nė fakt njerėzit duhet tė bėjnė dallimin midis kompetencės dhe juridiksionit. Gjithmonė ka njė konfuzion midis kompetencės dhe juridiksionit. Kėto dy koncepte janė plotėsisht tė ndryshėm edhe pse ato duken tė jenė tė ngjashėm. Gjykatat kanė gjithmonė juridiksion pėr tė vlerėsuar njė ēeshtje tė veēantė jo vetėm e varur nga natyra e vet ēeshtjes, por edhe mbi rolin e tyre kushtetues[36] qė ėshtė i ndryshueshėm nė shtete tė ndryshme. Gjykatat munden gjithmonė tė gjejnė bazėn e nevojshme ligjore pėr tė siguruar dhe mbrojtur ESCR, sepse "ēdo e drejtė pėrmban njė detyrė mos-ndėrhyrje, e drejta pėr strehim pėrshembull pėrfshin tė drejtėn pėr tu mos dėbuar arbitrisht nga shtepia"[37].

Gjykueshmėria e ESCR "ėshtė diskutuar nė termat e njė bashkėveprimi midis aktorėve ndėrmobėtarė dhe kombėtarė".[38] Gjykueshmėria e ESCR nė nivelin kombėtar mund tė arrihet me lehtė sesa nė nivelin ndėrkombėtar. Nė nivelin kombėtar ka gjithmonė mė shumė mundėsi pėr tė bėrė  ato tė gjykueshme nėpėrmjet instrumentave kombėtar.

Ashtu edhe sikur ėshtė pėrmendur nė fillim, aktori kryesorė i marrėdhėnieve ndėrkombėtare ėshtė shteti. Pėr rrjedhojė shteti ka pėr tė luajtur rolin mė tė madh pėr tė bėrė ESCR tė gjykueshme nė nivel kombėtar. Ka shumė mėnyra sesi shtetet mund tė bėjnė tė gjykueshme tė drejta ekonomike, sociale dhe kulturore, ato janė si mėposhtė: 

            -Duke pėrdorur dispozitėn e mos-diskriminimit (neni 26 i Paktit Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Civile e Politike (CCPR)"[39]. Komiteti i tė Drejtave tė Njeriut sipas CCPR nė tre raste hollandeze tė lidhura me sigurimet shoqėrore ka  vendosur qė klauzola e mos-diskriminimit e parashikuar nė nenin 26 tė CCPR ėshtė e zbatueshme edhe nė lidhje me gėzimin e tė drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore.

            - Duke pėrdorur ndėrvartėsinė me tė drejtat civile e politike dhe njė interpretim mė tė gjėrė tė ESCR. Argumenti kryesor ėshtė qė ESCR janė njė para-akses ose parakusht pėr barazinė e mundėsive pėr tė gėzuar tė drejtat civile e politike dhe anasjelltas.

            - Metoda legjislative ėshtė metoda kryesore dhe e sukseshme ndėr format e tjera.[40] Megjithatė parakusht pėr tė bėrė tė gjykueshme ESCR nuk ėshtė vetėm dhėnia e nje pėrmbajtje normative tė saktė, por gjithashtu ėshtė e nevojshme edhe krijimi i njė procedure tė duhur".[41] Garancitė proceduriale janė tė nevojshme pėr tė ushtruar ESCR nė praktikė dhe tė bėje efektive mjetet e ankimit. Asnjė mjet ankimi nuk mund tė ekzistoj pa proceduren e duhur pjesė e cila ėshtė e pandashme me aspektin normativ. Legjislatori vendor ka mundėsinė tė krijoj tė drejta tė gjykueshme nėpėrmjet zgjedhjes sė metodave vendore ose kombėtare tė zbatimit.[42] Shembulli mė i mirė dhe i sukseshėm ėshtė Finlanda ku tė drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore u ka dhėnė status tė barabartė me tė drejta civile e politike  duke i pėrfshirė ato nė kushtetutė dhe aktet e tjera normative tė vendit si dhe duke qartėsuar objetin dhe subjektin e tyre.[43]  Kjo metodė ėshtė konsideruar si mė efektive edhe si pasojė e mendimit tonė politike qė ēdo e drejtė duhet tė plotėsisht e gjykueshme nėpėrmjet sistemit klasik juridik dhe mjeteve tė ankimit.[44]

            Pėrveē kėtyre metodave ekzistojnė edhe mėnyra tė ndėrmjetme pėr zgjidhjen e tė njėjtit problem. Kokluzioni i fundit pėr kėtė problem duhet tė jetė qė shumica e ESCR janė drejtėpėrtėdrejtė tė gjykueshme dhe pjesa tjetėr janė tė gjykueshme nė disa mėnyra tė tėrthorta tė diskutura mė lart. Arritja e gjykueshmėria tė plotė dhe direkte pėr tė gjithė tė drejta ekonomike, sociale dhe kulturore ėshtė vetėm njė ēeshtje kohe. Arritja e kėtij standarti ėshtė njė mėnyrė mė shumė pėr tė siguruar gėzimin e plotė tė tė drejtave civile e politike, meqenėse ato janė tė ndėrlidhura dhe tė ndėrvarura, por edhe pėr faktin qė ato janė njė parakusht pėr vendosjen e njė demokracie. 

©"DACI" Attorney Office

Lexo tė plotė...

Rate this page

9/10 - 1 vote

Select a note and validate by "Note"
Comment (0)
No comment
Add a comment
About you

Your message

More Smileys

Security field

 



Last update : 07/05/2007
Ju jeni vizitori i -tė

Vendose STUDENTI I SĖ DREJTĖS nė Favotites


© Administruar nga: Organizata "Gjenerata e Re Shqiptare" (website zyrtar Albanian Students)

Webmaster: