Citime ne "STUDENTI I SĖ DREJTĖS"...

-agje nuk duket m e shemtuar per ne se arsyeja, kur nuk eshte ne anen tone

Halifax George Saville Marquess of 
 

-argumenti më i mirë kundër demokracisë është një bisedë pesë minutëshe me zgjedhësin mesatar

Churchill Winston

-avokat : njeri që na mbron nga vjedhja duke na hequr burimin e tundimit

Mencken H.L.

-avokatët janë të vetmit kriminelë civilë, gjykatësit e të cilëve duhet domosdoshmërisht të zgjidhen ndër vetë ata

Colton Charles Caleb

-avokatët janë të vetmit persona te të cilët nuk ndëshkohet mosnjohja e ligjit

Bentham Jeremy

-avokatët janë të vetmit kriminelë civilë, gjykatësit e të cilëve duhet domosdoshmërisht të zgjidhen ndër vetë ata

Colton Charles Caleb

-avokatët janë të vetmit persona te të cilët nuk ndëshkohet mosnjohja e ligjit

Bentham Jeremy

-banka është një vend ku të japin para hua vetëm nëse arrin të dëshmosh që nuk të duhen

Hope Bob

-borxhi shtetëror është aq i madh sa të kujdeset për vetvehten

Reagan Ronald

-burokracia është një mekanizëm gjigand i administruar nga xhuxhë

Balzac Honoré de

-cilido që mban pushtetin edhe një minutë, kryen një krim

Pintor Luigi

 

-ç'do të ishte jeta po të mos kishim guximin të bënim përpjekje ?

Van Gogh Vincent 

-demokracia : meqënëse nuk është arritur që ç’ka është e drejtë të jetë e fortë, është bërë në mënyrë të tillë që ç’ka është e fortë të jetë e drejtë

Pascal Blaise

 

-diktatorët mund të ndryshojnë ligjet, por jo zakonet

Benavente y Martínez Jacinto

 

-e dashur demokraci : kthehu në shtëpi se nuk është vonë

Fossati Ivano

 

-e keqja e kapitalizmit janë kapitalistët të cilët janë gati gjithnjë shumë të zotë në ndërmarrjet e veta, por jashtë shpesh janë hajvanë mendjengushtë e të mërzitshëm, e ndonjëherë edhe më keq

Montanelli Indro

 

-e keqja e këtij vendi është se ka tepër politikanë që falë një bindjeje të bazuar mbi eksperiencën, besojnë se mund të mashtrohen të gjithë e gjithnjë

Franklin Pierce Adams

 

-e vërteta nuk dëmton kurrë një kauzë të drejtë

Gandhi Mohandas Karamchad

 

-ekonomia botërore është sot një kazinò gjigande

Castro Fidel

 

-ekziston një e mirë e vetme: njohja dhe një e keqe e vetme: injoranca

Socrates

 

-feja e krishterë ka bërë shumë për dashurinë duke e kthyer në gjynah

France Anatole

 

-gazetarët nuk i besojnë gënjeshtrat e politikanëve, por i përsërisin! Më keq akoma!

Coluche

-gjëja më demokratike e botës është fjalori. E vetmja pasuri që kemi të përbashkët

Pivot Bernard

-globalizimi eshte nje proces qe mundeson te fuqishmin te shfrytezoje te dobtin

Llano Alejandro

-hapi i pare dhe me i rendesishem drejt dijes eshte dashuria reciproke midis mesonjesit dhe nxenesit

Erasmus von Rotterdam Desiderius

-jam i rrethuar nga priftërinj që përsërisin pa fund se mbretëria e tyre nuk është në këtë botë, e ndërkohë fusin në dorë gjithçka që të munden

Bonaparte Napoléon

-ji padron i argumentit, fjalët vijnë vetë

Catone

-ka aq shumë ligje sa askush nuk mund të përjashtojë që mund ta varin

Bonaparte Napoléon

-ka njerëz aq të varfër sa kanë vetëm para

Anonymous

-keqkuptimi është forma më e shpeshtë e komunikimit ndërmjet njerëzve

Benary Peter

-korrupsioni është si plehërat. Duhen hequr çdo ditë

Pichardo Pagaza Ignacio

-krimi i organizuar është vetëm faqja tjetër (e ndyrë) e dollarit

Chandler Raymond

-kujdesu për mendimet e tua … do të bëhen fjalët e tua. Kujdesu për fjalët e tua…do të bëhen veprimet e tua. Kujdesu për veprimet e tua…do të bëhen zakonet e tua. Kujdesu për zakonet e tua… do të bëhen karakteri yt. Kujdesu për karakterin tënd…do të bëhet fati yt

Outlaw Frank

-këto janë parimet e mija. Po nuk ju pëlqyen, kam të tjerë

Marx Groucho

-ligjet janë rrjeta merimangash që shqyhen nga mizat e mëdha e ku ngecin mizat e vogla

Balzac Honoré de

-ligji bazë i kapitalizmit është ti ose unë, jo ti dhe unë

Liebknecht Karl

-madhështia nuk qëndron tek marrja e ndereve, por tek meritimi i tyre

Aristoteli

-mafja është shembulli më i mirë i kapitalizmit që kemi

Brando Marlon

-mjeti më i madh i dhunës në botën e sotme është qeveria e Shteteve të Bashkkuara të Amerikës

King Martin Luther

-mohimi i të drejtave kulturore të pakicave, shkatërron indin moral të një shoqërie aq sa mohimi i të drejtave civile

Fishman Joshua A.

-mos përdor kurrë shprehje të huaja, terma shkencore ose fjalë të vështira kur mund të gjesh fjalë të zakonshme me të njëjtin kuptim

Orwell George

-mund edhe të më qëlloni, por nuk do të ndalni ecjen e këtij vendi drejt demokracisë

Djindjic Zoran

-mund të dështosh në shumë mënyra, ndërsa për t'ia arritur qëllimit ekziston një mënyrë e vetme

Aristoteli

-më falni që ju quaj zotëri; nuk ju njoh shumë mirë

Marx Groucho

-më mirë të mos kesh ligje se sa t’i shkelësh ato çdo ditë

Foscolo Ugo

-më shumë se dashuri, para, famë, më jepni të vërtetën

Thoreau Henry David

-më shumë se në çdo periudhë të historisë, njerëzimi ndodhet në udhëkryq. Një rrugë të çon në dëshpërim dhe pesimizëm absolut. Tjetra, drejt zhdukjes totale. Të lutemi që të kemi zgjuarsinë të zgjedhim drejt

Allen Woody

-ndryshimi mes diktaturës dhe demokracisë është se në demokraci më parë voton, pastaj merr urdhëra; në diktaturë nuk humb kohë duke votuar

Bukowski Charles

-ndër të gjitha plagët e njerëzimit, më e keqja është tirania klerikale

Defoe Daniel

-njerëzit nuk janë robër ë fatit, por të opinioneve të tyre

Roosevelt Franklin Delano

-një avokat i pazoti mund ta vonojë një gjyq me muaj apo vite. Një i zoti, shumë më shumë

Younger Evelle

-një bandë ndërkombëtare spekulluesish të bursës, pa shpirt e pa zemër, ka krijuar një botë pabarazie, mjerimi dhe tmerri. Eshtë urgjente t’i jepet fund mbretërimit të tyre kriminal

Ziegler Jean

-nuk ka një rrugë drejt paqes. Paqja është rruga

Gandhi Mohandas Karamchad

-nuk është skandaloze që disa bankierë përfundojnë në burg. Eshtë skandaloze që ka të tjerë që lihen të lirë

Balzac Honoré de

-në Kubë nuk respektohen të drejtat e njeriut, me përjashtim të Guantànamos

Anónimo

-në Shtetet e Bashkuara çdo vit ngrihen më shumë burgje se shkolla e kolegje

Sepúlveda Jesús

-në zhurmën e armëve ligjet heshtin

Cicero Marcus Tullius

-nëse rinia e sotme do ta kundërshtojë qartë edhe mafia e gjithëpushtetshme dhe misterioze do të zhduket si një makth

Borsellino Paolo

-pacifistët janë si delet që besojnë se ujku është vegjetarian

Montand Yves 

-paqja nuk është mungesa e luftës : është një virtyt, një gjëndje shpirtërore, një predispozicion për të mirë, për besim, për drejtësi 

Spinoza Baruch De 

-po ekonomisë së tregut, jo shoqërisë së tregut

Jospin Lionel

-po të duhej të studioheshin të gjitha ligjet, nuk do të mbetej kohë për t'i shkelur 

Goethe Johann Wolfgang Von

-politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme, statisti për brezat e ardhshëm

Bismarck Otto von 

-pse vrasin vehten persona që kanë vrarë? Për të treguar që vrasja është e gabuar?

Mailer Norman

Rate this page

0/10 - 0 vote

Select a note and validate by "Note"
Comment (0)
No comment
Add a comment
About you

Your message

More Smileys

Security field

 



Last update : 05/06/2007
Ju jeni vizitori i -tė

Vendose STUDENTI I SĖ DREJTĖS nė Favotites


© Administruar nga: Organizata "Gjenerata e Re Shqiptare" (website zyrtar Albanian Students)

Webmaster: