Gazeta Rinia Shqiptare
organ i organizates Nuova Generazione Albanese
Gjenerata Re Shqiptare
Pas nje pune te gjate dhe te studiuar organizata: Gjenerata Re Shqiptare ben te mundur botimin e gazetes Rinia Shqiptare ( per momentin version online), gjithsesi synimi i jone i organizate eshte qe sa me shpejt te arrijme te botojme gazeten Rinia Shqiptare ne disa qytete te ndryshme te Italise. Kush pergatit materiale dhe deshiron te publikohen mund te ti dergoj ne adresen riniashqiptare@nuovage.it . shkrimet do te vleresohen nga stafi dhe nese e shikon te arsyeshme do botohen.
Gazeta “Rinia Shqiptare”
Rinia Shqiptare është zëri i shqiptarëve anë e mbanë botës, ku shteti shqiptar, trojet shqiptare, komuniteti shqiptar dhe bota në tërësi do të jenë të informuar mbi principet, idetë, mendimet, kritikat, dëshirat, aspiratat, vizionet, realitetet, aktualitetet dhe ngjarjet që do të jenë cituar, analizuar nga të rinjtë shqiptar, të cilët ecin mbi gjurmët e të parëve, nga ku gjejnë forcën dhe aspiratën për të menduar dhe për të bërë më të mirën e mundshme dhe të pamundshme për veten dhe vendin e tyre Shqipërinë.
Rinia Shqiptare do të mbrojë me të gjitha mjetet demokratike legjitime rëndësinë kombëtare të identitetit kombëtar shqiptar.
Ne, gazeta “Rinia Shqiptare” jemi organi i drejtësisë, integrimit, vëllazërisë, miqësisë mes kombëve, dashurisë për jëtën dhe do të përpiqemi të mbrojmë me rrugë legjitime, demokratike identitetin tonë kombëtar, për të krijuar të ardhmen e përbashkët në harmoni me të rinjtë e tjerë evropianë, duke kritikuar dhe kundështuar të gjitha aksionet si dhe idetë të cilat do të cënojnë me pa të drejtë të drejtat tona.
Do të mbrojmë të drejtat tona të garantuara nga Zoti dhe Natyra dhe Kartat ndërkombëtare të përfshira dhe kodifikuara sipas së Drëjtës Ndërkombëtare në fuqi, do të demaskojmë të gjitha politikat, vendimet, idetë, dhe aksionet për të cilat ne mendojmë se janë të gabuara, qofshin të ndjekuara nga Shtete, Federata, Konfederata, Vende, Organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, Istitucione, Lobingje, Individ, Përfaqësi Diplomatike, Marrëvjeshje të heshtura dhe të hapura, Potilika reale ose te fshehura që janë në kundërshtim më interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Në gazetën “Rinia Shqiptare” gjuha e parë zyrtare, e cila do të zërë dhe hapësirën më madhorë është “Shqipja”, gjuha e të parëve tonë që e kanë trazhëguar brez pas brezi deri ne ditët tona me plot mundime. Do të mundohemi që stili gjuhësor i përdorur ne hapësirat e kësaj gazetë të jetë i pastër dhe i kuptueshëm për lexuesin.
Kush e ndjen vetëm si pjesë integrale në mjedisin e vlerave të rreshtuara më sipër le të bëhet pjesë e jona, duke dhenë kontributin e tij në forma të ndryshme si: akademike, finanziare, letrare, sociale etj.
Idetë tona nuk reshtin kurrë, por për ti vënë në zbatim dhe në lëvizje kemi nevojë për bashkim forcash dhe numrash.
Bashkohu edhe ti me ne për të gjetur vetveten në mjedisin e mrekullueshëm të Rinisë Shqiptare, për të nisur hapat e para të gazetarisë, të cilët do të shënohen si gjurmë të paharruara në botëkuptimin shqiptar të mendimit të lirë.
Me ju ndajmë emocionet dhe së bashku jetojmë të ardhmen !
(Alban Daci, Botuesi)
2/10 - 1 vote
Select a note and validate by "Note"
|
Vendose STUDENTI I SĖ DREJTĖS nė Favotites
© Administruar nga: Organizata "Gjenerata e Re Shqiptare" (website zyrtar Albanian Students)
Webmaster:





Créer un site web gratuit avec E-monsite.com.
- Signaler un contenu illicite
- 47.337 ms.
Agenda Culturel - Videos Droles - Humour et Jeux - Clips musique - Cours création de site web - Faire un site