Ç'ka ndodhur më 24 Tetor ?
Më 24/10/2013 në 00:00
NGJARJE
1892 - Në Gjenevë të Zvicrës, Andon Zako (Çako) Çajupi, pas 5 vitesh studimi, në moshën 24-vjecare merr diplomën e avokatit. Fillon punë në një studio avokatësh, ku tre vitet e para punon në Gjenevë dhe më pas do shkonte në Kajro të Egjiptit ku punësohet si përfaqësues i një kompanie gjermane. Gjatë karrierës së tij në Egjipt ai mbrojti një kompani franceze kundër interesave të qeverisë egjiptiane dhe kompanisë gjermane që e kishte punësuar atë, një lëvizje që i solli ndërprerjen e marrëdhënieve të punës pranë kompanisë por që në fund të fundit rezultoi e pasuksesshme pasi ai e humbi çështjen.
1940 - SHBA: Fillon zbatimi i ligjit për 40-orë punë në javë, sipas akti të Standarteve të Drejta në Punë, i miratuar në vitin 1938. Në vendet e zhvilluara kohëzgjatja e kohës së punës ka ardhur vazhdimisht duke e zvogluar...
1945 - U themelua Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). Anëtarët themelues ishin 51 shtete, ndërsa sot janë mbi 190 shtete...
1986 - Nezar Hindawi dënohet me 45 vite burgim, burgimi më i gjatë i shpallur nga gjyqet britaneze, për shkak të tentimit të vendosjes së bombës në El Al në Heathrow. Pas këtij rasti Britania e Madhe prish mardhëniet diplomatike me Sirinë duke dekaruar se Hindawi ishte i ndihmuar nga zyrtarët sirianë.
VDEKJE
2005 - Rosa Parks, aktivist amerikan për të drejtat e njeriut.
Shto një koment