STUDENTI I SË DREJTËS “ne jemi nën kushtetutën, por kushtetuta është ajo çfarë gjyqtarët thonë se është”. (charles evans hughes)
STUDENTI I SË DREJTËS

10 vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavinë

Më 24/03/2009

Add to calendar

  • Kosova

Dhjetë vjet më parë Aleanca Veri-Atlantike filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar fillimin e fundit të luftës gati dy-vjeçare në Kosovë. Në muajin shkurt të vitit 1999, pas mbi 20 ditë bisedimesh në Rambuje të Francës, me gjithë trysninë ndërkombëtare që përfshinte edhe kërcënimet për sulme ajrore kundër Serbisë, delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës nuk arritën dot një marrëveshje. Në mes të marsit, delegacioni i Prishtinës u rikthye në Paris, për të nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga perëndimi që synonte t'i jepte fund luftës në Kosovë, ndërsa Beogradi refuzoi. Pak ditë më vonë NATO-ja filloi bombardimet kundër forcave serbe. {VOA}

Kosova
  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!