FATMIRE BRECANI & Gëzim Nika - JE E ZEZE

Rikthehet këngëtari i mirënjohur i muzikës epike dhe asaj lirike për publikun shqiptar me një album të ri. Këngët e dashura për Shqipërinë tregojnë gjithë dashurinë dhe mungesën që ndjen këngëtari Gëzim Nika për atdheun e vet. Këngëtari transmeton tek publiku një patriotizëm dhe atdhedashuri të madh. "Megjithëse jam larguar nga Shqipëria nuk e kam harruar atë" shprehet këngëtari i njohur Gëzim Nika. Ai vazhdon të shprehet se jeton vetëm për Shqipërinë dhe e dashuron pafundësisht atë. Këngëtari premton se do të rikthehet me një koncert recital për publikun e dashur Shqiptar. -Kënga juaj "O sa mirë me qenë shqiptar" është një këngë e njohur dhe e dashur në publik. Si lindi ideja e kësaj kënge? Të them të drejtën ideja e kësaj ishte e imja. Në ndeshjen Shqipëri-Greqi tifozët thërrisnin "o sa mirë me qenë shqiptar" dhe mendova se doja të bëja një këngë me një tematikë të tillë. Them se kam bërë diçka por gjithsesi aty është shpirti im. - Tek Gëzim Nika godasin shumë këngët për atdheun. Kënga "Mërgimtari" është kënga që ju identifikon... Të them të drejtën është e vërtetë që kam kënduar shumë këngë epike patriotike, nuk është thjeshtë nga unë por edhe nga familja ime e cila ka qenë gjithmonë pjesëmarrëse në luftra. E kam traditë nga familja patriotizmin. Edhe babai im ka qenë këngëtarë por për shkak të regjimit nuk mundi që të bëj karrierë. Unë jam përpjekur që të bëj diçka dhe nuk e di sa ia kam arritur këtë. -Ju keni shumë vite që jeni larguar nga Shqipëria. Mendon Gëzim Nika që të rikthehet apo thjesht do këndoj për atdheun nga larg? Në fakt unë kam dalë nga Shqipëria që në vitin 1989. Ishte viti kur unë këndova këngën "Shqipëri o nëna ime". Ansambli "Dardania" do shkonte në një festival ndërkombëtar në Zvicër. Me shumë vështirësi pranuan që unë të shkoj në këtë festival. Kjo këngë nuk ishte në program për të qënë pjesmarrëse në këtë festival. -Kjo këngë është kënduar edhe nga këngëtarë të tjerë. Si ndiheni ju kur dëgjoni se e këndojnë edhe të tjerë? Në atë periudhë është kënduar nga këngëtarë si të Shqipërtisë ashtu edhe të kosovës. Këngëtarja nga Kosova Shkurte Fejzaj e ka kënduar këtë këngë në atë periudhë. Për të drejtët e autorit në atë periudhë nuk bëhej fjalë por më duket se as sot nuk ka të drejta autori. -Kënga "Vallja e Kosovës është një krijim i ri? Po. -Albumi juaj i ri ka këngë të kënduara më parë nga ju apo janë të gjitha krijime të reja? Ky album ka 90% këngë të reja dhe pak orej tyre janë këngë të vjetra. -Pas sa vitesh vjen albumi juaj në tregun muzikor? Albumi im i fundit ka qenë para vitit 1997. Kam bërë sivjet albumit tim me titull "Sa e dua Shqipërinë". Unë e dua shumë Shqipërinë. Ndoshta duhet që të largohesh nga Shqipëria për ta vlerësuar atë, ju them sinqerisht se e dua shumë Shqipërinë. Edhe ferrat në këtë vend më duken si trendafila. -Do të jetë Amerika vendi i përhershëm për ju apo do të ktheheni përsëri në Shqipëri? Tani në Shqipëri jam. Unë atje jam me familjen time. Fëmijët e mi janë gjithçka për mua dhe kam bërë gjithçka për ta. Ata tani janë në shkollë dhe janë me rezultate shumë të mira atje. Një ditë të bukur edhe fëmijët e mi do të kontribuojnë për Shqipërinë. -Si ka qenë njohja me bashkëshorten tuaj? Kur më pyesin se ku jemi martuar unë përgjigjem se kemi lindur të martuar. Kemi 22 vjet martesë dhe jemi njohur në ansambël. Ajo ishte një valltare shumë e vogël. Kam qenë shumë i mire edhe Anxhelina sepse ajo është 4 vjet më e vogël se unë. Jam shumë i lumtur me të. -Ansambli "Dardania" ju keni qenë pjesëtar i atij ansambli. Çfarë kujtoni nga ai ansambël? Me ansamblin "Dardania" unë fillova të punoj në vitin 1983 dhe morra pjesë me këtë ansambël në festivalin e Gjirokastrës me një këngë të mrekullueshme, një kompozim i Kol Susaj ishte edhe ai ashtu si shumë këngë të mia. Në këtë festival merrte pjesë edhe Fatmira Beçani, Martin Hogli, Petrit Hoxha, Seit Papleka disa prej tyre nuk janë sot. kam jetuar një ansambël të mrekullueshëm i cili ka qenë një thesar i muzikës dhe valles shqiptare. -Ju keni qenë pjesmarrës në Festivalin e Gjirokastres kurse tani jeni përshëndetës në të. Si ka qenë atëherë dhe si e gjetët tani këtë festival? Në atë periudhë është punuar vetëm për atë festival. Për mua çdo gjë që është shqipe në çdo kohë më duket e bukur.

Nessuna nota. Siate i primi a dare!