Mall - Fisnikët

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet.
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë...

Edhe m'u duk pak e çuditshme.
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë.
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit.
Seç m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në botë.
Kurse të fjeturit janë veç".

Në ç'ëndërr kemi rënë kaq keq.
Që dot s'po zgjohemi vallë?
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Dhe unë për ty seç ndjeva mall...

Ismail Kadare

  • Nessuna nota. Siate i primi a dare!