Armend Rexhepagiqi - Kur dashuria vdes (me tekst)

vetëvrasëse është kjo qetësi rreth meje
degët pa behar
vetëvrasëse ka kohë qe s'ledhatova dashurinë e parë
shoqe e keqe na ish vetmia
e rënd e rënd ish si varfëria
e unë u mësova e kapërdija
betejë e gjatë.

ref:
me kilometra e kilometra
autostrada vetmie unë ecë e ecë,
dielli po ngrihet bien borë e zezë
kur dashuria vdes
me kilometra e kilometra
shekuj vetmie të mbledhur janë në një thes
kur ne dy koka bashkë mbi nënkresë
kur dashuria vdes.

vetëvrasëse është kjo qetësi rreth meje
data n'kalendarë
vetëvrasëse e unë nuk e kujtoj si dukej puthja e parë
shoqe e keqe na ish vetmia
e rënd e rënd ish si varfëria
ka kohë as emrin nuk ta përmenda
plaga është plagë

ref:
me kilometra e kilometra
autostrada vetmie unë ecë e ecë,
dielli po ngrihet bien borë e zezë
kur dashuria vdes.
me kilometra e kilometra
shekuj vetmie të mbledhur janë në një thes
kur ne dy koka bashkë mbi nënkresë
kur dashuria vdes.

  • Nessuna nota. Siate i primi a dare!

Aggiungi un commento

Stai utilizzando un software AdBlock, che blocca i captcha pubblicitari utilizzati su questo sito. Per poter inviare il tuo messaggio, disattiva AdBlock.