Pranë lumit Narmada në shtetin Gujarat të Indisë ka filluar të ndërtohet i statuja më të lartë në botë, e cila do të jetë dy herë më e lartë se Statuja e Lirisë në SHBA.

Monumenti i Sardar Vallabhbhai Jhaverbhai Patelit, i njohur edhe si “njeriu i çeliktë” – që konsiderohet si heroi i pavarësisë së Indisë – do të jetë 182 metra i lartë.

Për ndërtim do të përdoren mbeturinat metalike, apo mjetet e vjetra bujqësore të fshatarëve. Për këtë, politikanët kanë vendosur të vizitojnë 700 mijë fshatra të Indisë.

Ndërtimi do të kushtojë 300 milionë dollarë, ndërsa do të financohet nga donacionet dhe fondet publike.
Image