Argjentinë-Shqipëri, miqësorja historike

  • Admin
    Admin

    më 17/05/2011 në 18:27

    ImageKombëtaria e Shqipërisë do të luajë ndaj Argjentinës së Lionel Messit në një miqësore historike që do të zhvillohet më 20 qershor në stadiumin Monumental të Buenos Airesit.
    Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i kombëtares së Argjentinës Serxhio Batista, në një konferencë shtypi të mbajtur
    në kryeqytetin e vendit. Duke folur për objektivat e skuadrës së tij në Kupën e Amerikës së Jugut, Batista ka zbuluar edhe programin e ndeshjeve miqësore.
    "Përveç Polonisë, me të cilën do të luajmë më 5 qershor, më 20 qershor do të ndeshemi me Shqipërinë në stadiumin e Buenos Airesit", ka bërë të ditur Batista.
    Lajmi për një miqësore mes Argjentinës dhe Shqipërisë kishte kohë që qarkullonte dhe Federatat kanë qenë në negociata të përhershme nëpërmjet kompanisë UFA Sports. Por, kombëtarja amerikano- jugore pati kërkuar në fillim që ndeshja të luhej në fillim të qershorit, gjë që nuk është pranuar nga trajneri Josip Kuzhe për shkak se Shqipëria më 7 qershor luan takimin zyrtar kundër Bosnjes.
    Miqësorja me Argjentinën është padyshim më e madhja që kombëtarja shqiptare ka zhvilluar ndonjëherë. Në fushë do të jenë yje të kalibrit Mesi, Tevez, Maskerano, Higuain apo Di Maria.
    Trajneri Batista ka bërë të ditur se pas ndeshjeje, do të vendosë edhe skuadrën me të cilën do të luajë në Kupën e Amerikës së Jugut, që do të zhvillohet në muajin korrik në Argjentinë. / albeu.com/

Përgjigjju këtij mesazhi

Ju nuk jeni i autorizuar për të postuar një mesazh në forum.