Kanuni i Skenderbeut

  • Endrit
    Endrit
    Moderator

    më 30/08/2013 në 17:23

    Kanuni eshte nje permbledhje ligjesh dhe normash te pashkruara te trasheguara brez pas brezi qe pasqyrojne gjendjen ekonomiko-shoqerore te periudhave te kaluara dhe qe ne kohen e vet mbronin interest e klasave te shtresave te caktuara shoqerore, pra eshte nje tersi e se drejtes zakonore. Termi kanun eshte me origjine greko-bizantine dhe rrjedh prej fjales ” Nomokanon” ose ne gjuhen bizantine ” kanon vizuar” qe ne kuptimin metaforik te tije do te thote vije e drejte ose sin je norme qe dikton rrugen e te vepruarit drejt. Ky term hyri ne gjuhen shqipe nepermjet fjales turke “kanuname” dhe fillimisht kishte kuptimin e nje norme juridike. Kanuni I Skenderbeut shtrihej ne Shqiperine Qendore nder krahinat e Principates se Kasterisoteve si ne: Kruje, Mat, Diber, Elbasan, prej lumenjeve MatFand ne veri dhe deri poshte lumit Shkumbin ne jug dhe prej Detit Adriatik ne perendim e deri ne kufinjte lindore te Dibres e te Ohrit ne lindje. Tradita popullore e paraqet Gergj Kasteriotin- Skendebeun si ligjvenes I cili vuri ne re se po beheshin shume gjaqe dhe la ne kanun se “ gjaku nuk ngelet per faj “. E drejta zakonore ose me sakte ajo kanunore ka vepruar ne menyre te vazhdueshme ne vendin tone qe nga kohet e lashta deri ne mesin e shek.XX Institucione te vecanta te saje praktikohen dhe sot e kesaj dite ne disa krahina te vendit. Ajo rregullonte jeten e njeriut qe nga lindja e deri ne vdekje. Kanuni skishte vlere pa Kuvendin pa pleqte e sterpleqte , pa dheun qe mblidhej per te ndare te drejten. Normat kanunore apo pleqerimet e mirefillta te Skenderbeut kane shenuar nje hap perpara ne krahasim me parimet me te lashta te se drejtes se pashkruar qe sundonin akoma ne shek.XV Me zbatimin e tyre organizimit shoqeror I malesoreve I sherbeu me mire se me normat e meparshme luftes antiosmane. Kanuni perbehet nga shtate pjese qe rregullojne problemet si: familja, fajet e demet, shtepia, detyrimet, qeveria, ndeshkimet dhe kisha por njekohesisht viheshin ne pah edhe tiparet e cilesite themelore te psikologjise dhe te shpirtit te shqiptarit, virtyti I tije, bujaria, krenaria, ciftelia, drejtesia, urtesia, mikpritja, nderi, besa, burreria, dialogu pleqerues etj. I cili u mblodh dhe u kodifikua nga Dom Frano Iiia gjate v.1936-1966. Ky kanun nuk ishte vetem nje permbledhje e e thjeshte zakonore, traditave dhe morale te nje qytetarimi te caktuar por nje veper monumentale ku spikasin vlerat me te larta etike dhe shoqerore ne saje te cilave shqiptaret mbijetuan ne shekujt e roberise. E drejta zakonore ose kanunore e Skenderbeut ngrihej ne disa parime themelore si: Mikpritja ishte nje parim kanunor ku miku pritej me te gjitha nderimet qe I takonin te cilen e cilesonin ” shtepine e shqipetarit si te zotit dhe te mikut” . Cilido te trokiste ne dere madje dhe vete gjaksi do te nderohej si mik shtepie. Tradhetia e mikut ishte nje nder krimet me te renda. Besa ose fjala e dhene nuk ishte thjesht nje kategori etike por nje institucion juridik dhe nje nga parimet me themelore ishte thjesht por nje parim qe zbatohej gjersisht ne jeten e popullit ishte tamem si nje mekanizem ligjor qe rregullonte mardheniet shoqerore. Barazia e njerzeve nga gjaku sipas ketij parimi ne kanun Skenderbeu thoshte “Ne kanun te maleve gjithsa djelm te lejne njihen te mire e nuk vecohen nga njeri-tjetri” pra nuk kishte diferencim midis njeri-tjetrit, te gjith ishin te barabarte perballe kanunit. Nderi dhe dinjiteti I njeriut ishin nder vlerat me te larta te njeriut. Burri ishte I detyruar te mbronte nderin e vet dhe te familjes vecanerisht te grave. E drejta kanunore shqiptare parashikonte denimin me vdekje per vepra te renda penale por nuk lejonte torturen rrahjen apo fyerjen e fajtorit sepse respektonte nderin dhe dinjitetin e tije. Ne fushen e gjakmarrjes kur pa se po beheshin shum gjaqe ai la ne kanun se “gjaku nuk ngel per faj” gjakmarrja drejtohej ne radhe te pare kunder atije qe kishte kryer krimin pastaj tek pjestaret e tjere te familjes pra “gjaku shkon per gisht”. Si rregull nuk lejohej qe te vriteshin femijet, grate , pleqte qe nuk mbanin arme, dhe personat me te meta fizike apo mendore. Pra kerkohej qe te mirrej gjaku kunder nje njeriu te afte ose mundesisht me te mirit. Vrasja per gjakmarrje smund te kryhej ne shtepine e vet ose te dikujt tjetri, ne vende publike si ne kishe, kuvend apo xhami. Perjashtohej detyrimi per te marre gjak nga fisi I nenes “nipi ishte pushke e varur” por mund te qellonte per llogari te dajes por jo te jete vete subject I gjakmarrjes. Nuk lejohej vrasja e tjetrit per rrahje, vjedhje te bagtive, vjedhje me thyerje apo venie zjarri te shtepise etj. Sipas tije “ cdo faj qe ti baje shqyptari shqyptarit tager ka me u mundue me pleq e me pengje porse nuk mund ta vrase se gjaku nuk jet per faj” Ne fushen e trashigimise ne kanun thuhej se “ ate nate qe te lente femija e lidhte tenin kishte po ate hise qe kishte dhe I madhi” gjithashtu ne momentin e lindjes se djalit familja per te duhet te mbillte njezet rrenje ullinje dhe ti rrisnin ato ndryshe ai smund te martohej dhe djali kur te fejohej duhet te mbillte dhe njezet rrenje te tjera me ullinje ndryshe martesa sbehej. Ndersa ne fushen e shkurorzimit ne kanun thuhej “Me kanun te Skenderbeut munet me u nda gruja vetem per bracallek e per pune te pa nershme. Nrishe ai ci e dane grune duhet me I dhane pjesen se dhe ajo ka ba munde per plang te shpajs. Po ta daje grun pa arsie gruja te merrte xhismen e tokes me kanun te Skenderbeut” Eshte e vertete qe ky kanun kishte vlera te medha dhe nje rol shum te vecante per shoqerine e asaj kohe por sduhet harruar fakti qe ende zona te thella te Shqiperise se veriut ruhet ende sot dhe kesaj dite cka ka bere qe te krijohet nje prapambetje ne shoqerine Shqiptare. Eshte kulmi qe sot ne shek.XXI te degjohet fjala “po me shau e vrava” ose “keshtu e ka lene Skenderbeu ne kanun” Kjo beri qe femra Shqipetare te jete "skllave’’ e deshires per ekzistence! Të ngujohesh, të vdesësh dhe të humbasësh jetën, të verbohesh apo të mos kesh mundësi të shkollohesh si bashkëmoshatarët e tu, të jetosh në izolim dhe me frikën e panikun ndaj vdekjes, të përjetosh ankth dhe të mos gjendet dikush pranë për të thënë, të hash ushqimin dhe të ndjesh neveri ndaj tij, të luftosh me vehten dhe mundimin, të heqësh zitë e ullirit dhe të jetosh e dërrmuar dhe e brengosur gjithë jetën, të ecësh dhe të bësh të njëjtën rrugë çdo ditë, e cila përfshin aksin "dhomë-kuzhinë-dhomë", të jetosh ferrin e Dantes dhe të mos dish të tregosh vuajtjet e mëdha që heq, të fillojë goja të mbyllet nga halli e mërzia, të qash dhe të fshish lotët nga frika se po të shikon dikush, të gjendesh përballë thenxhillit dhe të përdorësh mashën për orë të tëra, e për një çast të mendosh se e mira është të qëllosh vehten me të, të vjen të vjellesh nga gjithçka, urren çdo gjë e çdokënd, qoftë edhe pa arsye, kjo është jeta jote, nuk e ke zgjedhur ti, por ajo të ka rënë për hise ty! Kësi përjetimesh gjenden në mozaikun e heshtur të atyre femrave, të cilat nga ligjet e Kanunit të Skenderbeut apo dhe te kanuneve te tjera mësohet të jenë bërë viktima të pafajshme. Faji nuk njeh përmasa, e pafajshmja as nuk njihet! Shteti nuk mund të organizojë dhe të bëjë diçka më tepër, ndërsa femra vazhdon të ndihet si në kohë të lashta, e diskriminuar dhe e dhunuar, me të drejta të kufizuara. Absurdi është se ligjet e shtetit shqiptar dhe ligjet ndërkombëtare i njohin të drejta të barabarta njerëzve, qoftë femrave apo meshkujve, e nga ana tjetër funksionimi i ligjeve të Kanunit famëkeq ia mohon femrës shqiptare këto të drejta, në çdo aspekt të jetës së saj. Shumë gra dhe femra kanë vdekur, janë ngujuar dhe vazhdojnë të jenë të tilla, e sa e sa vajza të reja kanë zgjedhur rrugën e emigrimit për t'i ikur vdekjes së thirrur nga babai apo vëllai, apo edhe nga hasmi. Si per shembull para disa kohesh ne nje fshat te Shkodres vajza do të vritej nën vëzhgimin e të gjithë njerëzve të fisit, të cilët do të duartrokitnin aktin e bërë nga babai-prind, i cili dërgon nderin e familjes në vendin e vet. Ngjarja e ka zanafillën që pasi vajza martohet me një nga djemtë e zonës dhe pas ndjekjes së ritualeve tradicionale të lidhjes së krushqisë mes familjeve, ndodh që dhëndri pas martesës bën me dije se vajza të cilën kishte marrë për grua nuk ishte e virgjër. Menjëherë babai i saj merr përsipër, që vajza e tij të mos vritej nga burri, por nga vetë familja e saj. Dhe babai së pari kërkon falje tek familja e dhëndrit, ndërkohë së dyti thërret gjithë pleqninë e fiseve që të bëhen pjesë për vendosjen e nderit të familjes së tij, duke vrarë vajzën e tij në mes të fshatit. Apo ne nje rast tjeter ku sipas zakonit kryetar i familjes pas vdekjes së të atit është djali i madh. Para 8 vitesh, vajza e nje familjeje asokohe 18 vjeç kërkon të vazhdojë studimet në një universitet. Ajo pengohet nga i vëllai I saj, me arsyetimin e mjaftueshmërisë së nxënies deri në shkollën e mesme dhe me panevojshmërinë e vazhdimit të studimeve të larta po ashtu dhe per arsye te imoralitetit që ka brenda auditoreve të arsimit të lartë. Më në fund, vajza nga mërzia merr guximin e madh, të cilin pak e aspak femra të këtyre zonave mund ta merrnin përsipër, arratisjen. Ajo arratiset, ikën nga shtëpia! Dikush i kishte premtuar fejesën dhe emigrimin, ku atje ku do të shkonte mund të vazhdonte studimet e saja, për të cilat ajo aq shumë dëshironte. Ajo ndjek këtë rrugë, në momentin që po bëhet gati të nis jetën e re, vëllai i saj kishte mbledhur informacionet e duhura. Një ditë përpara nisjes së tyre ai vret të fejuarin e motrës së tij, dhëndrin e ardhshëm të shtëpisë dhe sjell motrën në shtepine e tije. Që nga ajo ditë, nuk dihet fati i vajzës së shkretë. E sa e sa raste te tjera te ndryshme apo te ngjashme me keto ndodhin ne familjet Shqipetare ndodhin pothuajse cdo dite dhe sot ne shek.XXI. Kanunini Skenderbeut apo dhe ai I Leke Dukagjinit te asaje kohe duhet të kene pasur një personalitet imponues që ka ndikuar kaq shumë te njerëzit, ka më tepër forcë detyruese se sa të Dhjetë Porositë e Biblës, mësimet e Islamit e të Krishterimit, Ligji i Sheriatit apo dhe ai Kishës, të gjith duhet t'i nënshtroheshin ketyre kanuneve. Kjo tregon se Kanuni ka qenë dhe vazhdon të jetë i pamëshirshëm ndaj atyre që shkelin ligjet e shkruara prej tij. Në ligjin 31, tek libri i tretë në kapitullin për Martesën, Kanuni thotë shprehimisht se vajza edhe nëse është e vetme, pra pa prindër, nuk ka asnjë të drejtë të mendojë për fejesën dhe martesën. Për martesën e një vajze kanë të drejtë të merren vëllezërit dhe kushërinjtë e saj. Ajo nuk ka asnjë te drejte për të marrë pjesë dhe për të ndërhyrë në lidhjen e krushqive. Fatin e saj do ta zgjedhin të tjerët për të, ajo nuk ka asnjë të drejtë të merret me këtë gjë. Gjithashtu, po në këtë kapitull, në pikën 40 thuhet se "fejesa dhe martesa duhen bërë me shkusi", pasi nuse pa shkusi nuk bëhet kush, se bie ndesh me ligjet kanunore. Mes të tjerash në Kanun thuhet se vajza duhet të ndjekë fénë e saj dhe se nuk lejohen lidhje krushqie me fé të ndryshme. Kjo tregon se sa absurde dhe të padrejta, por edhe paragjykuese e racionale na paraqiten këto ligje, që jo vetëm nuk i qëndrojnë kohëve të sotme, por mbi të gjitha sjellin dëme duke nisur nga konflikti e duke përfunduar deri tek problemet e ekzistencës jetike. Ky pra eshte realiteti, I yne I te gjithe Shqipetrave. Njeriu , nje qenie kaq komplekse edhe pse mbartës I një kapaciteti te pakufizuar intelektual , shpesh absolutizon te drejtën e tij natyrore , duke kërkuar qe te ushtroje dhe te ekzekutoje pushtetin e tij edhe tek vetvetja , edhe ndaj te tjerëve. Ne momentin kur kjo veprimtari ndesh kundërshtime kategorike apo ekstreme , fillon një real-situate pararendëse e një reagimi , qe ne te shumtën e rasteve prodhon apo gjeneron krim ndaj personit. Pra te tilla konflikte qe lindin për shkaqe te zgjerimit te domenit te individit apo fisit ne kurriz te te tjerëve. Shkaqe te tradhtive te ndryshme ose te keqkuptimin te institutit te besës. Tradhtitë e gruas ne martese, ose kur kjo tradhti lidhej me përftimin e interesave te caktuar. Moslejimi I divorcit si shkelje e dinjitetit te familjes, fisit dhe reagimit fshehtas te gruas qofte edhe për nevoja fiziologjike, ne rastin e një defekti te lindur apo te fituar te burrit. Rasti I një martese ne papelqyeshmeri ose e gjykuar si e tille ne vazhdimësi. Shkaqe xhelozie për rritje te vlerave personale apo fisnore te një realiteti qe me pare është vlerësuar me poshtë se dikush dhe ne këtë moment lind një hasmëri. Aksidente te llojeve te ndryshme qe kane ndodhur , dhe qe janë keq gjykuar për mungese te mirëfillte informacioni te situatës, - nivel te ulet gjykimi , - apo dëshire për te keq gjykuar. “Instituti i gjakmarrjes” shihet nen dritën e aspektin social dhe atë ligjor, duke gjetur rregullime te ndryshme ne periudha te ndryshme ne varësi te kushteve sociale, ekonomike e politike. Pas luftës se Dyte botërore politikanet e zhyten Shqipërinë nen një regjim totalitar ku çdo vepër penale ‘’krim ndaj personit’’ përveç dënimit individual te keqberesit , përfshinte edhe penalizmin kolektiv për familjen apo fisin , deri ne dëbim e internim. Kodi penal I RPSSH i vitit 1977, tipik totalitar , e parashikonte si te ‘’ cilësuar ‘’ vrasjen qe kryhej per motive te hakmarrjes ( neni 84 pika 1) .Motivi I hakmarrjes qe e shtyn personin ne vrasje shihet nga teoria penale e kohës si një motiv I dobët, një mbeturine nga e kaluara e lashte e trashëguar ne ndërgjegjen e njerëzve, e papajtueshme me ideologjinë marksiste – leniniste, me politiken e partisë, me krejt rendin shoqeror socialist dhe me normat e moralit komunist. Vrasjet për hakmarrje paraqesin nje rrezikshmëri te larte shoqërore, edhe për faktin se ato janë te trashëgueshme brez pas brezi. Ato shkaktojnë armiqësi, prishin unitetin moralo – politik te popullit. Konsideroheshin shfaqje e vetegjyqesise qe cenon rende ligjshmërinë socialiste dhe ‘’demokracinë’’ proletare. Por duke iu referuar statistikave edhe ne këtë tipologji sistemi “instituti I gjakmarrjes” nuk u zhduk plotësisht dhe politikat penale nuk kishin force ne zonat ku ndërgjegjja juridike pothuaj nuk ekzistonte përballë ndikimit te fuqishëm kanunor. Me vendosjen e pluralizmit dhe shfuqizimin e Kodit Penal ideologjik , numri I vrasjeve për gjakmarrje ka pësuar rritje te ndjeshme, pasi gjaku i te vrarëve kishte mbet pa u marre. Kodi Penal i vitit 27.01.1995, miratuar me ligjin 7895, parashikonte gjakmarrjen ne nenin 78 te tije si: “Vrasja e kryer me paramendim dhe qe dënohet me burgim nga 15 (pesëmbëdhjete) deri ne 25 (njëzete e pese ) vjet, kur ka rrethana renduese, me burgim te përjetshem ose me vdekje”.Ne përpjekje për te hartuar kushtetutën e vitit 1998 ( aktualja ), u vu re një mospërputhje e forte e Kodit Penal, I cili ofronte dënimin me vdekje për parandalimin dhe dënimin e këtyre veprave, përballë KEDTNJ e cila e absolutizon vlerën e jetës. Asnjë dënim, asnjë sanksion nuk ka vlere nëse ai tenton te tejkaloje kufijtë jetësor. Kështu për efekt te respektimit te hierarkisë se burimeve te se drejtës Shqiptare u pa e nevojshme modifikimi I Kodit Penal duke I dhënë përparësi marrëveshjeve ndërkombëtare. Dhe duke arritur një progres shume te madh qe ishte : heqja e dënimit me vdekje. Duke pare shtimin e vrasjeve për gjakmarrje, legjislatori vlerësoi te rëndësishme ndërhyrjen ne K.P. duke ndryshuar atë ( me ligjin 8733 dt.24.01.2001 dhe ligjin nr.9686 dt.26.02.2007). Ne ketë mënyrë ka ashpërsuar qofte persa i përket cilësimit ashtu edhe sanksionit neni 78/2 i Kodit Penal :“Vrasja e kryer ,për hakmarrje a gjakmarrje dënohet me burgim jo me pak se njëzet vjet ose me burgim te përjetshëm si dhe me gjobe nga pesëqind mije leke deri ne tre milion leke.” Përveç ligjit ne procesin e parandalimit te këtij fenomeni , ne këto momente merr rëndësi dhe “Instituti I pajtimit te gjaqeve “.Gjakmarrja është një nga format ekstreme te marrjes se jetës , sidomos ne kushtet kur “ e drejta “mundëson kompensimin, te paktën moral/shpirtëror, përmes gjykimit. Ajo është një realitet barbar arkaik qe manifeston nivelin me te ulet te ndërgjegjes juridike te një kombi. Per rreth 20 vjet ne nje studim jane rregjistruar 5200 vrasje dhe 1400 familje te ngujuara e te fshehura, ne to edhe gra e femije, si pasoje e mentalitetit te vrasjeve kanunore per nderin e marrjen e gjakut. Nga arsyet kryesore qe cojne ne hasmeri familjet shqiptare mund te permendim mos zbatimi I ligjit 7501 per token, ceshtjet e pazgjidhura te prones, konfliktet qe kane lindur per shkak te fenomeneve te ndryshme, trafikimi I femrave, dhunimi I prones, atakimet ne jeten e perditshme te cilat e mbajne shoqerine shqiptare. “Misionet e Pajtimit” te “Institutit te Pajtimit te Gjaqeve” kane qene te vetmit ne perpjekjet per ndalimin e ketyre vrasjeve. Megjithese pa perkrahje, ata kane arritur te mbajne nen kontroll me shume se 80% te konflikteve. Viti 1939 gjakmarrja ishte drejt eliminimit te plote per shkak te solidaritetit te qytetareve me ligjin dhe ndikimit te madh qe pati funksionimi I mire I drejtesise. Por c’far ndodhi me vone ne vitin 1945 pas luftes se dyte boterore, me vendosjen e rregjimit komunist ligji veproi arbitrarisht, ekzekutimin e vrasesit e mori persiper shteti duke mos I lene vend aplikimit te gjakmarrjes. Krahas masave ekstreme per kontrollin ndaj individit, shteti ndaloi me ligj edhe besimet fetare, asgjesoi institucionet e tyre si dhe shume vlera te trashegimise zakonore. Vitet 1991-1998.2300 familje u futen ne ngujim per shkak te hasmerise midis tyre. Ne vitet 1996-1997 vrasjet dhe urrejtjet midis individeve apo grupeve brenda shoqerise u shtuan vecanerisht ne vitet 96-97 nga lufta e ashper politike dhe rrezimi I firmave piramidale. Vetem ne vitin 97 pati 1500 te vrare. Ndersa ne vitet 2002-2005. Ne Shqiperi u dhunuan ne menyre tragjike 126 familje duke lene te vrare, jo vetem gruan por edhe femijet. U larguan jashte shtetit per t’iu fshehur vrasesit 1270 burra duke lene per vite me rradhe peshen e vuajtjes dhe perpjekjeve per mbijetese mbi grate dhe femijet. Por tashme gjakmarrja, një nga problemet që ka ekzistuar prej shekujsh në vendin tonë, duket se po gjen zgjidhje. Plagët e lëna nga Kanuni i Skenderbeut apo ai I Lekë Dukagjinit po shuhen dhe familjet po shtrijnë dorën e pajtimit. Janë më pak se 700 familje në gjak sot dhe ky numër tregon se niveli i gjakmarrjes, krahasuar me vite më parë, është ulur ndjeshëm. “Vitet nga 1997 deri në 1999, ishin vite që e shtuan së tepërmi gjakmarrjen në vendin tonë. Veçanërisht, viti ‘97 ishte një vit i zi për Shqipërinë’, një vit që hapi probleme në shumë familje shqiptare, u kryen shumë vrasje, “ra pushka aty ku s’duhet të kishte rënë”, u hapën plagë të reja por u zgjuan edhe plagët e vjetra. Në fakt, sot situata është ndryshe dhe kjo fale punes se “Institutit te Pajtimeve te Gjaqeve”
    PERFUNDIMI
    Me gjithë sensibilitetet publike dhe mediatike, përsëri në emër të Kanunit merren jetë njerëzish pa marrë parasysh se ku po shkohet. Janë shkelur me të dyja këmbët traditat, ligjet, të cilat bëhen dhe nuk zbatohen, është luajtur dhe vazhdon të luhet me dinjitetin e shqiptarit, që nuk e meriton të pushtojë për keq faqet e gazetave apo ekranet ndërkombëtare. Po thellohet hendeku për të pasur më shumë garanci në jetën shoqërore. Eshte e vertete qe disa kohë më parë gjykata e rrethit gjyqësor të Tiranës miratoi krijimin e institutin me emrin “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”. “Parandalimi i urrejtjes dhe vrasjes për gjakmarrje, identifikimi i të gjithë popullsisë së prekur nga ky fenomen, zgjidhja e konflikteve dhe pajtimit të gjaqeve në familjet e prekura, mbrojtja e fëmijëve dhe grave, identifikimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe mbrojtja e tyre, mbështetja e individëve dhe grupeve sociale në zhvillim të së drejtës së tyre, denoncimi i rasteve të familjeve që janë në hasmëri për shkak të kërcënimeve të ndryshme, sensibilizimi dhe aftësimi i institucioneve qeveritare dhe joqeveritare, kombëtare dhe ndërkombëtare, për zhvillimi e politikave shtetërore, ligjore e ekonomike dhe sociale konkrete për problemin e gjakmarrjes, mbështetja e emigrantëve të prekur nga ky fenomen” Por mendoj se: Se pari është raportimi në nivele më të ulëta se realiteti. Vrasjet në zonat e thella mund të mos raportohen në mënyrë sistematike. Dhe në disa raste familjet mund të duan të shmangin çdo përfshirje të shtetit në mënyrë që ta zgjidhin çështjen në rrugë tradicionale. Përveç kësaj statistikat e bazuara në vendimet e gjykatave mund të jenë një tregues i dobët i vrasjeve për motive gjakmarrjeje, sepse autori i një vrasjeje të paramenduar për gjakmarrje mund të shpallet fajtor me një akuzë më të reduktuar ose për shkak të mungesës së të dhënave, si për shembull një refuzim i familjes për të dëshmuar ose për shkak të korrupsionit ( qe fatkeqesisht ketu tek ne e hasim cdo dite ), që çon në një dënim për një shkelje të një shkalle më të ulët. Së dyti mbulimi nga programet e qeverisë mund të jetë i paplotë. Për shembull, shifrat qeveritare lidhur me fëmijët e ngujuar bazohen në programin e saj të shkollës në shtëpi “Shans i dytë”, që vazhdon vetëm deri në klasën e nëntë. Kështu fëmijët e një moshe më të rritur mbeten të pa raportuar. Eshte turp per ne si shtetas shqipetar qe ne shek.XXI te ndodhemi ne nje prapambetje te tille ku shtetet fqinje mundohen te bejne me te miren per popullin e tyre ne rrime ne vend numero duke duke u perballur me kanunet e atehershme edhe pse kemi 100 vjet parvasi. Pra duhet akoma pune per te arritur deri ne shuarjen e plote te ketij realiteti te hidhur Shqipetar.
    Punoi: Endrit Lazeraj
  • cufo
    cufo

    më 01/05/2015 në 01:37

    po mos ja fut kot.

Përgjigjju këtij mesazhi

Ju nuk jeni i autorizuar për të postuar një mesazh në forum.