Gjendja civile dhe perbersit e saje

  • Endrit
    Endrit
    Moderator

    më 17/09/2013 në 10:47

    Hyrja
    Periudha para krijimit te Shtetit Shqipetar (para 1912 ) eshte karakterizuar, nga nje evidentim i akteve themeltare te gjendjes civile (lindja,martesa dhe vdekja) nga ana e institucioneve fetare dhe praktikisht nga ana kishes per besimtaret kristiane (katolike dhe ortodokse) dhe nga nje perfaqesi prej pese vetash te zgjedhur nga komuniteti mysliman per dokmentimin e ngjarjeve, per besimtaret myslimane. Si akt ligjor i pashkruar, per reflektimin e ketyre ngjarjeve perdorej ‘‘Kanuni i Leke Dukagjinit’’.
    Periudha nga krijimi i Shtetit Shqipetare deri ne vitet 1929 ka vazhduar me te njejten metode si para vitit 1912. Me pas me krijimin e Kodit Civil sherbimi i Gjendjes Civile ne Shqiperi eshte krijuar ne 1 prill 1929 nga ana e administrates se Mbretit Zogu I ku u hapen dhe zyrat e para te gjendjes civile.
    Ndertimi i regjistrave themeltare te gjendjes civile u realizua ne vitin 1930 mbi baze te nje regjistrimi te pergjithshem (shtepi me shtepi) te popullsise. Ndersa ne vitin 1945 u be regjistrimi i ri i popullsise ku shtetasit vete-deklaronin te dhenat e tyre.
    Gjate kesaj periudhe sherbimi i gjendjes civile ishte ne varesi nga Ministria e Brendeshme dhe ate te pushtetit vendor ( Komiteti Ekzekutiv te Keshillit Popullor ). Deri ne vitin 1947 sherbimi i gjendjes civile ka funksionuar mbi bazen e Kodit Civil.
    Ligji Nr524, dat 19.08.1947 mbi regjistrat e gjendjes civile gjeti zbatim deri ne vitin 1979. Ne vitin 1950 u be transkriptimi i dyte i te dhenave. Kete here u be transkriptimi mbi bazen e te dhenave te vitit 1945, kjo menyre sherbimi vazhdoi deri ne miratimin e ligjit Nr.5840, dat 20.02.1979 i cili gjeti zbatim deri ne vitin 2002.
    Transkriptimi i regjistrave themeltare ne Regjistrin Kombetare te Gjendjes Civile filloi gjate vitit 2007- 2008. Ky proces u realizua ne disa faza:
    a) U be hedhja e te dhenave nga regjistrat themeltare ne format elektronik e cila filloi ne 5 nentor 2007 dhe perfundoi ne fund te korrikut te 2008 ku nepermjet ketij procesi u dixhitalizua ne rreth 20,000 Regjistra Themeltare. Keto te dhena u hodhen neprmjet softit Double Data Entry.

    b) U hartua nje aplikim kompjuterik me ndihmen e Statistics Norway, i cili siguroi perditesimin e bazes se te dhenave me ndryshimet e perditeshme qe raportohen ne Sherbimin e Gjendjes Civile dhe mundesoi printimin elektronik te certifikatave.

    c) Faza e trete ishte ndertimi i sistemit dhe infrastruktures se rrjetit funksional qendror dhe lokal te Regjistrit Kombetare te Gjendjes Civile. Per kete qellim puna filloi ne korrik dhe perfondoi ne tetor te 2008 duke realizuar nje rrjet komunikimi qe perfshin 354 zyra te Gjendjes Civile

    d) Faza e fundit ne realizimin e ketij projekti ishte ndertimi i sistemit online te Regjistrit Kombetare te Gjendjes Civile. Nga ana tjeter RKGJC-ja duke qene burimi i vetem zyrtare i informacionit, ky regjister mund t’ju ofroje kete informacion edhe paleve te treta. Shembulli i pare i suksesshem ne kete drejtim eshte nderfaqja qe u ndertua mes RKGJC-se dhe Sistemit te Dokumenteve te Identitetit.Ne kete menyre ky sistem ishte i lidhur online me RKGJC-ne dhe te dhenat e aplikantit merren direkt nga RKGJC-ja nepermjet nje lidhjeje online te sigurte.

    Perbersit e Gjendjes Civile dhe organizimi i saj

    “Gjendja civile” është tërësia e të dhënave personale të shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj, si dhe të personave pa shtetësi, që janë me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, të cilat regjistrohen dhe mbahen në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe që vërtetojnë lindjen, ekzistencën, individualitetin, lidhjet ose marrëdhëniet ndërmjet tyre.

    “Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile” është dokumenti unik shtetëror, ku pasqyrohen përbërësit e gjendjes civile për çdo shtetas shqiptar, për shtetasit e huaj dhe për personat pa shtetësi, kur kanë banim të përkohshëm/të përhershëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për shtetasit e huaj, të cilët kanë përfituar azil në Republikën e Shqipërisë.

    Ndersa administrimi i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i cili është organi më i lartë i shërbimit të gjendjes civile dhe kryen keto detyra:
    a) i propozon ministrit projektaktet në zbatim të ligjit.
    b) harton dhe i propozon për miratim ministrit treguesit e cilësisë së shërbimit, metodikat dhe rregulloret për funksionimin e zyrave të shërbimit të gjendjes civile.
    c) administron Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe Regjistrin Kombëtar të Adresave.
    ç) harton programe dhe merr masa për zhvillimin e vazhdueshëm të sistemit të shërbimit të gjendjes civile.
    d) bën drejtimin metodik dhe kontrollon veprimtarinë e zyrave të shërbimit të gjendjes civile në zyrat e gjendjes civile në degët e qarkut, bashki, komuna dhe njësitë bashkiake, si dhe në përfaqësitë diplomatike e konsullore.
    dh) bashkëpunon me institucione dhe donatorë të interesuar për problemet e shërbimit të gjendjes civile dhe i paraqet ministrit për miratim projektmarrëveshje, në përputhje me procedurat e përcaktuara për këtë qëllim.
    e) merr masa, harton dhe zbaton programe për kualifikimin dhe rekrutimin e nëpunësve të shërbimit të gjendjes civile.
    ë) propozon modelet e dokumenteve që mbahen dhe lëshohen nga zyrat e shërbimit të gjendjes civile, si dhe programet kompjuterike që përdor ky shërbim.
    f) vendos kriteret profesionale që duhen plotësuar nga nëpunësit e shërbimit të gjendjes civile, për pranimin e tyre në këtë shërbim.
    g) kur vëren shkelje, i propozon kryetarit të bashkisë/njësisë bashkiake /komunës dhe prefektit të qarkut masa administrative për nëpunësit e shërbimit të gjendjes civile. Masat e propozuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile janë të detyrueshme për zbatim nga kryetarët dhe prefekti i qarkut.
    gj) zgjidh konfliktet për veprimet apo mosveprimet e zyrave të gjendjes civile, në ushtrim të funksioneve të tyre.

    Ndersa detyrat e zyrave të gjendjes civile në bashki, njësi bashkiake ose komuna jane:
    a) përditësojnë Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile;
    b) mbajnë aktet e lindjeve, të martesave dhe të vdekjeve;
    c) lëshojnë dokumentin e identitetit, certifikatat e lindjes, ato familjare, të martesës dhe të vdekjes, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
    ç) kryejnë veprime të shërbimit të gjendjes civile, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dhe në aktet nënligjore në fuqi;
    d) plotësojnë detyrimet e përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore të institucioneve të tjera shtetërore dhe të subjekteve të interesuara;
    dh) vënë në dijeni këshillin dhe kryetarin e bashkisë/njësisë bashkiake/komunës, si dhe degën e gjendjes civile në qark, për veprimtarinë e zyrës së gjendjes civile, sipas kërkesës ose periodikisht, në përputhje me udhëzimet përkatëse;
    e) plotësojnë të gjitha detyrat, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    “Regjistri Themeltar i Gjendjes Civile” është libri me fletë të hapur për çdo f amilje, ku pasqyrohen, për secilin person, të gjithë përbërësit e gjendjes civile. Ky libër ruhet në arkivin e degës të gjendjes civile në qark.

    “Përbërës të gjendjes civile” janë të gjitha elementet, që shërbejnë për përcaktimin e identitetit të çdo shtetasi shqiptar, shtetasi të huaj apo çdo personi pa shtetësi me banim të përkohshëm/të përhershëm në Republikën e Shqipërisë.

    Keto perberes jane: emri e mbiemri, numri i identitetit, datëlindja, vendlindja, gjinia, shtetësia, raportet e atësisë e amësisë, gjendja civile, shtetesia, vdekja, shpallja i/e zhdukur, vendbanimi, vendqëndrimi dhe fakte të tjera, të parashikuara me ligj.

    Numri i identitetit është numri unik i papërsëritshëm, që i caktohet çdo shtetasi
    shqiptar, shtetasi të huaj, si dhe çdo personi pa shtetësi, me qëndrim të përkohshëm/të përhershëm, me lidhje të caktuara ekonomike nga shërbimi gjendjes civile.

    Perbersit e gjendjes civile ndahen ne :

    Përbërës të rrjedhur nga ngjarje natyrore:
    Keto perberes jane lindja, koha e lindjes, gjinia, amësia dhe vdekja te cilat vërtetohen rregullisht, si fakte juridike, nga personat dhe organet, të cilëve u njihet ky tagër, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Përbërës të prezumuar ose të rrjedhur nga veprimet e vetë personit:
    Fakte juridike të prezumuara me ligj ose të rrjedhura nga veprimet e vetë personit, që vërtetohen, janë raportet e atësisë, amësisë dhe familja.

    Përbërës të rrjedhur nga aktet e organeve të tjera:
    Birësimi, shtetësia, heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar, si përbërës kryesorë të gjendjes civile, burojnë dhe pasqyrohen vetëm në mbështetje e në përputhje me aktin e organit përgjegjës shtetëror, sipas ligjit. Prej tyre përcaktohen edhe përbërësit e tjerë kryesorë të gjendjes civile, kur ndryshohen sipas ligjit.

    Përbërës që vërtetohen nga burime të tjera:
    Përbërësit e tjerë vërtetohen sipas ligjit nga organet dhe institucionet shtetërore, subjektet juridike, shtetërore e private, ose drejtpërdrejt nga ligji i veçantë dhe marrin cilësinë e përbërësit, kur pasqyrohen në dokumentet e gjendjes civile.

    Përbërësit e gjendjes civile të shtetasve shqiptarë, të shtetasve të huaj dhe të personave pa shtetësi, me banim të përkohshëm/të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, vërtetohen e dokumentohen në dokumentet bazë të gjendjes civile.
    Këto dokumente hartohen nga shërbimi i gjendjes civile, në bazë të veprimeve të kryera nga nëpunësit e këtij shërbimi ose dokumentet bazë, të ardhura nga të tretët, sipas ligjit.

    Dokumentet bazë, që mban shërbimi i gjendjes civile, janë:
    a) akti i lindjes;
    b) akti i martesës;
    c) akti i vdekjes;
    ç) regjistrat themeltarë;
    d) Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile;
    dh) procesverbali/procesverbalet për ndryshim emri, mbiemri;
    e) procesverbali/procesverbalet për bashkim dhe veçim familjar.

    Dokumentet bazë, që lëshon zyra e gjendjes civile, janë:
    a) letërnjoftimi;
    b) pasaporta;
    c) certifikata e lindjes;
    ç) certifikata martesore;
    d) certifikata e familjare;
    dh) certifikata e vdekjes.

    Shërbimi i gjendjes civile është shërbim unik shtetëror. Ky shërbim ushtrohet si funksion i deleguar edhe nga organet e qeverisjes vendore. Ai plotëson, përditëson dhe administron Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, mban aktet e gjendjes civile, lëshon certif ikata, si dhe kryen shërbime të tjera, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Shërbimi i Gjendjes Civile funksionon në përputhje me ligjin Nr. 10129, datë 11.5.2009. Ai përbëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, nga degët e gjendjes civile në qark, nga zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi bashkiake ose komuna. Ky shërbim funksionon edhe pranë përf aqësive diplomatike dhe konsullore shqiptare.

    Administrimi i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile. Përditësimi i të dhënave të regjistrit bëhet vetëm nga nëpunësit e shërbimit të gjendjes civile në zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi bashkiake/komuna.

    Veprimet në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe në aktet e gjendjes civile bëhen me anë të teknikave informatike. Dokumentet bazë, që mban shërbimi i gjendjes civile, janë: akti i lindjes, akti i martesës, akti i vdekjes, regjistrat themeltarë dhe Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.

    Dokumentet bazë, që lëshon zyra e gjendjes civile, janë: letërnjoftimi, pasaporta, certifikata e lindjes, certif ikata martesore, çertifikata e familjare dhe çertifikata e vdekjes. Dokumenti bazë i përhershëm për identif ikimin e shtetasve është letërnjoftimi.

    Shtetasit kanë të drejtë të kenë një apo më shumë banesa për përdorim vetjak apo f amiljar. Shtetasit kanë detyrimin që të deklarojnë adresën e çdo banese për përdorim. Shtetasit nuk mund të deklarojnë njëherazi më shumë se një vendbanim. Ata kanë të drejtë të zgjedhin lirisht në cilën banesë të jetojnë zakonisht ose të shumtën e kohës.

    Deklarimin e vendbanimit apo të banesës për pjesëtarët e një familjeje ka të drejtë ta bëjë kryefamiljari ose, në pamundësi të tij, çdo person madhor i familjes.

    Çdo person madhor, që vendos të jetojë në një vendbanim të ndryshëm nga ai i pjesëtareve të tjerë të familjes, bën deklarim individual të vendbanimit. Shtetasi mund të deklarojë, gjithashtu, në mënyrë individuale një banesë për përdorim vetjak.

    Shtetasi i mitur, apo që i është hequr zotësia për të vepruar, ka vendbanim të njëjtë, sipas rastit, me atë të kryefamiljarit, prindit me të cilin jeton apo të kujdestarit të tij. Kur një i mitur apo një person, të cilit i është hequr zotësia për të vepruar, banon në një vendbanim të ndryshëm nga prindërit e tij, deklarimi për të, bëhet sipas rastit, nga kryefamiljari, njëri nga prindërit, apo personi që zotëron kujdestarinë. Në këtë rast zyra e gjendjes civile administron edhe dokumentacionin që provon kujdestarinë mbi të miturin dhe vendbanimin e kujdestarit.

    Regjistrimi fillestar i vendbanimit/adresës së banesës, si dhe ndryshimi i saj, si rregull,
    bëhet në zyrën e gjendjes civile bashki/komunë që ka në juridiksion territorial vendbanimin apo banesën e deklaruar.

    Të dhënat, individuale e familjare, të përbërësve të gjendjes civile kanë karakter personal. Aktet, të dhënat dhe konfirmimet shkresore për gjendjen civile i jepen vetëm personit, që i përkasin këto të dhëna, anëtarit të familjes, apo përfaqësuesit ligjor si dhe atyre, që kanë legjitimitetin e kërkimit të trashëgimisë ligjore.

    Por këto të dhëna mund të kërkohen dhe të merren nga institucionet e organet, të cilave kjo e drejtë u njihet me ligj dhe i përdorin ato vetëm për qëllimin për të cilin janë marrë.

    Keto te dhena janë të vlefshme vetëm nëse lëshohen nga nëpunës të shërbimit të gjendjes civile, në mënyrën dhe formën e parashikuar në këtë ligj dhe në aktet nënligjore, të dala në zbatim të tij.

    Për çdo akt dhe dokument, që u jepet shtetasve, institucioneve dhe organeve të autorizuara me ligj, nëpunësi i zyrës së gjendjes civile shënon, në mënyrë të plotë, emrin, mbiemrin, nënshkrimin e vet dhe përdor vulën zyrtare të shërbimit të gjendjes civile.

    Ndryshimi i emrit dhe emrat e ndaluar

    Kohët e fundit janë vërejtur kërkesa për ndryshime të emrit, mbiemrit nga shumë shtetas dhe sidomos ata të cilët ktheheshin nga shtetet e BE-së, në kategorinë DEPORTIV/INAD. Duke qenë se kjo procedurë normale ligjore u kthye në një fenomen shqetësues për autoritetet shtetërore që përcillej edhe pranë strukturave përkatëse të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian për më tepër kjo mund t’u shërbente edhe elementëve kriminalë për t’i shpëtuar drejtësisë”.

    Duke u nisur nga kjo Ministria e Brendeshme ka miratuar nje draft ku percakton qe te gjithe shtetasit shqipetare mund te ndryshojne emrin e tyre menjeher sapo te mbushi moshen madhore ( 18 vjec ) dhe për të nisur procedurat për ndryshimin e emrit, ligji do të lërë në dispozicion periudhën njëvjeçare.

    Pas kësaj periudhe, qytetarët nuk do të kenë më mundësi për të marrë një emër tjetër.Kërkesa për ndryshimin e emrit ose mbiemrit duhet bërë vetëm një herë dhe për shkaqet e papërshtatshmërisë.

    Neni 57 i ligjit të gjendjes civile përcakton rastet kur mund të ndryshojë emri/mbiemri. Në projektligj është parashikuar që mbiemri të ndryshojë në rastet e parashikuara në Kodin e Familjes si me martesë, me divorc, dhe në rastet e birësimit, me kërkesë të personit të interesuar.
    Përveç këtyre rasteve është parashikuar mundësia e ndryshimit të emrit apo mbiemrit sipas një procedure vetëm kur interesat individuale nuk bien në kundërshtim me ato publike dhe vetëm në këtë masë do të njihet mundësia e vetme e individit për të ndërruar emrin/mbiemrin dhe sipas një procedure civile ku do të merren në konsideratë edhe plotësimi i kushteve substanciale dhe procedurale.
    Emri e mbiemri mund të ndryshojnë në rastet e përcaktuara në ligj dhe behet vetem me kerkesen e personit te interesuar dhe ky ndryshim mund te behet vetem nje here ne rastet e papershtatshmerise.
    Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile përcakton emrat e papërshtatshëm, në kuptim të këtij ligji, duke marrë mendim paraprak nga institucione të specializuara. Emrat e vlerësuar të papërshtatshëm me vendim gjyqësor përfshihen, drejtpërdrejt, në një përmbledhëse, që i vihet në dispozicion çdo zyre të gjendjes civile.
    Ndryshimi i emrit dhe i mbiemrit të prindit pasqyrohet te fëmija i mitur. Te fëmija në moshën madhore ndryshimi mund të bëhet me pëlqimin e tij, përveç rasteve të papërshtatshmërisë.
    Ky ndryshim pasqyrohet në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, pas miratimit të kërkesës së shtetasit, nga përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile.
    Në procesverbalin, që mbahet në këtë rast pasqyrohen përbërësit e gjendjes civile të shtetasit, shkaku i ndryshimit, si dhe emri e mbiemri i ndryshuar. Procesverbali nënshkruhet nga kërkuesi, nga të gjithë pjesëtarët madhorë të familjes, të cilët e kanë përbërës të tyre emrin ose mbiemrin, kur e pranojnë ndryshimin, nga nëpunësi i gjendjes civile dhe përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile.
    Emri e mbiemri i ndryshuar, si dhe numri e data e procesverbalit pasqyrohen në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Në bazë të procesverbalit ose të vendimit gjyqësor bëhen korrigjimet për personat, që kanë nënshkruar dhe për të miturit, ndërsa për pjesëtarët e tjerë madhorë, korrigjimet bëhen vetëm pasi të kenë dhënë pëlqimin me shkrim, të nënshkruar, të procesverbalit, përveç rasteve të vendosura nga gjykata.
    Personat, që e kanë përbërës emrin ose mbiemrin, por që janë familje më vete, bëjnë ndryshimin me kërkesën e tyre, me procesverbal të veçantë, ndërsa në rastet e papërshtatshmërisë, janë të detyruar ta pasqyrojnë ndryshimin brenda nje muaji nga marrja dijeni.
    Përveç ndryshimeve të mësipërme, emrit dhe mbiemrit mund t'i bëhen përmirësime dhe korrigjime, që lidhen me ndryshime e saktësime të shkronjave të veçanta. Këto ndryshime bëhen në bazë të kërkesës së personit të interesuar, sipas rregullave të përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

    Një tjeter fenomen shqetësues, po mjaft praktik në ditët e sotme të shuarjes së kufijve dhe dëshirës së prindërve për integrim të lehtë të fëmijëve të tyre në botën e qytetëruar e të shumëkërkuar është ai i regjistrimit të emrave.
    Në shumë raste, emrat e huaj regjistrohen nga prindërit, jo mbi bazën e rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, po mbi ato të gjuhës së huaj nga është huazuar emri i fëmijës, si Abyy, Alessio, Daisy, Jonathan, Alessandro, Alex, Brayan, Christel, Regina, që në varësi të prindit regjistrues shfaqen edhe si Brajan, Kristel, Rexhina; Frederico, Sarah, Aaron, Nicole, Evelyn, Richard, Chloe, Joi, Wendy dhe Stella.
    Ka dhe emra në të cilat ndihet edhe ndikimi grek, si Afrodhiti etj. Në zyrat e gjendjes civile tregojnë se ata janë kryesisht fëmijë të prindërve që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj, Greqi, dhe duhet të përshtaten me ambientin atje, që përtej arsyes së mësipërme lidhet dhe me përshtatjen e detyruar ndaj një ambienti tejet diskriminues e agresiv ndaj emigrantëve shqiptarë.
    Vihen re dhe emra që mund të përdoren nga të dyja gjinitë dhe është e vështirë të përcaktosh gjininë vetëm nga emri i zgjedhur, si Heby, Joi, apo Ariel. Ky fakt beri qe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka përcaktuar listën me emrat e papërshtatshëm për shtetasit shqiptarë te cilet i ndalojne te kërkojnë vendosjen e ketyre emrave.
    Emrat e ndaluar nuk janë gjetje shqiptare. Përkundrazi edhe në vende të tjera të botës ekzistojnë lista me emra të papërshtatshëm. Kështu p.sh., në Rumani ekzistojnë emra të pazakonshëm, si Imperator, Mercedes, Polici, Tarzan dhe Televizor që janë të ndaluar.
    Në Zelandën e Re ka një listë prej 102 emrash të ndaluar, mes të cilëve dhe Violence, Baron, Bishop, Duke, Judge, Justice, King, Knight (Dhunë, Baron, Peshkop, Dukë, Gjykatës, Drejtësi, Mbret, Kalorës). Po kështu në këtë shtet janë të ndaluar emrat Lucifer dhe Messiah, si dhe emrat thjesht me një shkronjë “C” apo “T” dhe emrat numra.

    Emrat e ndaluar ne Shqiperi jane
    • Ankim
    • Arançatë
    • Avash
    • Bretk
    • Berr
    • Burgim
    • Ballokume
    • Car
    • Cub
    • Curranë
    • Currelë
    • Careva
    • Carina
    • Çbane
    • Dert
    • Derman
    • Dovlet
    • Durak
    • Ekran
    • Eros
    • Ferman
    • Federatë
    • Fodulle
    • Gazep
    • Gallatë
    • Gabime
    • Groshe
    • Gjezap
    • Hyzmet
    • Përshëndetje
    • Hafije
    • Helme
    • Ironi
    • Jermësinë
    • Keqan
    • Keqe
    • Kralicë
    • Lëvere
    • Meze
    • Mëshirë
    • Mjaftë
    • Mjaftime
    • Mjaftoni
    • Mbarime
    • Mbete
    • Mbylle
    • Marrëzi
    • Ndalime
    • Pikëllime
    • Pafate
    • Pseerdhe
    • Rikë
    • Rakita
    • Spece
    • Sose
    • Stenatë
    • Sherre
    • Shkurte
    • Shkurtime


    Punoi: Endrit Lazeraj

Përgjigjju këtij mesazhi

Ju nuk jeni i autorizuar për të postuar një mesazh në forum.