Komisioni i Kthimit dhe kompensimit të pronave i njeh dhe i kthen personit “A” një truall prej 3 400 m2 ndodhur në qytetin e Tiranës. Me këtë vendim personi “A” bën rregjistrimin e kësaj sipërfaqeje në Z.R.P.P. Tiranë duke u pajisur edhe me çertifikatën përkatëse të pronësisë. Gjatë një kontrolli bërë komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave rezulton se prona e njohur dhe e kthyer në favor të personit “A” nuk i takon dhe i është dhënë atij padrejtësisht titulli i pronësisë.
Lidhur me këtë Prokuroria e Tiranës fillon çështjen penale dhe në përfundim të hetimit nuk arrin të provojë fajësinë e personit “A” lidhur me këtë fakt kriminal dhe për këtë fakt, vendos me vendim pushimin e çështjes penale në ngarkim të personit “A”. Më pas po kjo prokurori me vendim të saj prish vendimin e pushimit dhe vendos rifillimin e hetimeve në ngarkim të personit “A”, duke e çuar çështjen për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke akuzuar atë për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve zyrtare” si dhe për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer këto në bashkëpunim. Pas gjykimit të çështjes penale nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjykata vendos deklarimin e personit “A” fajtor dhe dënimin e tij përfundimisht me 6 vjet burgim. Pas apelimit bërë këtij vendimi në gjykatën e Apelit Tiranë kjo e fundit vendosi pushimin e gjykimit të çështjes penale në fjalë për shkaqe proceduriale. Ky vendim u la në fuqi nga ana e Kolegjit penale pranë Gjykatës së Lartë.
Ndodhur në këto kushte Prokurori i Përgjithshëm vendosi prishjen e vendimit të pushimit bërë fillimisht nga Prokuroria e Tiranës dhe rifillimin e hetimeve e ridërgimin e çështjes për gjykim përsëri po në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Pas gjyki mit të çështjes nga kjo gjykatë personi “A” u deklarua fajtor dhe u dënua po me 6 vjet burgim. Pas kërkesës për Apel ky vendim u prish nga ana e Gjykatës së Apelit.

Argumentoni juridiksiht kazusin. Cilat nga vendimet janë të bazuara në ligj dhe për çfarë arsye ligjore.