E Drejta Kushtetuese

ImageShoqëria “A” në janar 1999 vendosi të blejë me qëllim ndërtimi një terren të ndodhur në Tiranë. Pasi paraqiti dokumentacionin e nevojshëm në Bashkinë e Tiranës ajo u pajis nga kjo e fundit me leje ndërtimi dhe leje shesh ndërtimi të rregullt për relizimin e një pallati prej 8 katesh.
Në janar 2001 pasi shoqëria kishte filluar realizimin e punimeve dhe ndërtimi i objektit kishte arritur në katin e dytë, banorët e një pallati fqinj me objektin në ndërtim paraqesin në gjykatë një kërkesëpadi me objekt pushim cënimi të pronës së tyre si dhe anullimin e lejes së ndërtimit.
Gjykata e shkallës së parë realizoi 20 seanca gjyqësore të cilat shpesh shtyheshin për mungesë të mbrojtësve të palëve paditëse, dhe vetën në prill 2004 në bazë të raportit të ekspertëve në lidhje me cilësinë e objektit të risi dhe largësinë e tij nga prona e paditësve, vendosi të rrëzoi kërkesat e paditësve në lidhje me vlefshmërinë e lejes së ndërtimit si dhe me cënimin e pronës së tyre si rezultat i ndërtimit të objektit të ri.
Kërkesa ankimore e banorëve në Gjykatë të Apelit u rrëzua nga kjo e fundit në mars 2005 me arsyetimin se vendimi i Gjykatës së shkallës së parë ishte në interpretim të drejtë të ligjit dhe se ai bazohej në vlerësimin e ekspertëve se objekti i ri nuk cënonte pronën e paditësve. Në shqyrtimin e saj Gjykata e Apelit u bazua në një ekspertim të ri i cili në tërësi konfirmoi mendimin e ekspertëve të gjykatës së shkallës së parë.
Në vijim të Rekursit në Gjykatëtë Lartë paditësat i kërkuan kësaj të fundit shfuqizimin e vendimeve të të dy gjakatave mësipër pasi janë rezultat i interpretimit të gabuar të ligjit dhe paraprakisht kërkuan pezullimin e ekzekutimit të vendimit dhe pezullimin e punimeve në ndërtimin e objektit deri në përfundim të gjykimit. Në maj 2005 Gjakata e Lartë vendos pezullimin e punimeve deri në përfundim të procesit.
Në dhjetor 2006 Gjykata e Lartë vendosi: Ndryshimin e vendimeve të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe Të Gjykatës së shkallës së parë Tiranë dhe pranimin e kërkespadisë. Detyrimin e palës së paditur Shoqëria “A” të pushojë cënimin në pronësi ndaj paditësve. Anullimin e vendimeve të K.Rr.T. pranë Bashkisë Tiranë.
Shoqëria “A” pas 6 vitesh gjykime dhe në situatë të rëndë ekonomike të shkaktuar nga pezullimi i punimeve vendos t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Pyetje:
Në cilësinë e mbrojtësit të Shoqërisë “A” parashtroni argumentat në lidhje me pretendimet e mundshme të kësaj shoqërie në Gjykatë Kushtetuese, për shkelje të procesit të rregullt ligjor në aspektet e ndryshme të tij.