Presidenti i Republikës me Vendimin X (Dekreti nr. 3037, datë 01.06.2001) ka shkarkuar nga detyra si prokuror A.B. A.B. me padinë me objekt «Shfuqizim i dekretit nr. 3037, datë 01.06.2001 të Presidentit të Republikës» ka kërkuar shfuqizimin e dekretit të bazuar ne nenin 324/a e vijues te K.Pr.Civile. Gjykata e Lartë në vendimin e saj unifikues Nr.3, datë 30.01.2003 me objekt «Shfuqizim i dekretit nr. 3037, date 01.06.2001 te Presidentit te Republikës» ka vendosur që të mos marrë në shqyrtim padinë me arsyetimin që ajo nuk mund të shqyrtojë sipas K.Pr.Civile padi të tilla.

1. Sipas kësaj Gjykate, dekretet e Presidentit të Republikës, duke përfshirë edhe ato të largimit apo transferimit nga detyra të prokurorëve, nuk mund të kundërshtohen në gjykatë pasi ato:

a. janë akte administrative, por të një natyre të veçantë
b. janë të natyrës juridiko-kushtetuese dhe jo akte administrative.

2. Sipas Gjykatës së Lartë, vendimmarrja për largimin nga detyra të prokurorëve është:
vendimmarrje që ka në bazë besimin dhe besnikërinë ndaj shtetit vendimmarrje që bazohet vetëm në mungesën e profesionalizmit
3. Sipas Gjykatës së Lartë, marrëdhëniet e punës së prokurorëve me shtetin:
a. bazohen në një kontratë të thjeshtë pune
b. bazohen në një kontratë të veçantë të shërbimit publik, nëpërmjet të cilës ata marrin përgjegjësi të veçantë për mbrojtjen e interesave të larta publike, në të cilat mishërohet vetë sovraniteti i shtetit.

4. Sipas Gjykatës së Lartë,
a. Presidenti nuk është organ i administratës publike
b. Presidenti nuk nxjerr në asnjë rast akte administrative

5 Sipas Gjykatës së Lartë dekreti i Presidentit për shkarkimin e prokurorit
c. nuk i nënshtrohet N. 18 të KPA-së
d. nuk i nënshtrohet kontrollit nga gjykata për asnjë aspekt të marrëdhënies së punës të prokurorëve

6 Sipas Gjykatës së Lartë
a. prokurori nuk legjitimohet të kundërshtojë në gjykatë dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin, transferimin, apo shkarkimin e tij, për shkak të natyrës juridike të dekreteve të Presidentit të përcaktuar nga Kushtetuta dhe për shkak të karakterit te posaçëm të kontratës se shërbimit publik
b. Presidenti legjitimohet si i paditur në rastet kur kërkohet në gjykatë shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës

8. A është i drejtë arsyetimi i Gjykatës në këtë rast:
a. po
b. jo

9. Ky vendim i Gjykatës së Lartë:
është ende në fuqi
nuk ka vlerë juridike për shkak të dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr. 25/2002 dhe nr. 38/2003 ku ndër të tjera përcaktohet shprehimisht se dekreti i Presidentit për prokurorët është akt administrativ individual

10. Gjykata Kushtetuese ka:
shfuqizuar shprehimisht këtë vendim të Gjykatës së Lartë
ka interpretuar në përgjithësi natyrën e dekretit të Presidentit por jo këtë vendim të Gjykatës së Lartë
{burimi:kld.al}