Ministria e Brendshme
Drejtoria e Përgj. e Policisë
Drejtoria e Forcave xxxxxxxx


Lënda: Njoftim për kthimin e pagesave të përfituara tepër nga pagasa kalimtare.
Drejtuar: z. x.y, adresa....
- Nga auditi i kryer nga Drejtoria e Policisë rezultoi si debitor në shumën 203.535 lekë për shkak të pagesës kalimtare të përfituar më tëper nga ana juaj, pasi me aktin normativ nr.5 datë 10/11/2010, që i shtrin efektet për përfitimet nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10142 datë 15/05/2009 "Për sigurimin shoqëror suplementar....... të punonjësve të policisë së shtetit", është bërë ndryshimi për pagesën kalimtare nga 50% të pagës referuese bruto mujore , në 50% të pages referuese neto mujore.
Me 01/11/2011, nga sektori i financës ju janë mbajtur 16.082 lekë, ndaj detyrimi juaj është në shumën 187.453 lekë.
Pas llogaritjes së kryer nga grupi i auditimit rezultoni debitore në shumën e lartëpërmendur. Ju mund të ekzekutoni vullnetarisht detyrimin, duke derdhur shumën në llogarinë xxxxxxxxxx, në të kundërt keni të drejtë të ankimoheni në rrugë administrative brenda 30 ditësh nga data e marrjes së njoftimit, në Drejtorinë e Pergj. të Policisë së Shtetit dhe/ose t'i drejtoheni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes ose e njoftimit të vendimit të organit më të lartë administrativ, që ka shqyrtuar ankesën në rrugë administrative, ose drejtëpërdrejtë në gjykatë.
Në të kundërt nga ana jonë do të ndiqet procedura ligjore për kthimin e shumës së lekëve, përfituar tepër nga ana juaj.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

Komandanti
K/Komisar xxxxxx yyyyyyy


- Cili është mendimi juaj për çështjen?