Cila është gjykata kompetente...

  • juridiksi
    juridiksi
    Moderator

    më 29/10/2013 në 23:46

    (Procedurë Civile)

    Kërkuesi F.C. është mbajtur nga ana e organeve kompetente shtetërore në ambjentet e paraburgimit prej datës 03.12.2003 deri me datën 23.01.2004. Kjo masë sigurimi ndaj tij është marrë për shkak se prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e akuzonte për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal . Përfundimisht me vendimin datë 23.01.2004 gjykata ka vendosur pushimin e çështjes penale në ngarkim të kërkuesit F.C.
    Kërkuesi mbështetur në nenet 268 dhe 269 të K. Pr. Penale me anë të kërkesë padisë ka kërkuar në Gjykatën Civile të dëmshpërblehet për ditët e burgimit të pa drejtë.
    Me vendimin nr 5612, dt 24.10.2006, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur rrëzimin e kërkesë padisë të kërkuesit F.C. Ky vendim është ndryshuar me vendimin nr. 1533 dt 07.12.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë e cila ka vendosur : "Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë të F.C. duke i njohur atij të drejtë të dëmshpërblehet vetëm për Shumën 153.000 lekë. Kërkuesi mbas dhënies së këtij vendimi të Gjykatës së Apelit Tirane i është drejtuar Gjykatës së shkallës së parë Tiranë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit bazuar në nenet 510/a dhe 511/a të K. Pr. Civile. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 201, datë 09.07.2008 ka vendosur : "Shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile me kërkues F.C. dhe me objekt : Lëshimi e urdhërit të ekzekutimit të vendimit nr. 1533 datë 07.12.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë" me arsyetimin se lëshimi i urdhërit të ekzekutimit përkatës konstatohet se është në kompetencë lëndore të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimi i saj për gjykim në Gjykatën e Apelit Tiranë.
    Gjykata e Apelit Tiranë pasi ka pranuar për gjykim këtë çështje i ka parashtruar Gjykatës së Lartë kërkesën e saj duke pretenduar se :
    "Kopetenca për gjykimin e kërkesës paraqitur nga ana e kërkuesit F.C me objekt lëshimin e urdhërit të ekzekutimit është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë mbasi në rastin konkret titull ekzekutiv përbën vendimi i Gjykates së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe jo vendim i Gjykatës së Apelit Tiranë.
    Gjykata e shkallës së parë ka gabuar në zbatimin e ligjit duke arsyetuar se një gjykatë e shkallës më të ulët mund t’i dërgojë një çështje për kompetencë gjykimi një gjykate më të lartë." Pra, me fjalë të tjera Gjykata e Apelit arsyeton se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk mund t’ja dërgoje këtë çështje për gjykim Gjykatës se Apelit duke e konsideruar atë gjykatë kompetente mbasi Gjykata e Apelit është gjykatë e një shkalle më të lartë.

    Përgjigjuni pyetjeve :
    1. Në rastin e mësipërm, cila është gjykata kompetente që duhet të lëshojë urdhrin e ekzekutimit?
    2. Cili është vendimi për të cilin lëshohet urdhri i ekzekutimit (është vendimi i dhënë nga ana e Gjykatës së shkallës së parë apo vendimi i dhënë nga ana e Gjykatës së Apelit me të cilin është ndryshuar vendimi i shkallës së parë )
    3. Në bazë të nenit 510/a të K.Pr. Civile urdhëri i ekzekutimit lëshohet për një titull ekzekutiv i cili është vendim civil i formës së prerë të gjykatës. Duke patur parasysh këtë përcaktim të këtij neni ju duhet të tregoni se në cilat raste një vendim gjyqësor merr formë të prerë sipas K. Pr. Civile?
    4. A ka të drejtë ligjërisht Gjykata e shkallës së parë kur vendos moskompetencën e saj për gjykimin e një çështjeje, t’ja dërgoje atë për kompetencë gjykimi Gjykatës së Apelit (pra t’ja dërgojë për gjykim një gjykate më të lartë) ?
  • më 19/12/2013 në 22:34

    Normal qe kopetente eshte Gjykata e Shkalles se pare.
  • Av.Malvina
    Av.Malvina

    më 07/08/2018 në 16:54

    1.urdherin e ekzekutimit e leshon gjykata e shkaes se pare
    2.urdheri i ekzekutimit leshohet per vendimin e formes se prere, pra te gj.apelit
    3.kur ka komflikt moskompetence ceshtja i dergohet gj.larte
  • Av.Malvina
    Av.Malvina

    më 07/08/2018 në 16:55

    1.urdherin e ekzekutimit e leshon gjykata e shkaes se pare
    2.urdheri i ekzekutimit leshohet per vendimin e formes se prere, pra te gj.apelit
    3.kur ka komflikt moskompetence ceshtja i dergohet gj.larte

Përgjigjju këtij mesazhi

Ju nuk jeni i autorizuar për të postuar një mesazh në forum.