A, lidh një kontratë sipërmarrje me shoqërinë ndërtuese B

  • juridiksi
    juridiksi
    Moderator

    më 29/10/2013 në 22:50

    (E drejta administrative)

    A, lidh një kontratë sipërmarrje me shoqërinë ndërtuese B me qëllim ndërtimin e një godine 10 katëshe në truallin me sipërfaqe 1000 m2. Pas marrjes së lejes së sheshit të ndërtimit dhe lejes së ndërtimit me afat 2 vjeçar shoqëria B filloj të ndertoj objektin e miratuar. Me vendim të Bashkisë A prishi vilën 2 katëshe ekzistuese në terrenin ku do të ndërtohej godina e re .
    Për rreth 1 vit punimet për ndërtimin e godinës u pezulluan pasi në truall u gjeten objekte me vlerë historike të cilat u dërguan në muzeun arkiologjik.
    Në përfundim të afatit dy vjeçar duke pasur parasysh se godina 10 katëshe nuk kishte përfunduar shoqëria B i kërkoi Bashkisë zgjatjen e lejes së ndërtimit. Shoqëria nuk mori përgjigje për kërkesën e saj.
    Pas përfundimit të objektit , organet përkatese vendosen që ai duhet të prishej pasi ishte ngritur jashtë afatit të parashikuar të lejes së ndërtimit e si i tillë konsiderohej si e ndërtuar pa lejen e ndërtimit të lëshuar nga Bashkia e qytetit.

    Pyetje
    1. Cila është rruga që duhet të ndjekë A dhe shoqëria B për të mbrojtur interesat e tyre?
    2. A mund të themi se është në juridiksionin e gjykatës kundërshtimi i vendimeve të inspektoriatit të ndërtimit pranë bashkisë?
    3. Si avokat të A dhe shoqërisë B mund të këshilloni klientet të padisin Bashkinë në Gjykatë duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të prishjes së objektit?
    4. Fakti se nuk është marrë asnjë përgjigje në lidhje me kërkesën e depozituar për zgjatje të lejes së ndërtimit , mund të konsiderohet se ajo është dhënë sipas parimit “të pranimit të heshtur “ të parashikuar në Kodin e Proceduarve Administrative dhe në ligjin e urbanistikës.
  • Av.Malvina
    Av.Malvina

    më 07/08/2018 në 16:49

    1. Pezullimi i punimeve nuk eshte shkaktuar per faj te subjekteve a dhe b, por te nje rendesie madhore. 2. Kane te drejte qe te kundershtijne vendimin e bashkise sepse perben akt adm,3. Jemi perpara parimit te miratimit ne heshtje nese nga degimi i kerkeses nuk eshte kthyer pergjigje brenda afatit lihjor prej 45 diteve max

Përgjigjju këtij mesazhi

Ju nuk jeni i autorizuar për të postuar një mesazh në forum.