Créer un site internet

Punëtori bie nga makina

  • juridiksi
    A. i cili punonte pranë një firme që merrej me mirëmbajtjen e rrugëve, për realizimin e kësaj detyre (për transportin e punëtorëve dhe të veglave të punës. A. ka përdorur automjetin e tij personal tip «Nisan Patrol», megjithëse ky mjet nuk ishte posaçërisht i përshtatshëm për këtë transport.
    Një ditë, për të kryer punimet, A. kishte marrë në makinën e vet për të çuar në vendin e punës B., C. dhe D. Në momentin që automjeti kishte qëndruar dhe punëtorët po merrnin veglat e tyre, nga karroceria e automjetit rrëzohet D., i cili ndonëse dërgohet në spital, sipasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

    - Përcaktoni nëse kemi vepër penale në rastin konkret, nëse po bëni kualifikimin e duhur ligjor.
  • Fredi
    • Fredi
    Mendoj se personi A pergjigjet per vepren penale te "shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor" me pasoj vdekjen e D...sepse A s'mund te jete subjekt i posacem tek vp e shkeljes se rregullave dhe sigurise ne pune,nuk e ka kete cilesi,,por sipas meje A -ja ka trasportuar me makinen e tije njerez qe sipas codit rrugor ajo nuk eshte mjet i klasifikuar per trasportuar njerez,,pra nga ky veprim si element i anes objektive ka ardhur pasoja ,,vdekja e D-se,,dashja si element i anes subjektive eshte ne formen e pakujdesise sepse A,-ja e parashikon ardhjen e pasojes,nuk e deshiron qe B,C,D tu ndodhi gje,,dhe mendon se me aftesine e tij do ti evitoj ato.si perfundim kemi ekzistencen e 4 elementeve te v,p te latpermendur.

Përgjigjju këtij mesazhi

Ju nuk jeni i autorizuar për të postuar një mesazh në forum.