Créer un site internet

Pronari A i një toke bujqësore qëllon mbi hajdutin

  • Pronari A i një toke bujqësore pasi sheh një hajdut B në tokën e e tij duke vjedhur të mbjellat, qëllon në ajër me qëllim vetëm për ta trembur hajdutin. Hajduti nga frika ikën me vrap dhe pak metra më tej hedh dhe ato që kishte vjedhur. Edhe pas kësaj pronari e ndjek me vrap dhe me armë në dorë për t'a ndaluar. Afro 10 metra distance nga hajduti tenton të qëllojë drejt tij. Hajduti në këto kushte i frikësuar se pronari edhe mund ta qëllonte nxjerr armën e tij dhe plagos pronarin.

    Analizoni përgjegjësinë penale të A-së dhe B-së nëse kanë.
  • 1. Personi A dhe personi B, nëse armët i posedonin pa leje do të përgjigjen për “armëbajtje pa lejë”

    2. Personi A duke qëlluar në ajër ka realizuar qëllimin e “mbrojtjes nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit” që personi B ka bërë ndaj pronës së tij.

    3. Duke tentuar për të qëlluar për herë të dytë ndaj B ka gabuar pasi duke qënëse B ka qënë duke u larguar, pasi ka kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme, prandaj për këtë përgjigjet për “tentativë për vrasje”, pasi ka tentuar të qëllojë edhe se sulmi ka mbaruar.

    4. Personi B përgjigjet për “vjedhje”, pasi ka hyrë në pronën e A për të vjedhur.

    5. Personi B nuk ka përgjegjësi penale për plagosjen e A, pasi ka vepruar në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.*

Përgjigjju këtij mesazhi

Ju nuk jeni i autorizuar për të postuar një mesazh në forum.