Personi A po udhëtonte me makinën pronë e tij në drejtim të kufirit me Greqinë. Në Korçë ai ndalon për t'u furnizuar me karburant dhe rastësisht takon personin B i cili kishte qenë shoku i tij për kohën që kryenin shërbimin ushtarak , i cili pasi mëson se personi A po udhetonte për në shtetin grek i kërkon që ta marrë deri në pikën e kufirit të Kapshticës. Pasi nisen për në drejtim të kufirit në një distancë rreth 15 km pa arritur në destinacion personi A konstaton se një makinë policie ishte vënë në ndjekje të tyre. Kjo për faktin se me anën e policëve civil të antidrogës kohë më parë ishte vënë në vëzhgim dhe ndjekje personi B si një person i njohur si trafikant lëndësh narkotike. Ndodhur në këto kushte personi A duke u vënë edhe në dijeni të faktit se personi B kishte me vete një çantë me lëndë narkotike dhe me kërkesën e tij, lëviz me shpejtësi duke mos i'u bindur kërkesës për të ndaluar bërë nga ana e policisë. Gjatë lëvizjes me shpejtësi drejt kufirit dhe në shmang'je të ndjekjes nga policia në një kthesë personi A konstaton një person i cili ishte rreth 40 m përpara makinës dhe në moment sapo pa makinën që po vinte në drejtim të tij shtrihet përtoke dhe si rezultat makina i kalon sipër duke i shkaktuar vdekjen.
Pas ndalimit të dy personave si dhe pas bërjes së autopsisë të viktimës e cila rezultoi se shkaku i vdekjes së tij ishte infarkti i miokardit. Organi i akuzës filloi çështjen penale duke e akuzuar personin A për veprën penale të trafikimit të lëndeve narkotike kryer në bashkëpunim dhe për veprën penale të shkeljeve të qarkullimit rrugor me pasojë vdekje të mbetur në tentative. Ndërsa peroni B u akuzua për veprën penale të trafikimit të lendeve narkotike kryer në bashkëpunim me personin A. Pas gjykimit të çeshtjes gjykata në përfundim vendosi deklarimin fajtor dhe dënoi personin A dhe personin B për veprat penale të përcaktuara në akuzën nga ana e prokurorisë.

Analizoni juridikisht kazusin