Créer un site internet

Përdhunon shokun e gjimnazit dhe e vret atë

  • moderator
    Personi A (femër) duke kaluar në rrugicën pranë shtëpisë së saj sheh personin B (mashkull) me të cilin kishte qenë në gjimnaz në të njëjtën klasë. Në atë kohë midis tyre kishte pasur një simpati/pëlqim reciprok, por asgjë më shumë!
    Gjatë trazirave të vitit 1997 personi A kishte ikur drejt Italisë dhe atje kishte ushtruar prostitucionin, duke u përfshirë gjithashtu në një rrjet organizatash kriminale, arsye për të cilat, 10 vitet e fundit kishte vuajtur dënimin me burg në shtetin fqinj.
    Kujtimet e adoleshencës i zgjojnë ndjenjën që kishte pasur për atë djalë, motiv për të cilin i afrohet shtetasit A. Ky i fundit tenton të largohet, por gjendet i papërgatitur karshi dhunës së ushtruar nga vajza, e cila vazhdon në qëllimin e saj për të kryer marrëdhënie suksuale tej dëshirës së djalit, duke e përdhunuar personin B.
    N përfundim të aktit seksual, nga kundërshtimi i djalit konflikti thellohet më tej dhe degjeneron deri në atë pikë sa vajza nxjerr një thikë të gjatë (që sipas ligjit "Për armët" përmbush elementet e armës së ftohtë) dhe e godet për vdekje personin B.
    Nga frika që e pushton pas këtij fakti dhe me qëllim që fakti të mos merrej vesh nga askush, ajo merr trupin e pajetë të djalit, e fut në bagazhin e makinës së saj dhe e varros në një gropë që hapi në periferi të qytetit.
  • moderator
    - Cilësoni juridikisht veprat penale që janë kryer në këtë rast, duke identifikuar gjithashtu në përfundim dhe mënyrën që do të përdoret për përcaktimin e dënimit përfundimtar.
  • moderator
    Zgjidhje:

    Së pari, në bazë të nenit 102 marrëdhënie seksuale me dhunë më të rritura paragrafi fundit thotë vepra ka sjellë pasojë vdekjen dënohet me burgim 10 deri 20 vjet ..( jam pak në dyshim tek ky nen sepse shprehet vetëm kur viktimat janë femra se thotë me të rritura )
    Së dyti, në bazë të nenit 279 armëmbajtje pa leje ose 5 vjetë.
    Se treti, në bazë të nenit 303 fshehja ose asgjësimi i kufomës (këtu thotë e bërë me qëllim për të ndihmuar autorin e krimit në këtë rast autori vetë ndihmohet) gjer në 5 vjet
    Në bazë të nenit 47 gjykata merr parasysh në dhënien e vendimit rrezikshmërinë e veprës, të autorit, shkalla e fajësisë dhe rrethanat lehtësuese apo rënduese
    për mendimin tim kemi rrethana rënduese neni 50/1 për motive të dobëta.
    Neni 55 - Caktimi i dënimeve për disa vepra penale gjykata cakton dënimin për secilën vepër dhe më pas jepet si përfundim dënimi më i rëndë i shtuar. Dënimi më i rëndë i shtuar nuk mund të kapërcejë shumën e përgjithshme të dënimeve as kufirin më të lartë të parashikuar për llojin e dënimit të dhënë nëse gjykata çmon se kryerja e shumë v.p. nuk tregon rrezikshmëri të madhe të fajtorit mund të japë si dënim përfundimtar dënimin më të rëndë që ka caktuar për një nga veprat penale.. pra 20 vjet burg.
    Për sa i përket mënyrës që do të përdoret për përcaktimin e dënimit përfundimtar, do mjaftonte thjesht mënyra, pa përcaktuar përfundimisht masën ekzakte të dënimit.
    Këtu kemi të bëjmë me konkurim veprash penale. Neni 102 parashikon si autor mashkullin dhe si viktimë femrën prandaj nuk mund të perdoret në këtë rast. Legjislatori shqiptar parashikon vetëm marrëdhëniet e imponuara nga mashkulli (në fakt nuk e di se sa mund të qëndroje ky si rast sepse është shumë e vështirë që femra të përdhunojë një mashkull kur dihet se në një raport seksual mashkulli është partneri aktiv). Gjithsesi, personi A akuzohet për Marrëdhënie seksuale në vende publike (neni 107), vrasja e kryer mendoj se është ajo e parashikuar nga neni 77 ,vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër.
    Në këtë rast nuk bëhet besoj të bëhet fjalë për paragrafin e fundit të nenit 102 i cili parashikon vdekjen e ardhur si pasojë e marrëdhënies seksuale në vetvete dhe jo si pasojë e veprimeve të mëvonshme të agresorit. Në konkurim futen edhe neni 279 (armëmbajtje pa leje e armëve të ftohta) dhe neni 303 (Fshehje ose asgjësim i kufomës). Në këtë rast duke qenë se kemi të bëjmë me një konkurim material krimesh dhe duke qenë se veprat e kryera paraqesin rrezikshmëri të lartë të personit A (sipas nenit 55 k.p), mendoj se vajza duhet të dënohet me shumën e dënimeve të lartpërmendura pra me 31 vjet heqje lirie.
    Për sa i përket veprave penale, mendoj se ato duhet të jenë:
    a) marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, n.102. Në këtë rast, do të përdorim interpretimin e zgjeruar, duke futur në kategorinë e viktimave jo vetëm femrat por edhe meshkujt. Nuk jemi duke përdorur analogjinë. Interpretimi i zgjeruar është plotësisht i ligjshëm.
    b) duke analizuar paragrafin e tretë të kazusit, mendoj se personi A duhet të akuzohet për plagosje të rëndë me dashje, me pasojë vdekjen, sipas n. 88 te KP. Arsyetimi im është sepse vajza kishte ndjenja të veçanta për djalin dhe ajo nuk kishte vepruar me qëllim që ta vriste, por dëshironte vetëm të mbyllte konfliktin që kishte nisur si pasojë e kundërshtimit që B i kishte bërë A-së ndaj kryerjes së marrëdhënies seksuale pa dëshire. Sigurisht, unë këtu po spekuloj, duke marrë parasysh që arsyeja pse A kreu marrëdhënie seksuale më dhunë me B, ishte edhe kujtimi i ndjenjave të rinisë.
    c) A do të dënohet për mbajtje pa leje të armëve të ftohta sipas n.279.
    d) Duke parë veprimet e mëpasshme të A, mendoj se duhet të dënohet edhe për vepren penale të fshehjes/asgjësimit të kufomës të parashikuar nga neni 303.
    Nuk mendoj se kemi konkurim veprash penale, sepse nuk kemi një vepër të parashikuar nga disa dispozita; kemi disa vepra te parashikuara në dispozitat përkatëse. Gjykata, në caktimin e dënimit, do të bazohet në rrezikshmëritë e veprave penale si edhe në rrethanat rënduese apo lehtësuese. Sipas n.55 të KP, duhet të zbatohet dënimi më i rëndë i shtuar i cili nuk mund të tejkaloje shumën e përgjithshme të dënimeve të caktuara veç e veç, as kufirin më të lartë të parashikuar për llojin e dënimit të dhënë.
    Duke u bazuar në rrezikshmërinë e veprave penale, mendoj se ajo më e rrezikshmja është plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen. Për këtë vepër, dënimi është nga 5 deri 15 vjet. Për veprën e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura dënimi është 3 deri 10 vjet.
    Për mbajtjen pa leje të armëve të ftohta, dënimi është deri ne 5 vjet. Këtu mendoj se duhet të caktohet dënimi maksimal, pra 5 vjet.
    Për veprën e parashikuar nga n. 303, pra fshehja/asgjësimi i kufomës, dënimi është deri në 5 vjet. Sipas n. 55, shuma nuk duhet të kalojë masën maksimale që është parashikuar për llojin e dënimit të dhënë. Te kjo pjesë nuk jam shumë e qartë, por besoj se nënkuptohet se nuk duhet të tejkalojë dënimin maksimal për plagosje të rëndë me dashje, me pasojë vdekjen. Pra, mendoj se personi A nuk do të dënohet me më shumë se 15 vjet heqje lirie.
    Na hyn në punë neni 88 pasi A nuk e ka kryer vrasjen në lidhje me një krim tjetër. Ajo e ka konsumuar veprën dhe pastaj ka ndodhur debati i cili ka përfunduar me përdorimin e thikës. Sidoqoftë, duke pasur vetëm kaq të dhëna, mendoj se nuk mund të jepet një përgjigje ekzakte. Megjithatë, unë përsëri mendoj se nuk duhet t'i ndryshoj asgjë përgjigjes sime..
    Neni 102 nuk na hyn në punë, mendoj se neni 77 do ishte më i përshtatshëm pra, vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër (VRASJA ME DASHJE QE PARAPRIN , SHOQERON FSHEH OSE PASON NJE KRIM TJETER DENOHET ME BURGIM JO ME PAK SE 20 VJET ) pastaj kemi dhe armemëbajtje pa leje , fshehjen e kufomës edhe kjo femra që është me precedent penal. (mbi 20 vjet burgim )
    Për nenin 88 nuk jam sepse ai është qëlluar me thikë dhe ka vdekur ''direkt'' ose me saktë aty për aty smund ta quajmë të plagosur edhe pas një kohe te caktuar ai vdiq edhe se ka pak mangësi në termin kohë edhe në elemente të tjerë n77 përshtatet .
    {burimi i përgjigjes së mësipërme:http://psikologji.net/forumi/index.php?topic=2864.0}

Përgjigjju këtij mesazhi

Ju nuk jeni i autorizuar për të postuar një mesazh në forum.