Në vitin 1975 tre të rinjë nga Shkodra vendosin të arratisen...

  • më 09/08/2013 në 23:45 Quote this message

    Në vitin 1975 tre të rinjë nga qyteti i Shkodres A, B dhe C vendosin që një natë të arratisen nga Liqeni i Shkodrës për në Mal të Zi. A dhe B ishin vëllezër kurse C një shok i tyre. Ata e lënë që të takohen në darkë vonë pranë liqenit ku do prisnin momentin e përshtashëm që të futeshin në liqen dhe të largoheshin në drejtim të Malit të Zi. Futen në liqen dhe në këto momente fillon një stuhi shiu e madhe dhe vendosin që të dalin në breg po prapë në token shqiptare. Kur dalin në breg shohin që B-ja nuk doli nga liqeni. Në këtë moment vjen dhe i dikton policia dhe i dërgon në hetuesi . Shtetasi A vëlla me shtetasin B akuzon C-në se i ka mbytur vëllanë në liqen. Shtetasi C dënohet me 20 vite burgim. Shtetasi B kishte kaluar në Mal të Zi dhe pastaj në SHBA. Kur ndryshon sistemi B-ja kthehet nga SHBA-të në qytetin e Shkodrës. Shtetasi C kishte dalë nga burgu dhe rastësisht shikon shtetasin B në qytet. Nga mllefi që kishte se kishte bërë 15 vite burgim për një akuze të pa qenë e qëllon me armë B-në ku edhe gjen vdekjen.
  • më 09/08/2013 në 23:50 Quote this message

    Çështja shtrohet:
    - Çfarë vepre penale kemi?
    - A do mbajë pergjegjësi penale C-ja, kur dihet qartë që ai ka vrarë një person që rezultonte i vdekur në gjendjen civile?
    Nëse po, si do kualifikohet vepra?
  • E
    E

    më 08/01/2018 në 21:28 Quote this message

    Nuk mund te denohesh dy here per te njejten veper penale

Përgjigjju këtij mesazhi

You're using an AdBlock like software. Disable it to allow submit.