Personi A ka disponuar nëpërmjet kontratës së shitjes mbi një pasuri të paluajtshme...

  • juridiksi
    juridiksi
    Moderator

    më 29/10/2013 në 23:13

    Personi A ka disponuar nëpërmjet kontratës së shitjes mbi një pasuri të paluajtshme pronë e këtij të fundit, duke ja shitur atë personit B. Rezulton e provuar se shitja është bërë me shkresë të thjeshtë më 30 janar të vitit 1993, kundrejt një çmimi prej 10 000 $ dhe në praninë e dy dëshmitarëve C dhe D. Rezulton se pasuria e paluajtshme ndodhet në një zonë të preferuar të qytetit të Tiranës.
    Personi B e ka poseduar shtepinë e blerë qetësisht deri në dhjetor të vitit 2004. Në këtë kohë ai hynë në bisedime me një shoqëri ndërtimi, për të ndërtuar një pallat banimi në tokën mbi të cilën ishte ndërtuar shtëpia e blerë në janar të vitit 1993.
    Personi A bie në dijeni të këtij fakti dhe i kërkon personit B, që ta fusë edhe atë në pjesën që do të marrë nga shoqëria ndërtuese, me arsyetimin se çmimi i shitjes së shtëpisë së realizuar midis tyre ishte shumë i vogël dhe ai (personi A) kishte humbur shumë nga shitja që i kishte bërë në vitin 1993 dhe se ai (personi do të kishte një fitim shumë të madh si pasojë e marrëdhënies që do të krijonte me shoqërinë ndërtuese. Personi B e refuzon kërkesën e bërë nga ana e personit A duke i thënë se ai ja kishte shitur shtëpinë në janar të vitit 1993 kundrejt shumës prej 10 000 $ dhe nuk kishin se çfarë të diskutonin më.
    Në këto kushte personi A i drejtohet nje Zyre Avokatie e cila e këshillon që t'i drejtohet Gjykatës me padi.

    Duke u vënë në rolin e avokatit të zyrës së avokatisë , i ngarkuar me ndjekjen e çështjes, jepni përgjigje pyetjeve të mëposhtme:

    1. A është bërë pronar personi B sipas veprimit juridik të shitjes së datës 30 janar 1993? jepni mendimin tuaj të arsyetuar.
    2. A mund t'i drejtohet personi A gjykatës për të kërkuar kthimin e sendit të shitur? Në rast se po, cila do të ishte padia që ju mund të ngrinit në një rast të tillë, baza ligjore e saj dhe cili do të ishte shkaku ligjor mbi të cilin do të mbështesnit kërkimin tuaj? Jepni mendimin tuaj të arsyetuar.
    3. A mund të hyjë në marrëdhënie për ndërtimin e pallatit me firmën e ndërtimit personi B dhe cili do të ishte kushti thelbësor ligjor për krijimin e një marrëdhënie juridike të vlefshme midis tyre? jepni mendimin e arsyetuar.
  • enkeleda
    enkeleda

    më 08/04/2014 në 20:10

    mendoj se personi B nuk eshte pronar i tokes se shitur nga personi A sepse shitja e prones eshte bere nga nje dokumnet i thjeshte , nderkohe qe shitja e pasurive te paluajtshme duhet bere me akt noterial,sidhe te rregjistrohet.per te qene i vlefshem,ne te kundert eshte i pavlefshem.kjo gje ne kete rast nuk eshte realizuar.dhe personi A eshte akoma pronar i siperfaqes se tokes.persa i perket pergjigjes se trete
  • Av.Malvina
    Av.Malvina

    më 07/08/2018 në 16:45

    1. Veprimi juridik i vlefshme per kalimin e pronesise parashikohet ne nenin 705 k.c, forma eshte e domosdoshme per vlefshmerine e veprimit juridik, egjithate vullneti i tij i brendshem eshte materializuar ne forme te jashtme ,duke pasur deshmitar , te cilet e vertetojne kte fakt juridik.mund ti drejtohet gjykates me padine e rivendikimit, por b mund ta prapesoje me ane te nje kunderpadie e fitimit te prones , pavarsisht mungeses se formes te veprimit juridik, thelbi i formes eshte per tu vertetuar perputhja e vullnetit te brendshem , duke mos qene i cenuar nga lajthitja, kercenimi etj etj .per kete ka prove dy deshmitare. Per me teper b ka mbi dhjrt vjet qe e disponon dhe mund te kerkoje kalimin me ane te parashkrimit fitues

Përgjigjju këtij mesazhi

Ju nuk jeni i autorizuar për të postuar një mesazh në forum.