Të studiosh për drejtësi...

Matura Shtetërore : MASH-forum :

P R O G R A M I

(Pjesa Speciale )

PËR KONKURSIN E PRANIMIT NË FAKULTETIN E DREJTËSISË U.T.

VITI AKADEMIK 2005 – 2006

I.                   HISTORIA E SHQIPËRISË

o        Lindja dhe zhvillimi i shtetit ilir.

o        Mbretëria ilire (shek. V-III). Riforcimi i mbretërisë ilire në shek.III.

o        Lindja dhe zhvillimi i shtetit të Epirit.

o        Mbretëria dardane.

o        Luftrat iliro-romake dhe pasojat e tyre.

o        Krijimi i principatave feudale shqiptare të shek. XII-XIV.

o        Organizimi i principatës së Arbrit dhe despotatit të Artës.

o        Principatat e Topiajve, Balshajve, Muzakajve, e Zenebishtëve dhe Shpatajve.

o        Qytetet shqiptare të mesjetes. Struktura shoqërore dhe drejtimi i tyre.

o        Kuvendi i Lezhës i v.1444 dhe vendimet e tij për bashkimin e popullit shqiptar.

o        Fitoret e Lidhjes shqiptare të Lezhës.

o        Krijimi i shtetit te përqëndruar shqiptar nën udhëheqjen e Skëndërbeut.

o        Karakteristikat kryesore të shtetit dhe organizimi politik nën udhëheqjen e Skënderbeut.

o        Marrëdhëniet ndërkombëtare të Skënderbeut.

o        Traktati i Paqes me Venedikun i v. 1448. Traktati i Gaetës ndërmjet Skëndërbeut dhe Alfonsit të Napolit.

o        Rëndësia dhe rrjedhimet e luftës shqiptaro-osmane.

o        Pushtimi i Shqipërisë nga pushtuesit Osmanë. Regjimi i timareve. Krahinat autonome dhe mëkëmbja e qyteteve.

o        Kuvendet shqiptare dhe ballkanike për organizimin e kryengritjeve të përgjithshme kundër pushtimit osman.

o        Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve. Përpjekjet për autonomi dhe qeverisja e Ibrahim pashës.

o        Pashallëku i Janinës nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës. Zgjerimi i pashallëkut të Janinës.

o        Organizimi i pashallëkut të Janinës dhe përpjekjet për bashkimin e Shqipërisë.

o        Krijimi i Lidhjes shqiptare të Prizrenit dhe aktet themeluese të saj.

o        Platforma e Lidhjes së Prizrenit për krijimin e shtetit kombëtar.

o        Qeveria e Lidhjes së Prizërenit dhe realizimi i autonomisë gjatë viteve të saj. Formimi i qeverisë së përkohshme.

o        Rëndësia e Lidhjes shqiptare të Prizrenit.

o        Kuvendi i Vlorës dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Rëndësia e shpalljes së Pavarësisë.

o        Organizimi i shtetit të ri shqiptar dhe Qeveria kombëtare e Vlorës.

o        Veprimtaria e Qeverisë së Vlorës për bashkimin kombëtar.

o        Konferenca e Ambasadorëve në Londër e v. 1913 dhe caktimi i kufijve të Shqipërisë. Komisioni Ndërkombëtar i kontrollit (KNK).

o        Njohja e Pavarësisë së Shqipërisë.

o        Shteti shqiptar nën Pric Vidin dhe Statuti Organik i Shqipërisë.

o        Kongresi i Lushnjes dhe vendimet e miratuara prej tij. Statuti i Lushnjes.

o        Organizimi parlamentar i Shtetit shqiptar dhe Statuti i Zgjeruar i Lushnjes.

o        Jeta politike në Shqipëri në vitet 1920-1924.

o        Revolucioni Demokratik i v.1924. Qeveria e Nolit dhe veprimtaria e saj.

o        Shpallja e Republikës së A. Zogut. Miratimi i statutit Themeltar të Republikës (1925).

o        Organizimi politik i Republikës në vitet 1925-1928.

o        Kalimi nga republika në monarki. Statuti Themeltar i Monarkisë (1928).

o        Plotësimi I kuadrit ligjor në mbretërinë shqiptare të viteve1928-1939.

o        Organizimi dhe funksionimi i Parlamentit në Monarkinë e A.Zogut.

o        Konferenca e Pezës (16 shtator 1942) dhe vendimet e saj per organizimin e Luftës Çlirimtare Antifashiste.

o        Mbledhja e Mukjes (1-3 gusht 1943). Vendimet e saj për vazhdimin e  Luftës Çlirimtare Antifashiste dhe formën e regjimit në Shqipëri.

o        Shqipëria në sistemin socialist totalitar. Zgjedhjet për Asamblenë kushtetuese dhe shpallja e RPSH (1946).

o        Statuti i RPSH (1946).

o        Qëndresa e forcave kundërkomuniste.

o        Integrimi i Shqipërisë në organizmat e Bllokut Lindor dhe pranimi i saj në OKB.

o        Kushtetuta e vitit 1976.

o        Rritja e lëvizjes kundërkomuniste në Shqipëri dhe shpallja e pluralizmit politik.

II.                HISTORIA E SHTETEVE

ANTIKITETI DHE MESJETA

o        Greqia e lashtë. Shteti i Spartës. Sistemi ekonomiko-shoqëror i Spartës. Rendi politik dhe edukimi i spartanëve.

o        Krijimi i shtetit të Athinës. Reformat e Solonit dhe të Klisthenit. Fitorja e demosit në luftën e tij me aristokracinë. Lidhja detare e Delosit.

o        Demokracia në Athinë. Reformat e Perikliut dhe organet e qeverisjes në demokracinë klasike.

o        Tiparet e demokracisë në Athinën e lashtë.

o        Roma e vjetër. Krijimi i shtetit të Romës. Periudha mbretërore (VIII-V).

o        Reforma e Serv Tulit.

o        Lufta patrice-plebej. Shkaqet dhe dhe pasojat e saj.

o        Republika romake (shek. I-V). Burimet e skllavërisë në Romë. Kryengritjet e skllevërve.

o        Lëvizja agrare dhe reformat e vëllezërve Grakë.

o        Periudha e diktaturave në Romën e Lashtë. Diktatura e Sulës, triumviratet dhe fundi i periudhës së Republikës.

o        Perandoria Romake. Principati dhe forcimi i pushtetit perandorak në Dominat.

o        Kriza e perandorisë Romake dhe reformat e Dioklecianit. Shkaqet e rënies së Perandorisë romake.

o        Lindja e krishtërimit dhe përhapja e tij në shekujt II-III.

o        Shteti në Mesjetë. Forcimi i pushtetit qendror dhe formimi i shteteve kombëtare.

o        Formimi i shtetit të Bashkuar francez.

o        Formimi i mbretërisë së Bashkuar në Angli.

o        Karta e Madhe e Lirive (1215).

o        Fuqizimi i rolit të Kishës në Mesjetë. Forcimi i pushtetit të papatit dhe lëvizja për reformim.

PERIUDHA MODERNE DHE BASHKËKOHORE

o        Revolucioni anglez i shek. XVII. Shkaqet e Revolucionit  (Anglia në shek.XVI).

o        Qeverisja e Stjuartëve dhe Parlamenti i gjatë.

o        “Peticioni për të drejtën” (7 qershor 1628).

o        Republika dhe protektorati. Diktatura e Kromvellit.

o        Restaurimi i Stjuartëve në Angli. Ligji “Habeas Corpus Act” (1679).

o        Revolucioni i lavdishëm në Angli dhe vendosja e parlamentarizmit.

o        “Billi mbi të drejtat” (1689) dhe “Akti mbi trashëgiminë e fronit”. (1701).

o        Reforma konservatore në Angli dhe rrjedhimet e saj.

o        Shpallja e Pavarësisë dhe formimi i SHBA-së.“Deklarata e pavarësisë” (1776).

o        Forcimi i shtetit amerikan dhe Kushtetuta e vitit 1787.

o        Ndarja e pushteteve në Kushtetutën amerikane të vitit 1787.

o        SHBA në vitet ’20. Kursi i ri i Ruzveltit. Reformat në fushën shoqërore.

o        Lindja dhe zhvillimi i ideve iluministe në Europë. Iluministët dhe organizimi i ri i Shtetit.

o        Revolucioni francez i shek. XVIII. Shkaqet e Revolucionit. Fillimi i tij.

o        “Deklarata e të drejtave të njeriut dhe të qytetarit” (1789).

o        Shpallja e Republikës Franceze. Republika zhirondine dhe regjimi i Konventës Kombëtare.

o        Diktatura jakobine. Forcimi i qeverisë jakobine dhe rënia e saj. Shkaqet e rënies.

o        Franca në periudhën e Direktoratit. Kushtetuta e vitit 1795.

o        Grushti i shtetit i Napoleon Bonapartit (1799). Kushtetuta e vitit 1799.

o        Regjimi i konsujve dhe kalimi në Perandori.

o        Politika e Napoleon Bonapartit dhe karakteristikat e regjimit të tij. Rënia e Perandorisë napoleniane.

o        Restaurimi i Burbonëve në Francë. Karta e vitit 1814.

o        Kufizimet e lirisë së shtypit dhe të të drejtës për të votuar në periudhën e sundimit të Karlit të X.

o        Revolucioni i vitit 1830 dhe vendosja e Monarkisë së Korrikut.

o        Zhvillimet politike në Francë në vitin 1848 dhe vendosja e Republikës II.

o        Kriza politike e Republikës së IV-t franceze. Vendosja e Republikës së V-të. Kushtetuta e vitit 1958.

o        Parimi i sovranitetit të Popullit, dhe Presidenti i Republikës sipas Kushtetutës së vitit 1958 në Francë.

o        Karakteristikat e presidencës franceze nga Sharl De Gol tek Fransua Miteran.

o        Përmbysja e monarkisë dhe vendosja e republikës në Gjermani në vitin 1918. Kushtetuta e Vajmarit.

o        Rënia e Republikës së Vajmarit dhe marrja e pushtetit nga nazistët.

o        Krijimi i Republikës Federale Gjermane dhe Kushtetuta e vitit 1949.

o        Të drejtat themelore të Njeriut të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës Federale Gjermane.

III.             NJOHURI PËR SHOQËRINË

o        Jeta politike e shoqërisë. Demokracia kuptimi i demokracisë. Format dhe realizimi i saj.

o        Sistemet zgjedhore.

o        Pushteti politik dhe autoriteti.

o        Sistemet politike në shoqëri.

o        Karakteristikat e sistemit presidencial në SHBA.


 

o        Institucionet e monarkise parlamentare angleze.

o        Sistemet politike evropiano-kontinentale.

o        Sistemet politike totalitare.

o        Kushtetuta, ligji themelor i shtetit. Tiparet e saj.

o        Parimet kryesore të qeverisjes që vendosen në Kushtetutë.

o        Ndarja dhe pavarësia e pushteteve-parim i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë. Marrëdhëniet midis pushteteve legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

o        Partitë politike. Kuptimi. Llojet e tyre.

o        Organet kryesore politike. Kuvendi, Presidenti i Republikës dhe sistemi gjyqësor në RSH.

o        Organet e administrates shtetërore. Këshilli i Ministrave, mënyra e formimit, përbërja dhe funksionet e tij; marrëdhëniet e tij me organet e tjera.

o        Organet qendrore të specializuara të Administratës. Ministrat, kompetencat e tyre.

o        Qeverisja vendore. Njësitë vendore dhe veprimtaria e organeve vendore (Bashkitë dhe Komunat).

o        Qarku si njësi e qeverisjes vendore. Organet drejtuese të qarkut dhe kompetencat.

o        Prefekti dhe kompetencat e tij. Prefektura.

IV.              ORGANIZMAT NDËRKOMBËTARE

o        Kuptimi dhe klasifikimi i organizmave ndërkombëtare..

o        Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). Historia e krijimit të saj.

o        .Kompetencat dhe mekanizmat e OKB-se.

o        Organet e OKB-së

o        Bashkimi Evropian (BE). Zhvillimi historik dhe objektivat e BE-së.

o        Institucionet e Komunitetit evropian dhe funksionimi i tyre.

o        Objektivat themelore të Komunitetit evropian dhe e ardhmja e tij.

o        Këshilli i Evropës (KE). Objektivat dhe organet e tij.

o        Shqipëria si anëtare e Këshillit të Evropës..

o        Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Klasifikimi i tyre.

o        Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut.

o        Të drejtat e njeriut në Shqipëri.

LITERATURA

      1. Historia e popullit shqiptar, (për shkollat e mesme të përgjithshme), Tiranë, 2003.

      2. Historia , (për shkollat e mesme të përgjithshme) Tiranë, 2003.

      3. Historia 2, (për shkollat e mesme të përgjithshme) Tiranë, 2003.

      4. Historia 3, (për shkollat e mesme të përgjithshme) Tiranë, 2003.

      5. Njohuri për shoqërinë, 2, Tiranë, 2003.

Model testi:kliko
  • 15 vota. Mesatarja e 2.47 të 5.

Komentet

  • free adventure games
    i like this blog!thank u!!
  • toyota cars
    This is just the information I am finding everywhere.Me and my friend were arguing about an issue similar to this! Now I know that I was right.Thanks for the information you post. I just subscribe your blog. This is a nice blog.
  • James P. Stuckey
    Kuvendet shqiptare dhe ballkanike për organizimin e kryengritjeve të përgjithshme kundër pushtimit osman.
  • valentino
    • 4. valentino Më 29/11/2011
    ooooooooooobabi te dua shume
  • griseld
    • 5. griseld Më 22/11/2011
    dua fb

  • besa
    • 6. besa Më 16/02/2011
  • imran
    • 7. imran Më 12/03/2008
    ju falemnderit shum te shohim jam kureshtar me dit si vajn punet dhe ......?

Shih më shumë komente

Shto një koment

You're using an AdBlock like software. Disable it to allow submit.