Créer un site internet

Sistemi i drejtësisë në 100 vite shtet Shqiptar !

Sistemi i drejtësisë në 100 vite shtet Shqipëtar !

Mario Zharkalli, Jurist

Mario ZharkalliViti 2012 ! Nje vit i rendesishem per te gjithe shqipetaret, sepse ne 28 Nentor te ketij viti, do te
festojme 100 vjetorin e pavaresise. Ishte pikerisht 100 vite me pare, me 28 nentor 1912, kur
Ismail Bej Vlora,me ngritjen e flamurit ne Vlore, shpalli pavaresine e Shqiperise, ate pavaresi qe
kurre me nuk do te lekundej apo do te vihej ne diskutim !
Ne keto 100 vite, shteti yne ka kaluar shume ngjarje te rendesishme, ka qene I drejtuar nga nje
Princ I huaj, ka qene mbreteri, per rreth 45 vite diktature, e ne kohet e sotme, sistem
demokratik. Pervecse ndryshimeve qe pesonte sistemi, jeta sociale, ekonomia e ideologjia
politike, ndryshime te shumta perjetoi dhe sistemi I drejtesise, ai sistem ku ka bazen I gjithe
shteti, ai sistem qe garanton mbarevajtjen e demokracise dhe zhvillimin e saj. Le ti hedhim nje
sy lindjes dhe ndryshimeve qe pesoi sistemi I drejtesise ne keto 100 vite shtet shqipetar !!!
* * *
Me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, me 28 nentor 1912, paraqiteshin sfida të mëdha për
organizimin e sistemit të ri juridik në tërësi dhe të drejtësisë penale në veçanti. Për këto arsye
kërkohej të përcaktohej qartë dhe në baza të qëndrueshme politika e shtetit të ri, për të luftuar
kriminalitetin në një situatë ku sundonte anarkia, kaosi, pasiguria dhe krimi.
Në zbatim të kësaj politike Kuvendi I Vlorës u detyrua që në fushën penale të linte në fuqi Kodin
penal osman (atë të vitit 1858).
Meritë e madhe e Qeverisë së Vlorës dhe e Kuvendit ishte se në një kohë të shkurtër filluan të
krijojnë e të zhvillojnë sistemin e ri të drejtësisë penale, me miratimin e Kanunit të Zhurisë
Me këtë akt përcaktohej nocioni i fajit organizimi dhe kompetencat e sistemit të gjykatave për
gjykimin e çështjeve penale e civile, parashikohej procedura e gjykimit me Zhuri (juri) për krimet
e rënda.
Kanuni i Zhurisë shënoi fillimet e zbatimit të politikës për krijimin e elementeve të së drejtës
penale e të procedurës penale si dhe të organizimit gjyqësor me orientim perëndimor.
Njëkohësisht u krijua Komiteti i Ligjeve me juristë të asaj kohe. Pra qeveria e Vlores, pervecse
shpalljen e pavaresise, dhe sfides se qeverisjes se vendit, ishte ajo qe hodhi bazat e nje sistemi
drejtesie.Mirëpo kjo veprimtari ligjbërëse u ndërpre dhe kanunet nuk u zbatuan për arsye se
Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen në janar të 1914-s.
* * *
Pas doreheqjes se Ismail Qemalit, Fuqitë e Mëdha (Britania, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria,
Franca dhe Italia) i imponuan shtetit të ri shqiptar një princ gjerman, Vilhelm Vid, si kusht për
ekzistencën e tij. Vilhelmi Vidi mbërriti në Shqipëri me 7 mars 1914.
Më 4 qershor 1914, në qeverisjen e Princ Vidit doli dekreti i ri për organizimin gjyqësor. Sipas tij
u krijuan: këshilli i pleqve, gjyqi i paqit, gjykata e shkallës së parë, gjyqi i apelit dhe Gjykata e
Diktimit.
Prokurori dhe zëvendësi i tij e zhvillojnë veprimtarinë publike në të gjithë sferën e juridiksionit
të gjykatës.
Prokurorët, gjithashtu, kujdeseshin për zbatimin e vendimeve të gjykatës dhe mbikqyrnin
veprimtarinë e policisë gjyqësore
Por edhe ky ligj, mbeti i pazbatuar për shkak të Luftës së Parë Botërore, kur Shqipëria u bë
shesh luftërash e pushtimesh të huaja. Në këto kushte ishte e natyrshme që në sistemin e
drejtësisë penale vepronte edhe e drejta zakonore penale, e trashëguar nga e kaluara në zonat
malore, si dhe ligjet penale ushtarake të luftës së pushtuesve të huaj.
Por pavaresisht kesaj, mosnjohja e Princit Vid me Shqipërinë dhe problemet e saj, mungesa e
popullaritetit të tij ndër shqiptarë, dhe trazirat e Luftes se pare Boterore, e detyruan atë të
braktiste Shqiperinë vetëm gjashtë muaj më pas.
* * *
Shteti shqiptar, i mbetur pa udhëheqje qendrore politike dhe ekonomike, e pllakosi vendin në
kaos. Lufta që vijoi e zhyti vendin në një krizë të re ndërkaq që ushtritë e vendeve fqinje e
zaptuan dhe pushtuan gati gjithë territorin e shtetit shqiptar.
Në Konferencën e Paqes së Parisit, 18 Janar 1919 - 21 Janar 1920 zhvilluar pas Luftës së Parë
Botërore, shuarja e Shqipërisë u shmang kryesisht nga përpjekjet e Presidentit të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës Woodrow Wilson, i cili kundërshtoi planin e Britanisë, Francës dhe
Italisë për ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj, dhe sidomos nga delegacioni shqiptar që
insistoi me forcë në ruajtjen e shtetit shqiptar.
Një kongres kombëtar, u mbajt në Lushnjë më 28 Janar 1920, për të shpallur hapur
konsolidimin e themeleve të shtetit shqiptar dhe për të hedhur bazat e qeverisë së re.
Si rezultat i përpjekjeve të patriotëve të kombit, në dhjetor 1920 Shqipëria, pranua në Lidhjen e
Kombeve, duke fituar kështu për herë të parë njohjen ndërkombëtare si shtet vetëvendosës.
Kryeminister I vendit u zgjodh Fan Stelian Noli. Në pozitën e kryeministrit të qeverisë së re
shqipatare, Noli iu përvesh një programi social që synonte një reformë të plotë agrare dhe
modernizimin e infrastrukturës administrative të vendit sipas shembullit të demokracive
perëndimore.
Vetëm pas miratimit të Statutit të Lushnjës (1920) dhe Statutit të zgjeruar të Lushnjës (1922) e
në vazhdim deri në vitin 1939, mund të flitet në kuptimin e plotë të fjalës për sistem gjyqesor
në Shqipëri.
Këshilli i Lartë i shtetit dhe regjenca që u zgjodh nga Kongresi i Lushnjës, me dekretin e 11
janarit 1921, krijoi sistemin gjyqësor shqiptar: 18 gjykata të pajtimit, 7 gjykata të shkallës së
parë nëpër prefektura dhe një gjykatë të lartë (Diktimin) me qendër në Shkodër. Një vit më
vonë, më 1922-në, Diktimi u vendos në Tiranë.
Por qeveria e Nolit nuk arriti dot të sensibilizonte opinionin ndërkombëtar në ndihmë të saj.
Qeveria e tij u konsideruar tepër e majtë. Keshtu qe pas gjashtë muajve qeverisje, Noli ra dhe
Zogu u rivendos si kryeministër i Shqipërisë me ndihmën zemërgjerë të Ushtrisë Jugosllave.
* * *
Pas rrëzimit të Qeverisë së Fan S. Nolit, me ardhjen në fuqi të Ahmet Zogut, u miratua “Statuti
themeltar i Republikës së Shqipnies” (1925) dhe, pas tre vjetësh, “Statuti Themeltar i Mbretnisë
së Shqipnies” (1928).
Miratimi i Statutit Themeltar të Republikës së Shqipërisë, i vitit 1925, parashkoi në nenin 102 të
tij se çdo gjyqtar e prokurorë do të emërohej në detyrë nga kryetari i Republikës, mbi propozim
të Ministrit të Drejtësisë.
Gjatë kësaj periudhe sistemi gjyqësor ishte i organizuar në:
1. Gjykata Fetare , të secilit prej tre besimeve. Vendimet e këtyre gjykatave
ekzekutoheshin nga zyrat e përmbarimit pranë gjykatave të nënprefekturave
2. Gjykata Ushtarake e Posaçme , përbëhej nga tre oficerë, dy anëtarë civilë dhe një
prokuror civil. Kjo gjykatë hetonte e gjykonte të gjitha çështjet për krime të cilët kishin
“shaktue prishjen e qetësisë së brendshme”, dënonte të pandehurit pavarësisht nga
grada ose cilësia e tyre, dënonte oficerët që kishin luftuar kundër forcave zogiste, por
edhe të gjithë shtetasit që i ishin kundërvën nëpunësve të qeverisë.
3. Gjykata e Posaçme Politike , kryesohej nga një oficer dhe përbëhej nga dy gjyqtarë dhe
dy oficerë të zgjedhur nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Vendimet e kësaj gjykate ishin të formës së prerë dhe miratoheshin nga Ministri i
Punëve të Brendshme, ndërsa në rastin e dënimit me vdekje kërkohej miratimi i
Kryetarit të Parlamentit.
4. Gjykata e Lartë e Shtetit , përbëhej nga pesë senatorë dhe nga kryetarët e degëve të
Gjykatës së Diktimit. Krijohej si gjykatë “ad hoc” për të shqyrtuar dhe zgjidhur çështjet
që kishin të bënin me krime të tradhëtisë së lartë, krime të tjera politike ose krime në
ushtrimin e detyrës të kryera nga ministrat ose funksionarë më të lartë të shtetit.
Juristë të kualifikuar me kulturë juridike perëndimore përgatitën Kodin penal shqiptar, i cili u
ndërtua sipas modelit të Kodit penal të Italisë (1889), i cili në atë kohë konsiderohej nga më të
mirët e kodeve penale evropiane.
Hyrja në fuqi e Kodit penal të shtetit shqiptar kishte rëndësi të madhe jo vetëm per luften
kundër kriminalitetit, por edhe sepse shënonte ndarjen përfundimtare të drejtësisë penale nga
ligji penal osman, që kishte vepruar deri në atë kohë.
Duke vepruar, Kodi penal do të forconte autoritetin e shtetit e të ligjit dhe do të kufizonte
vetëgjyqësinë.
Politika shtetërore orientoi edhe reformën gjyqësore sipas modelit perëndimor.
Më 12 dhjetor 1927, hyri në fuqi ligji i ri për organizimin e sistemit të një drejtësie penale
funksionale.
Ky sistem përbëhej nga: gjykata e shkallës së parë (fillimit), gjykata e apelit dhe Gjykata e
Diktimit, me kompetenca procedurale të caktuara me ligj.
Gjykatës së Lartë kishte funksion kryesor rigjykimin e vendimeve të gjykatës së apelit kur
kundërshtoheshin nga palët e interesuara.
Në “Statutin Themeltar të Mbretërisë Shqiptare”, përfshihet dhe prokuroria si dhe garantohet
pavarësia e gjykatës dhe e prokurorëve në ushtrimin e funksioneve të tyre.
Në nenet e saj parashikohet: "Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shtetit, të zgjedhur dhe të
propozuëm sipas ligjës së posaçme emnohen me dekret të Mbretit. Ata janë të patundëshëm
në mënyrën e caktueme në ligjën organike.
Zogu qe i suksesshëm në vendosjen e rregullit dhe rendit publik, hapjen e shkollave fillore dhe
të mesme.
* * *
Por me fillimin e luftes se dyte boterore Shqiperia ka qenë viktima e nje sulmi të Italisë fashiste
me 7 prill 1939. Pas zbarkimit ne Shqiperi te forcave fashiste, mbreti Zog zgjedh te largohet dhe
ta lere vendin nen nje regjim te huaj, pa nje prijes ne krye.
Në tetor të 1940 forcat italiane e përdorën Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar
Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri.
Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, “zëvendësuan” forcat
pushtuese italiane por ne nentor te vitit 1943 u tërhoqen nga Shqipëria.
Ndërkohë, grupet e ndryshme komuniste u shkrinë së bashku për të formuar Partinë Komuniste
Shqiptare .
komunistët morën kontrollin mbi vendin më 28 nëntor 1944. Enver Hoxha, i zgjedhur si
sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste shqiptare kishte udhëhequr luftën përballuese të
forcave komuniste.
Gjatë periudhës 1945 – 1990, në regjimin totalitar, e drejta penale pozitive (legjislacioni),
doktrina e së drejtës penale, kriminologjia si dhe i tërë sistemi i drejtësisë penale ishin në
shërbim të politikës së partisë –shtet.
Me miratimin e Kushtetutës së vitit 1946 u shtrua detyra e shkatërrimit të krejt sistemit të
mëparshëm të drejtësisë dhe e krijimit të një sistemi të ri .
Mbështetur në parimet e saj u miratua Kodi penal i vitit 1952 i cili, ndërkohë, ruante disa
norma që sanksiononin parime të shkollës klasike: “Nullum crimen nulla poena sine lege”,
parimin e fajësisë, përgjegjësinë penale personale etj.
Me ligjin për organizimin gjyqësor, viti 1951, Gjykata e Lartë ndahej në këto kolegje gjyqësore:
1. Kolegji penal
2. Kolegji civil
3. Kolegji ushtarak
4. Kolegji disiplinor
Secili prej Kolegjeve shqyrtonte çështjet e veta të kompetencës lëndore me trup gjykues të
përbërë nga Kryetari, një Anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe dy ndihmësa.
Gjykata e Lartë gjykonte gjithashtu në Plenumin e saj, i cili përbëhej nga Kryetari, nën-kryetarët
dhe gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë.
Udhëzimet e Plenumit të Gjykatës së Lartë, ashtu si mendimi juridik në tërësi, ishin të
udhëhequra nga politika dhe ideologjia e regjimit komunist.
Përgjithësimet e praktikës gjyqësore, të bëra nga Gjykata e Lartë, kanë shërbyer për t’i
orientuar gjykatat e shkallëve me të ulëta për gjykimin e çështjeve sipas kërkesave politike,
ideologjisë dhe legjislacionit të kohës.
Ne shtator 1954 per here te pare ne historine e arsimit shqiptar hapet ne Tirane Fakulteti
Juridik (fillimisht si dege e Institutit Pedagogjik).Ky Institut i vuri ne dispozicion vetem nje klase
mesimore (atje ku sot jane laboratoret e Fakultetit te Shkencave te natyres,kati i pare) dhe nje
zyre.Ne krye te kesaj dege (qe me vone mori emrin fakultet) u vendos z.Luan Omari,i cili s’kishte
shume qe kishte perfunduar studimet ne Bullgari. Fillimisht te gjithe pedagoget ishin te jashtem
qe punonin ne dikastere e institucione te tjera qendrore te ngarkuar te jepnin leksione kundrejt
nje shperblimi simbolik ne baze te oreve. Ndonese pedagoget e rinj (te ardhur nga shkollat e
lindjes)ne kete pike ishin te pergatitur,por per sa i perket lendes ishin disi te varfer sepse u
mungonte praktika gjyqesore shqiptare (shembujt ata i sillnin nga praktika sovjetike)…
Ne muajin korrik 1967 avokatia u hoq dhe ishte dekretuar krijimi i Zyrave te Ndihmes Juridike…
Kjo ndrydhje qe ju be sistemit te drejtesise, nuk solli asgje tjeter pervecse nje sistem te
komanduar nga ideologjia dhe klasa politike e kohes…!
Pas daljes së Kushtetutës së vitit 1976 drejtësia penale mori një drejtim të ashpër. U thellua
karakteri klasor i shtetit të diktaturës së proletariatit dhe në bazë të kësaj politike u ndërtua
Kodi penal i vitit 1977, në plan të parë të të cilit ishin krimet politike dhe ashpërsimi i
sanksioneve penale.
Me Kushtetutën e vitit 1976 prokurorisë iu hoq funksioni i ndjekjes penale, i cili iu ngarkua
organit të hetuesisë.
Njëkohësisht u miratua Kodi i procedurës penale (1977). Në bazë të Kushtetutës u bë organizimi
i sistemit gjyqësor si dhe i prokurorisë, veprimtaria e të cilave rregullohej me ligje të posaçme.
Kodet dhe ligjet e veçanta në vendin kryesor parashikonin luftën e klasave, pra bëhej jo vetëm
goditja e kriminalitetit, por edhe e kundërshtarëve politikë. Proceset penale gjyqësore gjatë
viteve në vazhdim ishin dëshmia më e madhe e ashpërsimit të politikës ndëshkimore, si
shprehje e politikës kriminale të shtetit totalitar.
* * *
Pas përmbysjes së shtetit totalitar dhe kalimit të Shqipërisë në pluralizmin politik, shteti
shqiptar u përballua me sfida të reja në fushën e drejtësisë penale. Orientimi i ri i politikës ishte
për shkatërrimin e sistemit të mëparshëm të drejtësisë penale dhe krijimin e drejtësisë penale
mbi baza demokratike me orientim perëndimor.
Mbi këtë bazë politika shtetërore u konkretizua me miratimin e ‘Dispozitave kryesore
kushtetuese (1991), të cilat shfuqizuan Kushtetutën e vitit 1976 dhe hodhën bazat juridike për
legjislacionin e ri penal e procedural penal dhe tërë sistemin e drejtësisë penale.
Mbështetur në ‘Dispozitat kryesore kushtetuese’ u përgatit dhe u miratua Kodi penal i ri, bazuar
në parime demokratike, sipas modeleve të kodeve penale të shteteve demokratike
perëndimore, i cili hyri në fuqi më 1 qershor 1995 dhe Kodi i procedurës penale (1995).
Me Ligjin nr.7491, datë 29.04.1991 “Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese”, Kuvendi Popullor
vendosi që sistemi gjyqësor në Shqipëri të përbëhej nga :
1. Gjykata e Kasacionit,
2. Gjykata e Apelit,
3. Gjykatat e shkallës së parë,
4. Gjykatat ushtarake.
Me ketë ligj Kryetari dhe zv.kryetarët e Gjykatës së Kasacionit zgjidheshin nga Kuvendi Popullor
me propozim të Presidentit të Republikës. Gjyqtarët zgjidheshin nga Kuvendi Popullor. Ata
zgjidheshin në detyrë një herë në 7 vjet më të drejtë rizgjedhjeje.
Gjykata e Kasacionit nuk mund të shqyrtonte asnjë çështje në shkallë të parë, kurse në shkallë
të dytë gjykonte vetëm çështjet e parashikuara me ligj.
Gjykata e Lartë, përbëhet prej 17 anëtarësh, të emëruar në detyrë me Dekret të Presidentit të
Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, me një mandate 9 vjeçar pa të drejtë riemërimi.
Gjykata e Lartë, në bazë të Kushtetutës, ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Kështu, ajo gjykon
si shkallë e parë akuzat penale kundër Presidentit të Republikes, Kryetarit dhe anëtarëve të
Këshillit të Ministrave, deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa, shqyrton në
juridiksion rishikues të gjitha rekurset e paraqitura kundër vendimeve të gjykatave më të ulta.
Gjithashtu, për njesimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë ka të drejëe të
tërheqë për shqyrtim në Kolegjet e Bashkuara /ështje të caktuara gjyqësore.
Për të përcaktuar më qartë mënyrën e organizimit dhe funksionimit të këtij institucioni të
pavarur kushtetues, më datë 15.03.2000 u miratua ligji organik i tij, nr. 8588, dt.15.03.2000
“Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”. Ky ligj
parashikon se Gjykata e Lartë gjykon çështjet në dy Kolegje Civile dhe një Kolegj Penal, si dhe në
Kolegjet të Bashkuara për unifikimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore.
Kryetari i Gjykatës së Lartë emërohet në detyrë me Dekret të Presidentit të Republikës, me
pëlqimin e Kuvendit, nga rradhët e anëtarëve ekzistues, dhe e ushtron këtë detyrë brenda
mandati të anëtarit të gjykatës. Ky i fundit, krahas funksioneve gjyqësore, ka në kompetencë
përfaqësimin e institucionit, emërimin dhe shkarkimin e ndihmësave ligjor e personelit
ndihmës, si dhe administrimin e fondeve buxhetore të vëna në dispozicion.
Baza juridike e drejtësisë penale në kohën e sotme përbëhet nga Kushtetuta e Republikës së
Shqipërisë (1998), Kodi penal (1995), Kodi i procedures penale (1995), ligjet e posaçme për
sistemin gjyqësor, prokurorinë, policinë dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore (burgjet).
Miratimi i Kushtetutës dhe përafrimi i Kodit penal me legjislacionin e Bashkimit Evropian
përcaktuan reformat ligjore në Kodin penal, në vitet 2001 – 2003, 2004, 2007 e 2008.
Në të vërtetë këto reforma erdhën si rezultat edhe i ratifikimit nga shteti shqiptar i mjaft akteve
juridike ndërkombëtare. Pikërisht kështu shpjegohet tendenca e inkriminimit të veprave të reja
penale, si ato për krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme, korrupsionin, terrorizmin e deri te
veprat penale kompjuterike.
Reformat e thella ligjore dhe strukturore në vitet 90 përfshinë edhe prokurorinë duke e
përfshirë në pushtetin gjyqësor.
Me ligjet Nr. 7561, datë 29. 04. 1992, "Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese" dhe Nr. 7574, datë
24. 06. 1992 "Për organizimin e drejtësisë." u sanksionua: "Prokuroria është autoriteti që
ushtron ndjekje penale në hetim dhe në gjyq. Prokuroria organizohet dhe funksionon brenda
pushtetit gjyqësor si organ unik dhe i centralizuar dhe e ushtron veprimtarinë e saj nëpërmjet
prokurorive të caktuara pranë çdo hallke gjyqësore. Në ushtrimin e kompetencave të tyre
prokurorët u nënshtrohen ligjit, urdhërave të prokurorëve eprorë dhe vendimeve të
autoriteteve përkatëse. Prokurorët kanë imunitet."
Gjithashtu theksohet se, prokuroria nuk varet dhe nuk mund të kontrollohet nga Ministria e
Drejtësisë, se është e organizuar në mënyrë autonome dhe prokurori gëzon statusin e
gjyqtarit.”
Edhe emërimi, lëvizja, shkarkimi, procedimi disiplinor ndaj prokurorëve mund të bëhej vetëm
me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, anëtar i të cilit ishte dhe Prokurori i Përgjithshëm.
Aktualisht si në Kushtetutë dhe në ligjin Nr. 8737, datë 12. 02. 2001, "Për organizimin dhe
funksionimin e Prokurorisë" prokuroria është konceptuar si organ i një lloji të veçantë, "sui
generis", e vetmja në llojin e vet, dhe ndonëse nuk përfshihet as në pushtetin gjyqësor e as në
pushtetin ekzekutiv ka karakteristika të përbashkëta të këtyre dy pushteteve.
Në nenet 148 e 149 të Kushtetutes, pa përmendur se në cilin pushtet bën pjesë prokuroria,
vendosen piketat në lidhje me objektin e veprimtarisë, organizimin, funksionimin dhe rregullat
bazë të emërimit dhe të shkarkimit të prokurorëve duke përcaktuar: "Prokuroria ushtron
ndjekje penale, përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit si dhe kryen edhe detyra të tjera
të caktuara me ligj.
Prokurorët janë të organizuar dhe funksionojnë pranë sistemit gjyqësor si organ i centralizuar.
Në ushtrimin e kompetencave të tyre, prokurorët u nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve.
Prokurorët emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Prokurorit të
Përgjithshëm".
Në kuadër të këtyre ndryshimeve u krijua edhe Gjykata Kushtetuese, si një nga institucionet më
të rëndësishme për garantimin e rendit të ri kushtetues që po instalohej në Shqipëri.
Që në fillim ky institucion u konsiderua nga ligjvënësi si autoriteti më i lartë që garanton
respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj.
Sipas kësaj baze kushtetuese Gjykata Kushtetuese përbëhej nga 9 anëtarë, 5 prej të cilëve
zgjidheshin nga Kuvendi dhe 4 nga Presidenti i Republikës.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhej me votim të fshehtë nga vetë gjyqtarët.
Ligji i mësipërm përcaktonte edhe statusin e gjyqtarëve kushtetues, kompetencat e atributet,
subjektet që e vinin në lëvizje dhe fuqinë detyruese të vendimeve të saj.
Më 28.11.1998 hyri në fuqi Kushtetuta e Shqipërisë, në të cilën Gjykata Kushtetuese zuri përsëri
një pozitë institucionale të rëndësishme. Ajo solli dhe ndryshime në mënyrën e caktimit të
anëtarëve, të kompetencave dhe subjekteve që e vënë atë në lëvizje.
Gjyqtarët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Kryetari emërohet nga
Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë
riemërimi.
* * *
Sic shihet, secila prej Qeverive qe vjen ne pushtet, ka objektiv kryesor përmirësimin e sistemit
të drejtësisë, forcimin të shtetit të së drejtës dhe çmontimin e sistemit të korrupsionit.
Domosdoshmëria e përmirësimit të drejtësisë lind si detyrim jo vetëm ndaj qytetarëve, por
edhe ndaj strukturave euro-atlantike.
Lufta kundër korrupsionit, rritja e profesionalizmit dhe e bashkëpunimit si dhe besueshmërisë
te drejtësia, jane disa nga pikat kryesore. Kjo sjell qe here pas here, te behen ndryshime ne
sistemin ligjor, por pavaresisht ndryshimeve te shpeshta, dhe qasjen e sistemit gjyqesor me ate
europian, sot per sot, besimi I qytetareve eshte lekundur kundrejt sistemit.
Tashme sfida me e madhe e sistemit te drejtesise, eshte rifitimi I besimit te shtetasve.
Vetëm me një sistem të drejtësisë të shëndoshë moralisht e me kulturë juridike mund të
funksionojë shteti i së drejtës, të sigurohen liritë e të drejtat e njeriut, rendi e qetësia, të
parandalohet e të luftohet kriminaliteti dhe mund të integrohemi në Bashkimin Evropian.
Këto sfida të mëdha mund të kapërcehen dhe populli të fitojë besimin te drejtësia….!!!

  • 7 vota. Mesatarja e 4.14 të 5.

Shto një koment