Dashuri për Atdheun dhe respekt për Italinë, Gjenerata Re Shqiptare

Dott.Alban Daci
www.albandaci.blogspot.com
Kryetari i organizatës “Gjenerata Re Shqiptare”
www.studenti.forum-2007.com

Dashuri për Atdheun dhe respekt për Italinë, Gjenerata Re Shqiptare
Dua t’iu tregoj një histori shumë të bukur me plot emocione dhe ëndrra, sakrifica dhe shumë përkushtim. Kjo është historia e studentëve shqiptar që duke kaluar detin kanë lënë familjet e tyre dhe vendin e tyre për të filluar rrugën e formimit universitar, me perspektivën që të sigurojnë një të ardhme më të mirë, për tu zhytur në kulturën perëndimore, të themeluar mbi vlerat e demokracisë.
Shumë të rinj vijnë nga Shqipëria për të studiuar në Itali, sepse kanë ndjekur programet televizive italiane, sepse duan kulturën italiane, sepse gjatë formimit shkollor kanë studiuar se Italia është një vend demokratik, ku ëndrrat bëhen realitet.
Sipas disa të dhënave jo zyrtare (Shteti shqiptar akoma nuk ka të dhëna dhe statistika mbi numrin e studentëve shqiptarë qe studiojnë jashtë vendit) në Itali studiojnë rreth 12.000 studentë shqiptar, ku 250 kanë zgjedhur pikërisht Universitetin e Genovës.
Studentët shqiptarë që studiojnë në Itali janë një burim shumë i madh intelektual jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Italinë që është bërë atdheu i dytë. Historikisht Italia dhe Shqipëria kanë një miqësi tradicionale të gjatë në kuadrin e marrëdhënieve dy paleshe, por prania e një numri kaq të madh dhe të rëndësishëm studentësh shqiptar do të kontribuoj në përforcimin e më tejshëm të urës së marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.
Studentët shqiptar që studiojnë në universitete të ndryshme italiane janë organizuar në organizata studentore për të qenë të përfaqësuar në mënyrë demokratike në ambiente universitare dhe shoqërore si dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre legjitime. Kështu në 28 nëntor të 2003 një grup i sapo ardhur studentësh me iniciativën e të riut Alban Daci, i regjistruar në vit të parë në Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike, vendosën të themelojnë organizatën shqiptare “Gjenerata Re Shqiptare”. Kanë vendosur ta thërrasin kështu, sepse janë të rinj dhe nuk kanë aspak të bëjnë me të kaluarën e trishtueshme të vendit të tyre, por aspirojnë për integrimin e plotë të shoqërisë shqiptare në shoqëritë e tjera demokratike të botës.
“Gjenerata Re Shqiptare” ka qenë ndër të parat organizata që ka ngritur zërin kundër paragjykimeve të padrejta që prej kohësh godisnin shqiptarët me rezidencë në Itali. Kanë organizuar takime, bashkëpunime, kërkime, kontakte me shtypin, aktivitete kulturore si për shembull festa e “28 nëntorit”, organizuar për herë të parë në Genova brenda ambienteve të fakultetit të letërsisë dhe kishte objekt shkëmbimin ndërkulturor mes studentëve shqiptar, italian dhe erasmus (janë student nga të gjithë universitet evropiane dhe bëjnë pjesë në programin e ashtuquajtur erasmus, i cili ka për qëllim shkëmbimin e kulturave, ideve dhe njohurive).
Atë ditë ishte bukur të shikoje që të gjithë komunikonin me një gjuhë të përbashkët, atë të kulturës, vëllazërisë dhe miqësisë mes popujve, ishte bukur të shikoje që studentët spanjoll mundoheshin të kërcenin vallet tradicionale shqiptare, ishte emocionuese të shikoje që edhe pse nuk dinin shqip, studentët italian përpiqeshin të këndonin këngët shqiptar duke ndjekur ritmin e muzikës, ishte e paharrueshme të dëgjoje pjesëmarrësit, kur shpreheshin se keni një muzikë të mrekullueshme, një kulturë të pasur dhe një gjuhë të ëmbël.
Organizata “Gjenerata Re Shqiptare” për herë të parë në nivel kombëtarë ka hartuar dhe ka prezantuar programin “Mirë se erdhët në Atdhe” (Shteti shqiptare akoma nuk ka një program të tillë. Prandaj, do të ishte e drejtë dhe e domosdoshme që në linja kryesore të merrte për zbatim projektin e organizatës “Gjeneratës Re Shqiptare”) që ka si finalitet krijimin e oportuniteteve të drejta për të gjithë studentët shqiptar që pasi kryejnë studimet e larta jashtë vendit, duan të kthehen në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre në procesin e integrimit të Shqipërisë në zonën euro-atlantike, përmes kompetencave të tyre intelektuale të grumbulluara në universitete si dhe me eksperiencat e tyre jetësore të jetuara në shoqëritë demokratike perëndimore.
Ky projekt duhet vlerësuar me nota të larta pozitive dhe nga Shteti italian, sepse studentët shqiptar që vendosin të kthehen në Shqipëri, janë miqtë e rinj të Italisë, të aftë për prezantuar kulturën dhe modelin e shoqërisë italiane.
“Gjenerata Re Shqiptare” ka vendosur mjaft raporte institucionale si: marrëveshja që ka bërë me Universitetin e Genovës (kryesisht me Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Shkencave Politike) për realizimin dhe njohjen e Stage-ve të studentëve shqiptarë.
Nga 2003 deri sot kanë kaluar 5 vjet dhe të gjithë ne themeluesit e “Gjeneratës Re shqiptare” jemi rritur, jemi më të pjekur, më të fortë, më larg pamës, shumë nga ne janë diplomuar dhe të tjerët janë në pritje. Tani, falë punës, përpjekjeve tona, vullnetit dhe vendosmërisë tonë, “Gjenerata Re Shqiptare” është e respektuar për rolin që ka luajtur, është e nderur për historinë që ka ndërtuar, është e domosdoshme për misionin që mbart në supe. Ajo tashmë është shumë e pranishme edhe në botën e pafundme të komunikacionit modern, duke pasur në rrjetin internet, faqen e saj zyrtare www.studenti.forum-2007.com, me mbi 1000 anëtarë, me plotë rubrika të pasura, ku publikohen materiale të karakterit akademik, kulturor, aktualitet dhe informacione mbi Shqipërinë, Italinë dhe për gjithçka që ndodh në botë.
Italia është një vend i mrekullueshëm, ku kemi jetuar rininë tonë, e respektojmë si atdhe të dytë për mikpritjen dhe ndihmën që na ka ofruar dhe për këtë e falënderojmë, por ne kemi dhe një dashuri të madhe dhe të pafundme për vendin tonë që fizikisht ndodhet larg, por shpirtërisht dhe mendërisht qëndron në zemrat tona.
Ne jemi krenar që jemi shqiptar, sepse kemi një histori të madhe; jemi një ndër popujt më të lashtë në Ballkan dhe në Evropë, por jemi dhe të vetëdijshëm për të respektuar popujt e tjerë, duke krijuar marrëdhënie vëllazërore dhe miqësie.
  • 11 vota. Mesatarja e 3.00 të 5.

Komentet

  • local ads
    Definitely believe that which you said. Your favorite reason seemed to be on the net the easiest thing to be aware of. I say to you, I definitely get annoyed while people consider worries that they plainly don't know about. You managed to hit the nail upon the top as well as defined out the whole thing without having side-effects , people could take a signal. Will likely be back to get more. Thanks
  • local classifieds
    Definitely believe that which you said. Your favorite reason seemed to be on the net the easiest thing to be aware of. I say to you, I definitely get annoyed while people consider worries that they plainly don't know about. You managed to hit the nail upon the top as well as defined out the whole thing without having side-effects , people could take a signal. Will likely be back to get more. Thanks
  • classifieds
    Definitely believe that which you said. Your favorite reason seemed to be on the net the easiest thing to be aware of. I say to you, I definitely get annoyed while people consider worries that they plainly don't know about. You managed to hit the nail upon the top as well as defined out the whole thing without having side-effects , people could take a signal. Will likely be back to get more. Thanks
  • trailer axle manufacturer
    Unë mendoj se, kjo është për çdo vend njerëzit "Dashuria e vendit dhe respekt për vendin e tij / saj.
  • tool brands
    Momenti për të bërë sakrifica për një jetë më të mirë në të ardhmen është një zgjedhje e shkëlqyer. Edhe pse kjo nuk është e përshtatshme për të bërë, por kjo është jeta, nga njëra anë duhet të sakrifikohet, dhe ne duhet të përpiqemi sa më mirë që mundemi për një jetë më të mirë.
  • Top UK Hosting
    I can see that you are an expert at your field! I am launching a website soon, and your information will be very useful for me.. Thanks for all your help and wishing you all the success.
  • Top Reseller Hosting
    I can see that you are an expert at your field! I am launching a website soon, and your information will be very useful for me.. Thanks for all your help and wishing you all the success.
  • instant payday loans
    I stumbled upon this information earlier today while at work. Very educational. Sent the website link to myself and will probably bookmark it when I make it home.
  • instant payday loans
    Wow, check out the spam here,hahaha! Anyways, nice post, I've just saved this link to your site, keep up the informative work!
  • Zac Brown Band Tickets
    I am happy to find this post very useful for me, as it contains lot of information. I always prefer to read the quality content and this thing I found in you post. Thanks for sharing
  • Web Design Riyadh
    I was looking for this information in search engines and thank god I got this information here. Thanks a lot.<a href="http://www.imperioz.com" rel="DoFollow">Web Design Dubai</a>
  • friendship poems
    “Gjenerata Re Shqiptare” ka vendosur mjaft raporte institucionale si: marrëveshja që ka bërë me Universitetin e Genovës (kryesisht me Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Shkencave Politike) për realizimin dhe njohjen e Stage-ve të studentëve shqiptarë.
    Nga 2003 deri sot kanë kaluar 5 vjet dhe të gjithë ne themeluesit e “Gjeneratës Re shqiptare” jemi rritur, jemi më të pjekur, më të fortë, më larg pamës, shumë nga ne janë diplomuar dhe të tjerët janë në pritje.
  • canker sores
    Confinement is nicely printed and it contains both beatific things for me. I am gratified to ascertain your magnificent way of marginal the canton. Now it meliorate cozie for me to ingeminate and get the pee. Thanks for transcription the act.
  • immobilien Antalya
    I am happy to find this post very useful for me, as it contains lot of information. I always prefer to read the quality content and this thing I found in you post. Thanks for sharing
  • Florida web design
    What is my comment? I think you have provided the must helpful information.
  • roof repairs fremont
    Thanks for your posts. I found them to be very informative and useful.

Shih më shumë komente