Artikuj "mbi politikën"

Nga Alban DACI

Krahasime Politike

Sistemi politik duhet të përbëhet nga dy ndryshorë: imput dhe output , që të bëj të mundur vetëfunksionimin e tij në tërësi. Imputi është prodhimi i shoqërise civile, në të cilin bëjnë pjesë të gjitha shtresat shoqërore si : puntorët, studentët, intelektualët, familjet e tjerë.Outputi është prodhimi i përpunuar nga teknikët, politologot, specialistët dhe partitë politike me programet e tyre.
Sistemi politik ka të njëjtën arkitekturë dhe ngjashmëri me sistemin ekonomik, por me ndryshimin e vetem se: qëllimi i sistemit ekonomik është fitimi, kurse në sistemin politik është pushteti.Për një parti polike pushtet do të thotë sa më shumë zyrtarë të lartë e të ulët në të gjitha nivelet e qeverisjes, ndërsa për politikanin do të thotë sa më shumë autoritet e influencë . Disa mendojnë se pushteti ka lindur bashkë me njeriun, kurse disa të tjerë mendojnë se pushteti ka lindur me format e para dhe te thjeshta organizative, të cilat e kanë origjinën e tyre që në periudhën e antikitetit romak, grek dhe ilir.
Për sa i takon kuptimit të politikës, pa dashur të bëj një analizën e saj që në hershmëri, thjeshtë do të më pëlqente të permendja thënien më popullore dhe te keqinterpretuar në të njëjtën kohë, të Aristotelit :"Njeriu kafshe politike" të cituar në veprën e tij "Politika".Sipas Aristotelit: çdo njeri ka të drejte të marr pjesë në angazhime, si dhe organizime shoqërore. Ai theksonte se interesat private duhet të vendosen në shërbim të interesave publike me qëllimin vital ndjekja e lumturisë. Pra, ta ushtrojmë pushtetin në shërbim të lumturisë njerëzore.
Në ditët e sotme konceptet Politikë dhe Pushtet janë më të kompleksuara, sepse kane njohur evoulime dhe forma të ndryshme në kohë dhe në hapësirë.Një ndër regjimet që ka pasur një periudhë relativishtë të gjate dhe një hapësirë mjaft të gjërë shtrirje ka qenë Regjimi Komunist.
Ky regjim si karakteristike kryesore ka monopolin e pushtetit politik dhe ekonomik.Polikën e bën monopartia dhe ushtrimin e pushtetit e bëjnë po drejtuesit e lartë të saj. Kjo ka bërë që në shumicën e ish vendeve komuniste të krijohet dhe të aplikohet forma autoritare. Në shumicën e rasteve zhdukja e liderit ka bërë që rregjimi të bjerë ose të zgjasë për pak kohë, duke bërë që vendi të përballet me vështirësi politike, ekonomike dhe shoqërore.Për ta vertetuar këtë mund të marrim një seri shembujsh nga disa vende ish komuniste, përfshirë edhe vendin tone.
Pas vdekjes së diktatorit Hoxha, periudha tranzitore e Alisë mbylli ciklin e regjimit komunist shqiptar. Regjimi i Hoxhës u identifikua me liderin, që në këtë rast ishte themeluesi, ai kishte pushtet absolut dhe drejtonte të gjithë instancat më të larta shteterore.


Forca e këtij mekanizimi shtetëror mbështetej në katër pika themelore:Mjetet e komunikimit me publikun të kontrolluara dhe të vëzhguara nga organet shtetërore,Shërbimi Sekret mjaft i zhvilluar dhe efikas, Mungesa e pluralizmit politik, ekonomia e planikuar. Këto elementë në të vërtet nuk krijojnë formë shteti, por formë kalimtare që ka ardhur si pasojë e krizave istitucionale të mëparshme.Duke qene se është formë kalimtare jetëgjatësia e tij ishte thjeshtë çeshtje kohe. Megjithatë, a mund të themi se në Shqipëri ka marr fund regjimi komunist?! Regan, ish presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, e cilësonte Unionin Sovjetik si "Mbreteria e se keqes", e cila "prodhoj" një numer te madh viktivash të pafajshme si dhe kampe pune, luftë klasash, varfëri, frikë dhe panik.
Komunizmi Enverist shqiptar ishte kopje perfekte e Unionin Sovjetik, ishte ferri i popullit shqiptar, simboli i vdekjes dhe e mohimit të plotë të drejtave njerëzore. Kjo "shushunje gjakpirese" duke pasur propagandën armën më të fortë, ka pire gjakun e mijerave djemoshave ne lulet e rinise. Shumë ish drejtues të lartë të diktaturës komuniste edhe në ditet e sotme janë në formë të drejtperdrejt ose jo aktorë të politikës shqiptare, ku si pincip kryesor kanë marksizëm-leninizmin. Kjo kategori personash, duke shfrytëzuar lidhjet e të së kalurës me postet e së tashmesh, kanë uzurpuar shumë sektorë të rëndësishëm ekonomikë, të cilët i kanë shndërruar në monopole qe e shikojnë "ekonominë e lire", të bazuar mbi rregullat e tregut si një të keqe dhe një kërcënim qe cënon bizneset e tyre. Shpresoj që normativat e reja shtetërore, të bazuara edhe ne premtimet elektorale, për hir të zhvillimit, të përparimit dhe të integrimit të Shqipërisë t’i japim fund historisë së errët shqiptare.
Kjo histori e errët ka qenë një prodhim njerëzor, një e keqe e madhe që nuk duhet të riaplikohet më. Thjeshtë duhet të jetë një mësim i mirë për brezat e ardhshëm
Prandaj shqiptarët dhe gjithë njerëzimi duhet të punojnë pa reshtur e më shumë kurajo për të konsoliduar regjimin demokratik, që nuk ka asgjë te përbashkët me regjimet komuniste, sepse në regjimet demokratike nuk ka monopol pushteti politik dhe ekonomik. Në regjimet demokratike politikën e bëjnë partitë politike,të cilat janë bi ose multipartiake duke ushtruar pushtetin në formë monokratike ose konsensuale, përmes formulës së koalicioneve.Regjimet demokratike janë të bazuar në demokracinë formale dhe instanciale që i ndajmë sipas ngjashmërive dhe veçorive që kanë.
 

Alban Daci

Student për Marrëdhenie Ndërkombetare dhe Diplomatike

Universiteti i Gjenoves-Itali

  • 2 vota. Mesatarja e 3.50 të 5.

Komentet

  • Dental Jobs
    Thanks for your posts. I found them to be very informative and useful.
  • personal injury lawyers melbourne
    I was just searching for a thing by chance i visit it and found very precious knowledge here. I will say that this is very amazing place to get more and more knowledge in order to be a expert.
  • park city real estate ut
    Everyone is in search of relevant things but i will suggest you to go market and you will find out many thing like that and will make you joyable. So, visit and have a nice day. keep visiting here.
  • medtronic infuse bone graft lawyer
    Your blog appears quite informative. I liked it. So much useful material. I read with great interest.Can you please tell me how can I read your rss blog?
  • Friv
    • 5. Friv Më 13/03/2012
    I`m not that good at politics but I could not take my eyes from this good article. Thanks for your ideas.
  • cellulean reviews
    Forca e këtij mekanizimi shtetëror mbështetej në katër pika themelore:Mjetet e komunikimit me publikun të kontrolluara dhe të vëzhguara nga organet
  • Testking 642-262
    This is an excellent blog, the policy is to try to make a difference and power. Money and power are the driving force for many people.
  • Property in Belek
    This is the best post on this topic i have ever read.I am really very impressed with it.Keep blogging.
  • Heath Jordan
    Politics is about trying to make a difference and power. Money and power are the drivers for many people.
  • roof repairs brentwood california
    Thanks for your posts. I found them to be very informative and useful.
  • tung
    • 11. tung Më 12/05/2007
    bravo edhe kjo po edhe ju edhe njerzite si ju na krenojne shqiptarine bashkëkohore

Shih më shumë komente