Albanianpolitik, një vizion i ri për të ardhmen
Dr. Alban Daci
, një vizion i ri për të ardhmen
Aktualisht po të
analizojmë në bazë të kriterit hapësinor, faktori shqiptarë ka një
shtrirje të gjerë dhe një prezencë të rëndësishme në Republikën e
Maqedonisë, në Kosovë, në Mal të Zi, në Shqipëri, pa lënë mënjanë dhe
Diasporën që është e kudo gjendur nëpër botë, ku në pjesën me të madhe
ka arritur integrim të plotë shoqëror, ekonomik, kulturor dhe akademik.
Kjo
situatë e favorshme për shqiptarët, ka nevojë për nisma të reja efikase
dhe të shpejta në kuadrin e një forme të re politike që e shikoj të
drejtë ta cilësoj “albanianpolitik” e konceptuar si rrymë e re e
politikës shqiptare, e cila duhet të ketë në qendër të vëmendjes
krijimin dhe raforcimin e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet që kanë
politika dhe interesa të përbashkëta me faktorin shqiptar në Ballkan.
Albanianpolitik,
nuk duhet të jetë e organizuar mbi baza partiake, ideologjike dhe nuk
duhet patjetër të jetë e përfaqësuar nga individ që politikën e bëjnë
për profesion nevoje si të vetmen mënyrë për të bërë karrierë, por nga
intelektual, specialist të fushave të ndryshme, të rinj që besojnë dhe
aspirojnë në një politikë pro shqiptare e cila mendon se shqiptarët
duhet të mbrojnë në mënyrë legjitime të drejtat e tyre si në politikën
e mbrëmshme dhe ne atë të jashtme, që besojnë se faktori shqiptarët ka
një forcë të madhe të cilët mund ta shfrytëzoj për të çuar përpara
procesin e integrimit evropian për rajonin e Ballkanit, që mund të jap
një kontribut të fortë dhe të rëndësishëm në mbajtjen dhe ruajtën e
paqes në rajon.
Në situatën aktuale të krijuar në Ballkan mendoj
se shqiptarët duhet të ndërmarrin disa hapa të rëndësishëm për sa u
përket marrëdhënieve ndër veti, sepse premisat e reja mendoj se në të
ardhmen nuk do të jenë vetëm pozitive, por ndoshta herë-herë edhe
negative, nëse nuk veprohet që tani në krijimin e një baze të shëndoshë
për të ardhmen e përbashkët dhe të pa ndarë.
Pavarësia e Kosovës,
ishte me të vërtetë një fitore e merituar për faktorin shqiptar, por
nëse e studiojmë me gjakftohtësi ecurinë e saj drejt krijimit të
Shtetit të ri bashkë me komponentët e tij formues. Mund të shprehemi se
kjo mund të çoj në të ardhmen në krijimin e një “kombi të ri” (Kombi
Kosovarë) që do të mohonte në simbole kombëtare, në histori, traditë
dhe kulturë identitetin e tij të vërtet shqiptarë.
Kjo mendoj se mund të ndodh në të ardhmen nga dy faktor.
1.
Liderët aktual të Kosovës kanë qenë ish luftëtar në luftën e fundit për
Liri, dhe duan të krijojnë mitet e tyre duke e konceptuar Kosovën si
një realitet të ri që e krijuan ata dhe që ju përket vetëm atyre.
2.
faktori ndërkombëtar që ka rol të drejtpërdrejtë ne çështjet e
brendshme të Kosovës nuk lejon dhe dëshiron identifikimin e shtetit të
ri formues vetëm me vlerat e identitetit kombëtar shqiptar nga frika e
ndonjë konflikti të ri jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë.
Për të
mos gjetur këto situata praktikë në të ardhmen e parashikuar, mendoj se
shqiptarët duhet të ndërmarrin një seri nismash bashkëpunuese ndër veti
në fusha të ndryshme të cilat në finalitet nuk duhet të jenë kundër
rrymës së integrimit euro-atlantik, por pjesë integrale e tij.
Këto
nisma besoj se duhet të merren nga albanianpolitik, e cila duhet të
veproj nëpërmjet agjencive të ndryshme, të cilat mund të jenë në formën
institucionale, ose mund të jenë të organizuara në lobingje apo grupe
presioni për të arritur objektivat e dëshiruara.
Aktualisht mendoj
se bashkëpunimi më i qartë ndërinstitucional brenda faktorit shqiptar,
mund të bëhet mes Kosovës dhe Shqipërisë, sepse kemi të bëjmë me dy
shtete sovrane që kanë maxhorancë shqiptare në përbërjen e popullsisë.
Duhet të bëjmë të qartë se mes Shqipërisë dhe Kosovës kemi marrëdhënie
ndërshtetërore dhe kombëtare dhe jo ndërkombëtare, sepse realisht kemi
të bëjmë me dy shtete, por me një komb të përbashkët.
Ky bashkëpunim duhet të mbështetet ne disa shtylla kryesore si:
1. Ekonomike
a)
të krijohet një zonë e përbashkët ekonomike, ku të ketë një tarifë të
përbashkët doganore, e cila duhet të aplikohet sipas modelit evropian,
ku të mirat e dy vendeve mund të qarkullojnë pa pengesa dhe që qeveritë
e dy vendeve zotohen se do të eliminojnë çdo lloj pengese
b) të
fillojnë tentativat për realizmin e një politike të përbashkët në
agrikulturë, e cila duhet të jetë sipas parametrave evropian, ku të
vendosen çmime të përbashkët për prodhimet elementare.
c) të
sanksionohet lëvizja e lirë e shërbimeve, njerëzve dhe e mallrave, duke
krijuar një zonë të lirë tregtie. Nisma e krijimit të kësaj zone duhet
të jenë Shqipëria dhe Kosova, por që të ketë klauzola që lënë të hapur
pjesëmarrjen dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimorë. Përsa i
përket lëvizjes së lirë duhet të bëhet një marrëveshje e shkruar për
heqjen e pengesave të kontrollove kufitare. Kjo mund të vlej si një
provë për të anëtarësuar në ardhmen me drejtat të plota në Traktatin
Schengen.
2. Politike
a) Të krijohen organizma ndër
institucionale si “Këshilli Kombëtar për Integrim” i cili duhet të
përfaqësohet nga nivelet me të larta drejtuese të dy vendeve si dhe në
nivel specialistësh që duhet të mblidhet në çdo katër muaj në vit, ku
të diskutohen implementimet e politikave të përbashkëta për një
integrim të përbashkët dhe uniformë në Bashkimin Evropian. Selia e
këtij këshilli mendoj se duhet të jenë Prishtina dhe Tirana. Ky këshill
do të bënte që faktori shqiptar të ketë politika të përbashkëta për
çështjet e përbashkëta në Ballkan.
b) Krijimi i një Politike të
jashtme të përbashkët (PJP) që duhet të përfaqësohet nga nivelet e
larta drejtuese të dy vendeve dhe të ketë objektiva parësore
implementimin e reforma për integrim të shpejtë në zonën
euro-atlantike, të jap kontribut dhe garanci për paqen dhe stabilitetin
në rajon si dhe të mbroj interesat e faktorit shqiptarë në botë në
sintoni më politikat e aleatëve të deklaruar.
3. Kulturor
a)
krijimi i një “Komisioni kulturor” të përbashkët, që do të diskutoj
çështjet e bashkëpunimit të përbashkët në fushën e kulturës, në mënyrë
që të mos krijohen distanca më rryma të ndryshme dhe të largëta. Një
rol të rëndësishëm mund të luaj instituti i Albanologji duke operuar në
të gjitha nivelet e arsimimit.
b) Krijimi i një “Komisioni Gjuhësie”
që duhet të analizoj problemet dhe sfidat me të cilat përballet
aktualisht gjuha shqipe si në aspektin drejtshkrimor, gramatikor si dhe
nga huazimet e shumta që po e mbysin. Ky komision besoj se duhet të
përbëhet nga niveli më i lartë i akademikëve të gjuhësisë dhe duhet të
mblidhet njëherë në gjashtë muaj. Gjuha shqipe duhet të evoluoj bashkë
me proceset e tjera. Kongresit i fundit i gjuhës shqipe pa komentuar
rrethanat në të cilat është zhvilluar, është bërë shumë kohë më parë,
kurse proceset e tjera jetësore kanë ndryshuar me hapa të mëdhaja. Kjo
ka bërë që gjuha shqipe të përballet me sfidën kohë dhe hapësirë, sepse
shtrirja e përdorimit të saj falë ndryshimeve që kanë ndodhur në rajon
është rritur, duke bërë që të mos ketë një harmonizim të plotë dhe
uniformë përdorimi si dhe mos koherencë me proceset e tjera si
globalizimin. Prandaj, e shikoj të drejtë të punohet dhe të bëhen
rishqyrtime që gjuha shqipe të jetë si koherente dhe uniforme në të
gjitha zonat shqipfolëse .
Albanianpolitik mendoj se është shumë
e domosdoshme të operoj dhe brenda në Shqipëri, ku me aksionet e saja
efikase, demokratike dhe kombëtare mund t’iu jap përgjigje modeleve
mesjetare të përfaqësuara dhe ideuara nga sharlatan të servilosur që me
aksionet e tyre ksenefobike përpiqen të cenojnë integritetin tonë
territorial dhe kombëtar.
Në këtë arenë të gjerë që po analizojmë,
nuk duhet të harrojmë as Diasporën tonë, e cila është pjesë integrale
shpirtërore dhe fizike e botës shqiptare. Diaspora shqiptare gjithmonë
ka luajtur një rol të fortë dhe të rëndësishme në arenën ndërkombëtare
për të përfaqësuar imazhin shqiptar denjësisht, për mbrojtur interesat
politike kombëtare të faktorit shqiptar si dhe pa harruar rolin më
kryesor atë ekonomik, ku fal kontributeve të derdhura nga emigrantët,
Shqipëria ka ecur përpara në reforma ekonomike, duke zbutur varfërinë
dhe ndezur shpresën e mirëqenies në familjet shqiptare.
Disa forma
organizuese politike të sapo krijuar që nuk mund të kenë një emërtim të
saktë organizues dhe një klasifikim po të saktë dallues më në fund janë
kujtuar se Diaspora shqiptare nuk ka vetëm detyrime por edhe te drejta.
Pra, këto forma organizues po mundohen të ndërmarrin fushata për të
drejtën legjitime të votimit të emigrantëve. Kjo iniciativë si sipas
analizës time është vetëm një hap i dështuar politik në interes të një
pakice në dëshira dhe interesa që nuk parashikon dhe përfshin interesat
e Diasporës për disa arsye:
1) Sipas së drejtës kushtetuese nuk
ekziston vetëm e drejta të zgjedhësh por edhe të zgjidhesh, jo vetëm të
jesh i përfaqësuar por edhe të përfaqësosh, jo vetëm të jesh aktor por
edhe autor në vendimmarrje. Prandaj, unë mendoj se nëse duhet të flasim
për këtë argument duhet të mendojnë se Diaspora nuk duhet jo vetëm të
votoj por edhe të votohet, që do të thotë të ketë përfaqësuesit e saj
vendimmarrje.
2) Aktorët aktual që kanë marrë këtë iniciativë nuk
kanë akoma kredibilitet dhe elektorat të garantuar. Prandaj, mendojnë
se duke ardhur nga perëndimi, ku kanë pasur historira të shkurta
studimore apo ku ta di unë, mund të sigurojnë votat e mjaftueshme nga
emigrantët sa për të pasur një karrige politike.
Siç e kam
cilësuar në një artikull timin të botuar në 2005 në shtypin shqiptar
se: emigrantët e kanë të garantuar me kushtetutë të drejtën që të
zgjedhin dhe të zgjidhen, pra që të votojnë dhe të jenë të votuar.
Historia njerëzorë gjithmonë na ka treguar se të drejtat fitohen dhe
nuk dhurohen.
Prandaj, mendoj se Diaspora mund ta bëj realitet këtë
drejtë duke u bërë pjesë e rrymës albanianpolitik dhe duke përdorur
mjetet demokratike dhe legjitime. E drejta e votës së emigrantëve duhet
shikohet si një e drejtë kushtetuese, si një domosdoshmëri për
demokracinë e vendit tonë dhe jo si akt që mund të përdoret për të
përmbushur aspiratat personale politike të njerëzve që mendoj patjetër
të bëjnë karrierë dhe që politikën e ushtrojnë për profesionin.
Albanianpoltik,
duhet të jetë një rrymë e politikës shqiptarë që nuk bazohet në bindje
partiake, por kombëtar, me njerëz të mençur dhe largpamës që mendojnë
se faktori shqiptar është i rëndësishëm në rajon, që integrimi evropian
është i domosdoshëm jo vetëm për shqiptarët por për gjithë rajonin. Kjo
rrymë kaq e domosdoshme për kohën që po kalojmë mund t’iu jap përgjigje
efikase të gjithë argumenteve që rreshtuam dhe të atyre që ndoshta i
kemi harruar ti rreshtojmë, për të krijuar vizionin pozitiv me plotë
shpresë dhe ndriçim për të ardhmen.
Komentet
-
- 1. full size gucci small tote 131228 f4f5r 9791 gucci handbags outlet get off to good start with quality Më 23/09/2014
Right Here Is A Method That Is In fact Helping gucci-industry professionals To Advance
full size gucci small tote 131228 f4f5r 9791 gucci handbags outlet get off to good start with quality http://www.melcove.com/ayuda/gucci-purses-sale/ckfibzms-p-964.html -
- 2. budget crunching hits torrey smith blue red white jersey throwback ravens elite limited on sales Më 23/09/2014
The Trick For nfl jersey
budget crunching hits torrey smith blue red white jersey throwback ravens elite limited on sales http://www.airmartechnology.com/catimages/nba-throwback-jerseys-cheap/nfl-jerseys-for-babies/nbldqiyy-p-57.html -
To Those Who Want To master gucci But Can't Move On
new arrival outlet gucci card case 233166 bmj1g 6412 2014 sale outlet http://www.f1frl.com/images/herve-leger-size/nepkfxlg-p-76.html -
- 4. us moncler down vest unisex glossy hooded zip purple savings Më 23/09/2014
MONCLER-girlfriend has verified this latest formula : the steps to making big money completely from scratch
us moncler down vest unisex glossy hooded zip purple savings http://www.kahbs.com/css/women-moncler-vest/ywagxwha-p-688.html -
- 5. full size authentic matt flynn womens mens youth jersey nike elite limited outlet shop Më 23/09/2014
The Secret For nfl jersey
full size authentic matt flynn womens mens youth jersey nike elite limited outlet shop http://www.aleenta.com/blog/china-cheap-hockey-jerseys/best-place-to-get-cheap-soccer-jerseys/svfuyybv-p-567.html
Shto një koment