"Kombi, nacionalizmi: Bosnja e pas luftës dhe Ballkani”

Nga Jordan DACI

Hyrje

           Për shumë studiues epoka e krijimit të kombeve dhe shteteve kombëtare vlerësohej e përfunduar pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, përveçse për disa shteteve kombëtare artificiale të krijuar në fillim të shekullit të 20-të.[2] Krijimi i këtyre shteteve kombëtare u bazuar, kryesisht në ideologjinë e aneksimit të territoreve nga vendet fqinje, duke mos marrë parasysh përbërjen etnike të territoreve në fjalë.
          Megjithatë, pa nënvleftësuar zhvillimet nga vitet 1900 deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore ne mund të mbrojmë si duhet idenë që procesi i krijimit të shteteve kombëtare konsiderohej i përfunduar në një farë mënyrë, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kjo ishte koha kur këto shtete filluan të marrin një forme të vërtetë në kuptim të administrimit dhe bashkimit territorial. Në këtë fazë shumë nga këto shtete kombëtare të krijuar rishtazi me një natyrë të fortë artificiale, të krijuar kryesisht nëpërmjet përdorimit të forcës dhe represionit, dhe duke pasur si një ideologji kryesore pabarazinë ndërmjet grupeve etnike shtetformuese dhe me një ideologji të pastër shoviniste në raport me vendet fqinje, konsideroheshin si një model i vërtete i shtetit kombëtar.
Ndonëse ideja origjinale e shtetit kombëtar veçanërisht për kombet e Ballkanit qëndronte shumë larg këtij modeli të zhvilluar.[3] Është e kuptueshme që ky model frymëzohej dhe mbahej gjallë për një fare periudhe kohe nga ideologjia komuniste e vëllazërisë ndërmjet vendeve komuniste, të cilat qëndronit të gjithë të bashkuar kundra bllokut të demokracive perëndimore. Rrjedhimisht jeta e këtij modeli të zhvilluar të shtetit kombëtar nuk parashikohej të ishte dhe aq e gjatë. Në të vërtetë me rënien e regjimeve komuniste në Bllokun Lindor, ishte më se e qartë që ekzistenca e këtyre krijesave artificiale do të përfundonte së shpejti dhe ky proces do të hapte një kuti pandore për këto krijesa në përpjekje për të rikrijuar shtetin e tyre kombëtar të ri.
Ish-Republika Federale e Jugosllavisë ishte rasti më kuptimplotë, ku pabarazia ndërmjet grupeve etnike shtetformuese, dhe një ideologji e qartë shoviniste në lidhje me vendet fqinje, si dhe faktorët e tjerë të përmendur më lartë u zhvilluan për disa dekada. Përbërja e saj territoriale dhe demografike u vendos në pyetje menjëherë pas dështimit ë partisë drejtuese komuniste për të rivendosur marrëdhënie të reja me republikat dhe kërkesa e vazhdueshme e Provincës Autonome të Kosovës për t'u bërë republikë. Nga ana tjetër, zyrtarë partiak nga e gjithë ish-Jugosllavia përdorën krahun nacionalist për të rritur fuqinë e tyre politike.[4] Shembulli më i mirë është fjalimi nacionalist i ish-diktatorit Milosevic' në Fushë-Kosove, i cili arriti të fitoj një përkrahje të fuqishme politike nëpërmjet përdorimit të ideve nacionaliste të serbëve për ëndrrën e tyre të vjetër të Serbisë së Madhe.[5] Fillimi i shpërbërjes së Jugosllavisë shënoi fillimin e luftës për krijimin e shtetit kombëtar ndërmjet nacionalistëve në të gjithë ish-entitetet federale.
          Sidoqoftë ky dështim ishte vetëm një pretekst i mirë apo një shkak për të filluar procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë që ishte dukshëm i pashmangshëm për shkak të një situate të re politike në Ballkan dhe më gjerë.

Rasti i Bosnjës

          Procesi i shpërbërjes së Jugosllavisë i frymëzuar nga e drejta për vetëvendosje dhe bazuar në një orientim të fortë nacionalist përfshiu të gjithë entitetet shtetërore duke përfshirë edhe Ish-Republikën Jugosllave të Bosnjës e cila ishte një nga gjashtë republikat e ish-Jugosllavisë për disa dekada.
          Megjithatë për shkak të përbërjes specifike të popullsisë, një historie të hershme të një shteti kombëtar të ish Mbretërisë së Bosnjës[6] dhe faktorëve të tjerë politik, krijimi i Kombit Boshnjak dhe i Shtetit të tij Kombëtar ishte një proces shumë i vështirë. Në të vërtetë ky proces u shoqërua nga shumë ngjarje tragjike. Rrjedhimisht si pasojë e këtyre ngjarjeve të veçanta dhe asaj çfarë është arritur gjatë periudhës pas-luftës e parë kjo në një perspektive rajonale të lidhur ngushtë me proceset e tjera në zhvillim[7] të formimit të shteteve kombëtare në Ballkan, unë besoj që ngelet akoma një çështje e hapur pyetja nëse ky proces i formimit të shtetit kombëtar të Boshnjakëve ka përfunduar plotësisht apo jo.
          Rasti i Bosnjës (sot Bosnja e Hercegovina) përfaqëson një nga historitë më të dhimbshme, pjesë e dramës Ballkanike pas rënies së bllokut komunist dhe shpërbërjes së ish-republikës Federale të Jugosllavisë. Bosnja mund të konsiderohet si 'sui generis'në kuptimin e karakteristikave të tij në krahasim me rastet e tjera të formimit të shteteve kombëtare në zonën e Ballkanit. Në të vërtetë tashmë, pas asaj çfarë ndodhi, pa shkuar shumë në detaje, është më se e qartë për të gjithë ne që krijimi i Shtetit Kombëtar dhe i Kombit në Bosnje nuk mund të arrihej pa bërë luftë me Serbinë (duke përfshirë Serbët e Bosnjës) dhe Kroacinë (duke përfshirë edhe Kroatët e Kroacisë). Ky proces i krijimit të kombeve dhe shtetit kombëtar u udhëheq në plan të parë nga nacionalizmi i cili në fjalët e Walker Conner's është përkufizuar si: "një lëmsh emocionesh, është forca me e fuqishme vepruese politike në botë"[8] dhe lëvizja nacionaliste Jugosllave e provoi një gjë të tillë. Pa dyshim ishte rasti kur nacionalizmi civil u shndërrua në një nacionalizëm zyrtar[9].

          Pas referendumeve në Slloveni dhe Kroaci, ku u shpreh vullneti i popujve të tyre për pavarësi duke u shkëputur nga Jugosllavia, lëvizja nacionaliste e popullsisë myslimane të Bosnjës filloi të mendoj seriozisht për të deklaruar edhe ajo pavarësinë nga Jugosllavia dhe të krijoj shtetit e tyre kombëtar, krijimi i të cilit kishte dështuar deri në atë kohë. Sidoqoftë, popullsia e Bosnjës nuk ishte një popullsi homogjene. Ajo përbëhej nga Boshnjakët mysliman të Bosnjës, Serbë dhe Kroatë si dhe grupe të tjera etnike të vogla etnike, që deri në fillimin e luftës quheshin Jugosllavë.

          Pas një luftë të shkurtër në Slloveni dhe një shkëputje të suksesshme të saj, Serbët vazhduan të kundërshtonin çdo shpërbërje tjetër të shtetit të tyre. Në mbështetje të kësaj ideje ato filluan të mobilizojnë popullsinë serbe brenda republikave "rebele" duke i furnizuar ato me arme dhe mbështetur politikisht.

          Në të njëjtën kohë ashtu sikurse edhe Boshnjakët edhe Serbët e Bosnjës filluan të kërkonin pavarësinë e tyre nga Boshnjakët dhe bashkimin e tyre me Serbinë, ndërsa Boshnjakët vazhdonin të kërkonin ruajtjen e të gjithë territorit të ish Republikës së Bosnjës. Sipas tyre kufijtë e rinj ndërkombëtare duhet të përputheshin me ish kufijtë administrative ndërmjet republikave përkatëse. Për më tepër nacionalistët në popullsinë serbe të Bosnjës nuk ishin të gatshëm të pranonin asnjë zgjidhje tjetër, përveç pavarësisë nga Boshnjakët dhe bashkimi të tyre me shtetin e tyre amë, Serbinë. Përveç këtyre kërkesave ato kishin edhe shumë pretendime territoriale në pjesën veri-lindore dhe në pjesën jug-lindore të Kroacisë, në përpjekje për të ndërtuar një shtet të ri kombëtar të Serbëve, Serbinë e Madhe të tyre, duke humbur sa me pak territore që të ishte e mundur. Në të njëjtën kohë edhe Kroatët po mendonin të krijonin shtetin e tyre kombëtar, duke pasur edhe pretendime territoriale në territorin e Bosnjës në zonat ku jetonin Kroatë, veçanërisht në jug-perëndim të Bosnjës.

          Për shkak të këtyre zhvillimeve, në prill 1992 një luftë e re filloi në Bosnje. Në fillim ndërmjet Serbëve dhe Boshnjakëve dhe pastaj ishte një e papritur kur Kroatët, të vetmit aleatë të Boshnjakëve papritur sulmuan aleatët e tyre mysliman më 9 mars 1993 dhe kjo ishte "një luftë brenda luftës".[10] Kjo luftë brenda luftës vazhdoj deri në mars të vitit 1994 kur në Uashington u arrit të nënshkruhej një Marrëveshje Paqe midis Kroatëve dhe Boshnjakëve duke krijuar kështu një strukturë para-shtetërore të një shteti "kombëtar", federatën e Kroatëve dhe Boshnjakëve të ish Bosnjës të quajtur Federata e Bosnje- Hercegovinës. Konflikti në Bosnje përveç përkufizimeve të tjera sipas Liljana Mijovic-it ishte në radhë të parë një konflikt ndërmjet anëtarëve të armatosur të komuniteteve të ndryshme etnike dhe fetare. [11]

          Ushtria e Bashkuar e Serbëve filloi të pushtojë shumë territore të Bosnjës dhe Kroacisë falë superioritetit ushtarak dhe mungesës së mbështetjes ndërkombëtare ndaj Boshnjakëve dhe aleatëve të tyre, Kroatëve. Megjithatë, pas shumë varrezave masive dhe masakrave ndaj Boshnjakëve dhe Kroatëve të kryera nga Serbët, situata ndryshoi krah. Ky ishte momenti kur komuniteti ndërkombëtar, ndërhyri duke ndaluar avancimin e trupave Kroate dhe Boshnjake drejtë Banjallukës, sot kryeqyteti i Republikës Srpska. Duke bërë një gjë të tillë komuniteti ndërkombëtar, kryesisht SHBA dhe të tjerët donin të ndalonin një "Sebrenicë" tjetër, por kësaj radhe me siguri mund të kishte ndodhur në Banjalluka. Në të vërtetë një arsye tjetër shumë e rëndësishme përveç asaj të parës ishte ajo që ruajtja e kontrollit mbi Banjallukën nga Serbët ishte mundësia e fundit për një paqe të mundshme në të ardhmen midis palëve të përfshira në konflikt.

          Fatmirësisht edhe përse ishte shumë vonë, gjithë ky absurditet dhe konflikt për identitet dhe shtete kombëtare përfundoj me Marrëveshjen e Paqes së Dayton, një marrëveshje amerikane nënshkruar në nëntor 1995 që krijoj Bosnje-Hercegovinën (BiH), e përbëra nga dy entitete: Federatën e Bosnje e Hercegovinës dhe Republikën Srpska. Ky krijim është një shembull unik i një "Konfederate" më shumë sesa një federate, kur kufijtë administrativ shkojnë përgjatë vijave etnike dhe ku kryesisht ka dy Kryeqytete dhe shumë shpesh edhe dy lloj politike ndërkombëtare. Sot BiH ka burokracinë më të madhe në krahasim me shtetet e tjera federale duke pasur parasysh shtrirjen dhe numrin e popullsisë së saj.

          Sidoqoftë, tashmë të gjithë këto grupe etnike kanë një shtet të përbashkët, i cili për disa nga ato mund të konsiderohet një shtet kombëtar. Shteti i ri i Boshnjakëve, Serbëve dhe Kroatëve si një federatë e Federatës së Bosnje-Hercegovinës dhe Republikës Srpska me emrin e saj ndërkombëtar "Federata e Bosnje Hercegovinës" e krijuar nga Marrëveshja e Paqes e Daytonit, e cila parashikon një autonomi të gjerë për Serbet e Bosnjës, të cilit praktikisht kanë shtetin e tyre të quajtur Republika Srpska si dhe për Kroatët, por pa pasur shtetin e tyre të vetin. Aktualisht Republika Srpska, përfshin 49 % të territoreve dhe pjesa që ngelet prej 51 % ngelet për Boshnjakët dhe Kroatët.

          Procesi i krijimit të kombit dhe shtetit kombëtar në Bosnje ishte shumë i vështirë. Boshnjakët, Kroatët dhe Serbët duhet të bënin atë çfarë Benedict Anderson e quante: Kombi si një Komunitet i Imagjinuar.[12] Në fillim të këtij procesi, dallimi i vetëm i dukshëm ndërmjet këtyre popujve ishte feja dhe disa dallime të vogla gjuhësore ndërmjet rajoneve. Por të gjitha këto jo të mjaftueshme për të shmangur luftën. Në fakt komunitetet etnike në Bosnjën e para-luftës ishin më shumë të përkufizueshëm nga të tjerët sesa vetvetiu.[13] Shkalla e vetëdijesimit ishte shumë larg nga shkalla e një kombi "si një komunitet i trashëguar".[14] Sidoqoftë, sot këto shtete të krijuara rishtazi duket shumë më ndryshe sesa më përpara.

          Shteti i ri i Bosnje Hercegovinës ka një mënyrë unike funksionimi. Gjithsesi këto nuk janë problemet e vetme të demokracisë së Bosnjës.

Përfundime

          Është më se e qartë që procesi i krijimit të kombit dhe shtetit kombëtar në Bosnje ishte shumë i ndërlikuar dhe i vështirë për disa arsye të sipërpërmendura. Nga një këndvështrim i thjesht duket që ky proces tashmë ka përfunduar dhe të gjithë palët janë të kënaqura më atë çfarë kanë arritur megjithëse iu desh që të paguan një çmim shumë të lartë. Në të vërtetë, duke analizuar më kujdes situatën aktuale në Bosnjën e pasluftës, atë çfarë po ndodh dhe pritet të ndodhë në vitet e ardhshme në Ballkan, është shumë e dyshimtë të mendosh që procesi i krijimit të kombit dhe shtetit kombëtar në Bosnje ka përfunduar. Me të vërtete Marrëveshja e Paqes e Daytonit i dha fund luftës dhe në një farë mënyre i atribuojë një fitore komunitetit ndërkombëtar, por ashtu siç tha edhe Presidenti Klinton gjatë fjalimit të tij të famshëm në Kosovë "paqja akoma nuk është fituar", fakt i cili i shkon për shtat edhe Bonjës.


*Referat i mbajtur në Konferencën: “Psikanaliza dhe Demokracia” me 15 tetor 2004 në Universitetin e Columbia-s në SHBA.
Konferencë e organizuar nga Organizata për Psikanalizë të Kulturës dhe Shoqërisë (APCS),
Universitetin e Columbia-s dhe Universiteti i New York-ut.

© Studio Ligjore "DACI"

  • 3 vota. Mesatarja e 4.33 të 5.

Komentet

  • Doriana
    Altaazakm-informaaion found, problem solved, thanks!
  • great man
    • 2. great man Më 13/03/2012
    bloons tower defense 5 funny and addicting
  • Anghel Frive
    • 3. Anghel Frive Më 13/03/2012
    I do need to say that you are a great writer and the "Kombi, nacionalizmi: Bosnja e pas luftës dhe Ballkani” is a realy good topic.
    [url=http://www.friv-world.com[/url]
  • igaming
    • 4. igaming Më 29/01/2012
    Wonderful tutorial, I’m still a lttle bit novice for this exercising but I’m going to function at it for your following couple days <a href="http://24optionreview.info">24option</a>. Your success is extremely a lot an inspiration for me. Retain up the good post! !!
  • igaming
    • 5. igaming Më 29/01/2012
    Wonderful tutorial, I’m still a lttle bit novice for this exercising but I’m going to function at it for your following couple days. Your success is extremely a lot an inspiration for me. Retain up the good post! !!
  • Bridal Lingerie
    Excellent piece of information. Keep it up!
  • franz
    • 7. franz Më 31/08/2011
    Thank you for your posts. I found them to be very informative and useful chat amicizie
  • graduation wishes
    umë larg këtij modeli të zhvilluar.[3] Është e kuptueshme që ky model frymëzohej dhe mbahej gjallë për një fare periudhe kohe nga ideologjia komuniste e vëllazërisë ndërmjet vendeve komuniste, të cilat qëndronit të gjithë të bashkuar kundra bllokut të demokracive perëndimore. Rrjedhimisht jeta e këtij modeli të zhvilluar të shtetit kombëtar nuk parashikohej të ishte dhe aq e gjatë. Në të vërtetë me rënien e regjimeve komuniste në Bllokun Lindor, ishte më se e qartë që ekzistenca e këtyre krijesave artificiale do të përfundonte së shpejti dhe ky proces do të hapte një kuti pandore për këto krijesa në përpjekje për të rikrijuar shtetin e tyre kombëtar të ri.
  • smoky eyes
    I upstanding couldn't unbigoted your website before locution that I rale suchlike this secernate. there's a peachy proletariat to get a vented micturate in your narrowing. the valuate entropy you travail to your visitors
  • mayweather vs ortiz
    It's quite hard to find a good site. And I think I am lucky enough to have come here. The posts are doing great and full of good insights.
  • Property in Belek
    It is such an honor to have the chance to join the discussion of this great blog site! I want to extend my thanks for this.
  • gluten free Orlando
    Such a difficult time the people have had as the politics changed and so much unrest and violence took place.
  • roof repairs woodland california
    Thanks for your posts. I found them to be very informative and useful.
  • Rca Ieftin
    The process of creating the nation and national state in Bosnia was very difficult. Bosnians, Croats and Serbs should do what Benedict Anderson called: The Nation as an Imagined Community. At the beginning of this process, the only notable difference between these peoples was the religion and some minor language differences between regions. But all this not enough to avoid war. In fact ethnic communities in Bosnia's pre-war were more përkufizueshëm by others than themselves. The level of awareness was far from the level of a nation "as an inherited community. " However, today these newly created states appear much different than before.

Shih më shumë komente