Pseudointelektualët…

Nga Av. Jordan DACI

Botuar ne Gazeten "Shqiptare"

 

           Me forcimin e medias elektronike dhe të shkruar në Shqipëri, padyshim u krijuan shumë hapësira për shprehjen e mendimit të lirë, qoftë në raport me problemet aktuale që shqetësojnë publikun, qoftë edhe për dhënien e mendimeve nga profesionistët dhe intelektualët e fushave të ndryshme. Sigurisht ky zhvillim është shumë pozitiv dhe përbën një bazë të shëndoshë për zhvillimin e vendit dhe për vendosjen e një demokracie funksionale.

           Megjithatë, si edhe në raste të tjera, kjo hapësirë po zihet në pjesën më të madhe të saj nga një klasë pseudointelektualësh dhe “liberalësh”, por që në shumicën e rasteve nuk e kanë aspak të qartë se çfarë është liberalizmi si rrymë dhe si pasojë. Mesa kuptohet liberalizim për këto njerëz praktikisht do të thotë anarki... Me fjalë të tjera i bie që njerëzia të kthehet sërish në shtetin natyror, ku liria është e pakufizuar deri edhe në mohimin e lirisë së tjetrit.

           Shqetësimi më i madh qëndron në faktin që njerëz jo intelektualë marrin përsipër të flasin në emër të intelektualëve të vërtetë dhe kjo vjen si pasojë e hapësirave që media ju krijon këtyre njerëzve, kjo edhe falë lidhjeve personale apo metodave të tjera…

           Ky fenomen shumë negativ gjen shprehjen e tij më të mirë edhe në lëvizjet politike në Shqipëri. Kuptohet procesi i thithjes së intektualëve është shumë pozitiv dhe padyshim krijon premisat për një zhvillim dhe stabilitet të vendit. Por problemi është se shumë nga këta njerëz që janë pa vlera dhe pa asnjë bagazh të nevojshëm intelektual përfitojnë nga situata e krijuar politike dhe krijojnë klasën e ashtuquajtur pseudointelektuale që merr përsipër “zgjidhjen” e fateve të kombit, pavarësisht se një pjesë e mirë e tyre nisen nga qëllime tërësisht vetjake dhe në  thelb të filozofisë së tyre qëndron përfitimi personal, që më e pakta është ai ekonomik.

           Ky fenomen vërehet shumë qartë edhe kur shumë nga këta njerëz marrin përsipër rolin e ekspertit për të gjitha fushat dhe për më tepër kur nuk kanë as kulturën minimale për respektimin e mendimit të kundërt. Për këto njerëz mendimi pa oponencë është ai më i pranueshmi… që padyshim nuk duhet të jetë rasti.

           Gjithashtu problem ende me shqetësues është shitja e këtyre njerëzve si njerëz të diplomuar dhe të kualifikuar jashtë, por që në të vërtetë një pjesë e mirë e tyre i përkasin atyre grupeve që mezi kanë mundur të përfundojnë studimet universitare në Shqipëri, ndërsa paraqiten si të shkëlqyer jashtë…!! Për më tepër një pjesë e këtyre kualifikimeve nuk janë vecse udhëtime 2-3 ditore në rastin më të mirë një javore në vende të ndryshme, që në thelb janë udhëtime qejfi dhe që nuk paraqesin asnjë vlerë kualifikuese… Në shumicën e rasteve këto kualifikime organizohen nga OJQ, që shpesh janë shndërruar edhe në institute, të cilat  në thelb nuk kanë asgjë të përbashkët me konceptin e një instituti, qoftë nga puna që ato bëjnë, qoftë nga njerëzit që janë të përfshirë në ato. Dallimi ndërmjet këtyre të fundit, sipas shumë nga kritikët e OJQ-ve, është se kush vjedh me shumë dhe kush vjedh më pak. Në këtë rast  duhet të bëhet dallimi me OJQ-të serioze që kontribojnë çdo ditë në zhvillimin e vendit.

           Sot merr kuptimin më të drejtë shprehja e Umberto Ekos që thotë: “sot asnjë person nuk mund të pretendoj të mbaj monopolin e informacionit përsa kohë ekziston një sistem i quajtur internet”. Edhe sot ky sistem na vjen në ndihmë për zbardhur mashtrimet e rëndomta të këtyre presudointelektualëve, qoftë me udhëtimet argëtuese që ato bëjnë dhe i shesin si kualifikime, qoftë edhe për shkollimet e tyre. Mjafton një kërkim i shkurtër dhe CV-te falso të tyre dalin në shesh.

           Jo shumë dallim nga këto njerëz kanë edhe pseudointelektualët që kanë mbrojtur  sot gjoja gradat shkencore këtu në Shqipëri, që në të vërtetë lënë shumë për të dëshiruar dhe për më tepër nuk janë të marra me meritë, por më anë të korrupsionit. Si mund të konsiderohet një gradë e vlefshme kur për marrjen e saj ka mjaftuar 20 faqe dezertacion dhe ku i gjithë ky material është kopje dhe nuk paraqet asnje vlerë shkencore? Kur dihet që një punim i tillë është sa një detyrë javore në nivel universitar dhe jo atë pasuniversitar në universitetet perendimore. Apo për njerëz që krenohen për shkruajtjen e disa librave që në të vërtetë nga fillimi gjer në fund janë kopje, biles që edhe përkthimi  i tyre lë shumë për të dëshiruar. Sidoqoftë, këtu duhet bërë dallim për intelektualët e mirëfiltë që kanë shumë vlera dhe i kanë dhënë shumë Shqipërisë dhe Shkencës Shqiptare, gradat e të cilëve jo vetëm janë të një niveli shumë të lartë, por edhe trajtojnë çeshtje shumë të rëndësishme profesionale dhe shkencore.

           Sa vlejnë, qofshin dhe të vërteta një pjesë e gradave shkencore të marra në kohën e diktaturës komuniste, kur temat e tyre si forma e qeverisjes dhe ajo e administrimit që janë reflektuar në këto tema nuk janë më shumë se sa një kujtesë e hidhur e së shkuarës. Si mund të shërbej një grade shkencore e dikujt që e ka mbrojtur gradën për kooperativat bujqësore, për NB-të apo grada e një juristi që e ka mbrojtur gradën për veprat penale të “agjitacionit dhe propagandas”, të “kalimit të paligjshëm të kufirit” apo të “tradhtisë ndaj atdheut”, të idealeve komuniste të partisë, kur sot flitet për mbrojtjen dhe garantimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut që atëhere ishin vecse “pjesa më e zezë e botës kapitaliste apo me keq imperialiste”… Sa vlen një gradë shkencore e marrë në atë kohë në filozofi për “fillin e kuq marksist-leninist”, “socializmin ngadhnjimtar”, “për vezën e pulës që pjell kapitalizmin”, “për kapitalizmin që është agresiv dhe më një dhëmb në gojë” etj.etj.? Sigurisht edhe nëse këto grada janë të mbrojtura me meritë, një pjesë e tyre së bashku me kualifikimet e njerëzve që i mbajnë nuk përputhen aspak me realitetin e ri në Shqipëri.

           Megjithatë, në shumë raste këta njerëz po paraqiten si “intelektualë elitë”, përfshi edhe ata intelektualë që qeverisën dhe dështuan. Po nuk kuptohet se problemi është fare i thjeshtë: këto lloj tipash, kur mbaron  qumështi i  lopës së parë, rendin për mjelur qumështin e lopës së dytë...!  Kush ka dy para mend në kokë e kupton se ata lloj tipash vrapojnë pas karriges që u thye, kërkojnë të zëvëndësojnë me çdo kusht karrigen e humbur dhe privilegjet e humbura.

           Glorifikimi i mediakoritetit intelektual nga mediat dhe nga politika nuk mund të kenë kurrë më shumë sesa vlerën e një truku të pavlerë. Këto pseudointelektualë  nuk bien asgjë të re. Ato kurrë nuk mund të sjellin frymë të re dhe zgjidhje të reja. Ata sjellin frymën  tashmë të dalë boje, por edhe në rastet kur i takojnë një brezi të ri, ata si të papërgatitur dhe nën nivelin mesatar që janë, nuk mund të sjellin zgjidhje të reja, nuk mund t’i shërbejnë vendit.

           Prandaj, përkundër glorifikimit të pamerituar të tipave të tillë, media dhe forcat politike, për hir të interesave të vendit duhet të heqin dorë nga praktika të tilla të dëmshme. Kjo është mënyra e vetme për ndryshim dhe zhvillim. Politika dhe mediat duhet  të ndihmojnë këtë proces të nevojshëm për shoqërinë shqiptare. Ka ardhur momenti që e gjithë kjo fasadë të marrë fund dhe secili të marrë atë që meriton.

© Të gjitha të Drejtat e Rezervuara : Studio Ligjore "DACI"

18/04/2009

  • 2 vota. Mesatarja e 5.00 të 5.

Komentet

  • Mobile Casinos
    Development og the electronic and print media is vital not only in Bangladesh but at all developing countries. Hi-technologies and internet media help people all over the world to express their opinions in spite the situation at the country..
  • Seo Consulting
    Such processes in Bangladesh make me very sad. The liberalization must come into this country, in other way it will be poor...
  • free classified ads
    Definitely believe that which you said. Your favorite reason seemed to be on the net the easiest thing to be aware of. I say to you, I definitely get annoyed while people consider worries that they plainly don't know about. You managed to hit the nail upon the top as well as defined out the whole thing without having side-effects , people could take a signal. Will likely be back to get more. Thanks
  • Top Windows Hosting
    I can see that you are an expert at your field! I am launching a website soon, and your information will be very useful for me.. Thanks for all your help and wishing you all the success.
  • instant payday loans
    Just about all of whatever you mention is astonishingly legitimate and it makes me ponder the reason why I had not looked at this in this light before. Your article truly did turn the light on for me personally as far as this issue goes. Nevertheless there is actually one particular point I am not necessarily too comfy with and while I attempt to reconcile that with the actual main idea of your point, let me see just what all the rest of your readers have to say.Nicely done.