Kosova, çfarë vjen pas 10 Dhjetorit?

Nga Jordan Daci botuar me date 5 dhjetor tek gazeta "Sot"

           Ka kaluar më shumë se 8-të vjet që kur Kosova u çlirua nga terrorizmi dhe gjenocidi i makinerisë serbomadhe të diktatorit Millosheviç me anë të ndërhyrjes së NATO-s.Cilido mund të kujtojë momentet dramatike të përjetuara gjatë konfliktit në Kosovë me anë të të cilit shteti Serb synonte asgjësimin e plotë të popullsisë shqiptare në trojet e veta etnike të Kosovës me anë të një plani të paramenduar dhe të mirë organizuar nga strukturat e shtetit Serb. Ishte pikërisht shteti Serb ai që jo vetëm organizoi këtë plan, por edhe e vuri në jetë atë duke kryer masakra dhe veprime monstruoze që cenonin çdo parim njerëzor të botës dhe popujve të qytetëruar që vetëm një krim si ai i gjenocidit mund t’i personifikojë më së mirë ato. Plani i shtetit Serb ishte një kopje pa të meta e Planit Nazist të “Zgjidhjes përfundimtare”. E gjithë bota ishte dëshmitare e barbarive serbe që kryheshin ndaj një popullsie të pafajshme pikërisht për faktin që i përkiste etnisë shqiptare dhe që pengonte realizimin e ëndrrës së çmendur serbe për Serbinë e madhe, e cila nuk ka ekzistuar kurrë ndonjëherë si një nocion gjeografik, por është vetëm një produkt i trilluar i shovinizmit serb ndaj fqinjëve dhe popullsisë autoktone shqiptare. Komuniteti ndërkombëtar me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet anëtare të NATO-s pa dallim dënoi barbarizmat e ndodhura në Kosovë dhe në ish-republikat e tjera Jugosllave dhe ndërmori ndërhyrjen ushtarake që i dha fund sundimit serb në Kosovë. Në atë kohë, sigurisht askush nuk kishte asnjë lloj dyshimi që Kosova nuk mund të kthehej sërish në Serbi dhe se zgjidhja e vetme ishte pavarësia e Kosovës dhe garantimi i të drejtave të pakicave. Sot ende pas 8 vjetësh nga ajo ditë, Kosova vazhdon të mbetet një krijesë e pa emër për komunitetin ndërkombëtar, ndonëse populli i Kosovës tashmë e ka shkruar këtë emër me luftën e vazhdueshme për liri. Disa shtete hezitojnë të pranojnë Kosovën si shtetin më të ri të pavarur krijimi i të cilit do t’i jepte fund shpërbërjes së ish Jugosllavisë e cila në fakt për shqiptarët ishte një krijim artificial të cilit iu bashkëngjitën kundra vullnetit të tyre, me anë të dhunës, përndjekjes dhe shantazhit të vazhdueshëm. Sot është pothuajse lajthim të mendosh që Kosova mund t’i bashkëngjitet përsëri Serbisë, por çudia qëndron tek disa shtete të cilëve iu ka perënduar koha dhe që me Kosovën dua të bëjnë pazare dhe gjoja të tregojnë dhëmbët e prishur nga koha. Gjatë këtyre viteve komuniteti ndërkombëtar në përpjekje për të arritur një zgjidhje paqësore të statusit përfundimtar të Kosovës ka organizuar bisedime, takime, bisedime, takime, përsëri bisedime e takime të cilat nuk prodhuan dhe nuk mund të prodhojnë dot asnjë zgjidhje. Këto bisedime pa fund, nuk mund të ndryshojnë fatin e Kosovës dhe që fatkeqësisht tashmë kanë humbur çdo kuptim. Ndërkohë, që të gjithë flasin e mbajnë fjalime pompoze për të drejtat e njeriut, për të drejtën e popujve për vetëvendosje etj, etj... kur vjen puna për statusin përfundimtar të Kosovës, të gjithë heshtin, ose hezitojnë të flasin hapur, apo nxitojnë të bëjnë ndonjë pazar nën sloganin e ruajtjes së kufijve. Po për cilët kufij e kanë fjalën vallë?! Apo për ato të ish-Jugosllavisë që u vendosën më anë të forcës dhe që aneksuan pothuajse më shumë se gjysmën e territoreve etnike shqiptare!? Sigurisht nëse bëhet fjalë për këto kufij, nuk duhet të shqetësohen shumë pasi ndryshimi i tyre nuk sjell trazira, por paqe dhe fqinjësi të mirë. Kosova për këto shtete apo individë është një dele e zezë, e cila duhet të zhduket pasi prish dekorin e tufës së deleve me lëkurë ujku... Janë pikërisht këto shtete që flasin në emër të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe të paqes botërore, të cilët në fakt nuk kanë ose kanë farë pak lidhje me këto nocione, pasi politikat e tyre nuk i marrin aspak në konsideratë ato. Do thoni ju, kjo s’është e drejtë apo s’është e vërtetë etj, etj. Unë nuk po them asgjë më shumë sesa thotë historia e krijimit dhe zhvillimit të tyre. Janë po këto shtete, që po përpiqen me të gjitha mjetet dhe fuqitë që kanë që t’i bëjnë presion popullit të Kosovës që pas datës 10 dhjetor të mos shpalli pavarësinë. Sidoqoftë, duke ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit lidhur me këtë çështje mendoj që tashmë nuk ekziston asnjë alternativë tjetër, përveç asaj të shpalljes në mënyrë të njëanshme të pavarësisë dhe njohjen e Kosovës nga shtetet në mënyrë unilaterale. Shqetësimi dhe droja që kanë Shqiptarët për ndonjë braktisje nga komuniteti ndërkombëtar në rastin e ndërmarrjes së veprimeve të njëanshme, sigurisht që nuk kanë ndonjë bazë të shëndosh dhe nuk marrin në konsideratë shumë çështje që ndikojnë drejtpërdrejtë në marrëdhëniet midis popullit të Kosovës, komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti me vendet mike. Së pari, nuk duhet të harrojmë që komuniteti ndërkombëtar ka investuar ushtarakisht dhe ekonomikisht në Kosovës, jo vetëm për të ndihmuar Kosovën, por edhe për të ndihmuar vetveten duke shmangur krizat në distancë dhe duke mos lejuar shtrirjen e tyre në mënyrë të pashmangshme në vendet e tyre. Së dyti, i gjithë komuniteti ndërkombëtar përfshi vendet që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës e dinë mirë që nuk ekziston asnjë mundësi që Kosova të bashkëjetojë nën një shtet të përbashkët me Serbinë. Së treti, Kosova ka një rëndësi gjeostrategjike për SHBA-në dhe NATON, ndër të tjera nuk ka asnjë kosto financiare në dallim për bazat që ndodhen në vendet e tjera, ku mbajtja e tyre ka një kosto shumë të lartë financiare. Së katërti, komuniteti ndërkombëtar është i bindur që Serbia në thelb, pavarësisht se kush është në pushtet nuk mund të ndryshojë politikën e saj mbi Kosovës dhe që pavarësisht ofertave evropiane për Serbinë, kjo e fundit do të mbetet të paktën edhe për disa dekada aleate e Rusisë dhe jo e Europës dhe SHBA-së. Së pesti, duke iu referuar deklaratave zyrtare të shumë vendeve, është e garantuar që Kosova do të njihet brenda një kohe të shkurtër nga shumë vende me rëndësi jetike për Kosovës, përfshi këtu SHBA-në, Anglinë, Francën, Gjermani, Turqinë, Kanadanë dhe shumë vendet të tjera aleate të këtyre vendeve. Por nga ana tjetër, edhe Italia dhe disa vende të tjera ndonëse më të kujdesshme në deklarata haptazi kanë shprehur përkrahjen për Planin e Presidentit Ahtisari, duke njohur në mënyrë të tërthortë një Kosovë të Pavarur. Po ashtu, edhe Maqedonia, Bullgaria, Kroacia, ndoshta edhe Mali i Zi do ta njohin shtetin e Kosovës pasi një qëndrim i tillë iu siguron atyre stabilitet dhe garanci për integrimin e tyre në proceset euro-atlantike. Nga ana tjetër, Shqipëria, e ka për detyrë dhe të drejtë të rikonfirmojë menjëherë dhe e para njohjen e Kosovës sepse këtu nuk flitet për njerëz me origjinë nga Marsi, por për një popull autokton shqiptar, ndonëse ajo e ka bërë këtë gjë më parë. Sigurisht nga ky qëndrim i Shqipërisë asnjë njeri nuk duhet të çuditet dhe nuk do të çuditet. Së gjashti, nevoja për të ruajtur gjendjen aktuale të kufijve do të shtyjë deri në limit përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të mos lejuar të paktën një ndarje de jure të Kosovës, pasi kjo do të hidhte në kosh të plehrave qëndrimin e deritanishëm për ruajtjen e kufijve në Ballkan dhe ndër të tjera do t’i hapte rrugë bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Sigurisht, legjitimimi ndërkombëtar i ndarjes së Kosovës është një rrezik shumë i madh të cilin komuniteti ndërkombëtar të paktën momentalisht nuk është në gjendje ta ndërmarrë për shkak të pasojave që do të kishte në gjithë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Së shtati, Komuniteti Ndërkombëtar mezi pret që Kosova të pranojë një zgjidhje sa më me pak pasojë për atë dhe sigurisht çdo zgjidhje veç pavarësisë është e mirëpritur. Në fakt edhe presionet e vazhdueshme synojnë të detyrojmë popullin e Kosovës të pranojë një zgjidhje të tillë, por kjo nuk do të thotë që pavarësia nuk është e pranueshme, por thjesht nuk është e para në listën e preferencave të komunitetit ndërkombëtar. Së teti, edhe vet Serbia e din që Kosovën e ka humbur përfundimisht, por po mundohet që të bëjë Pazar me Komunitetin Ndërkombëtar për çështjen e Kosovës, në përpjekje për të fituar atë që mund të fitohet nga Kosova apo të kompensojë në një mënyrë ose në një tjetër humbjen e Kosovës. Së fundmi, Populli i Kosovës duhet ta kuptojë që historia e deritanishme e popujve ka treguar që asnjë shtet nuk e ka fituar pavarësinë dhe njohjen me pëlqimin e shteteve të tjera, bile as vetë SHBA-ja, por vetëm si pasojë e qëndrimeve të guximshme dhe të vendosura të tyre për të fituar me çdo kusht pavarësinë. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që Populli i Kosovës të sakrifikojë vetën e tij duke shpallur një pavarësi pa një miratim qoftë edhe të heshtur të aleatëve të mëdhenj, por ky miratim për ato që kanë vesh dhe kuptojnë tashmë është dhënë. Nuk besoj që ka njeri me mendje të shëndosh që pret që Presidenti Bush, miku më i madh i Shqiptarëve të bëjë edhe një vizitë tjetër në Tiranë me qëllim që t’ju thotë edhe njëherë Shqiptarëve të Kosovës, shpallni pavarësinë. Nëse do të prisnin një gjë të tillë, shqiptarët duhet të prisnin edhe disa dekada të tjera derisa të realizohet një vizitë tjetër e një Presidenti të SHBA-së. Shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët e tjerë kudo që ndodhen duhet të kuptojnë që këto momente përbëjnë një mundësi historike për të fituar pavarësinë dhe do të duhen dekada ndoshta edhe shekuj që të krijohen rrethana të njëjta apo më të favorshme. Gjithashtu, shpresojmë, urojmë dhe kemi bindjen që Kryeministri i ri i Kosovës Z. Thaçi nuk do të bjerë pre e kërcënimeve prej polici dhe jo prej diplomati të disa ministra të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Këto kërcënime, nuk tregojnë asgjë tjetër veçse pamundësinë për arritjen e një qëndrimi unik midis vendeve anëtare të BE-së, mungesën e dëshirës për të pranuar pavarësinë e Kosovës, dhe një arsye me shumë për të bindur shqiptarët që tani është momenti për të treguar vendosmërinë e tyre për të fituar pavarësinë. BE-ja nuk është në gjendje ende të marrë vendime të rëndësishme për vetën dhe jo më për Kosovës. Mos miratimi i projektkushtetutës Europiane e konfirmon një gjë të tillë. Nga ana, tjetër ligjërisht asnjë shtet anëtarë i BE nuk është i detyruar të mbaj një qëndrim të njëjtë me shtetet e tjera, pasi politika e jashtme është ende prerogative e qeverive të shteteve anëtare dhe jo e BE-së. Në këto kushte, vallë përse Kosova duhet të pres derisa BE të mbaj një qëndrim të përbashkët?! Nga ana tjetër, është me rëndësi të theksohet që as Z. Thaçi dhe as Populli i Kosovës nuk dëshiron të shpallë pavarësinë nga Komuniteti Ndërkombëtar, por nga Serbia. Një gjë e tillë asnjëherë nuk ka qenë pjesë e vizionit të popullit të Kosovë për pavarësinë e saj, por përkundrazi Komuniteti Ndërkombëtar dhe posaçërisht BE janë pranuar si partner të përhershëm të Kosovës, si nga Qeveria e Kosovës, ashtu edhe nga Grupi i Unitetit i cili ka pranuar që misioni i UNMIK të zëvendësohet me atë të BE. Nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë që edhe BE e ka pranuar një gjë të tillë dhe de facto ka filluar përgatitjen për misionin e ri të saj në Kosovë nëpërmjet EU Planning Team (Skuadra e Planifikimit e BE-së). Për fatin e keq kërcënime të tilla thjesht i sjellin ndërmend Popullit Shqiptar të Kosovës kujtime të hidhura të ruajtura në arkivat e historisë... Për të gjitha këto arsye, Populli i Kosovës, përfundimisht duhet që pas 10 dhjetorit në mënyrë demonstrative të tregojë vendosmërinë e tij për pavarësi pa u shqetësuar për braktisjen e Komunitetit ndërkombëtar, pasi thjesht një gjë e tillë nuk ka asnjë mundësi të ndodhë...Le të shpresojmë që Viti i Ri 2008 do ta gjej Kosovën të Pavarur! Zoti e bekoftë Kosovën!

  • 2 vota. Mesatarja e 4.00 të 5.

Komentet

  • free ads
    Definitely believe that which you said. Your favorite reason seemed to be on the net the easiest thing to be aware of. I say to you, I definitely get annoyed while people consider worries that they plainly don't know about. You managed to hit the nail upon the top as well as defined out the whole thing without having side-effects , people could take a signal. Will likely be back to get more. Thanks
  • desire quotes
    Way to focus and straight to your point, i love it. Keep up the work people. Dont let anyone stop us bloggers.
  • Top VPS Hosting
    I can see that you are an expert at your field! I am launching a website soon, and your information will be very useful for me.. Thanks for all your help and wishing you all the success.
  • instant payday loans
    I REALLY liked your post and blog! It took me a minute bit to find your site...but I bookmarked it. Would you mind if I posted a link back to your post?
  • yaho.com
    ok
  • อินทราเน็&
    Really very, very good weaving; I'm impressed. Happy day to you
  • online payday loans
    Make sure you take the entire allotment of doxycycline that the doctor prescribed. If you are still having problems or feeling discomfort go back to the doctor.
    online payday loans | payday advance loans

Shih më shumë komente