E drejta e Lirisë së Besimit dhe laiciteti i Universiteteve...

E drejta e Lirisë së Besimit dhe laiciteti i Universiteteve...


Nga Jordan DACI

Botuar pjeserisht si interviste ne Gazeten "Shqip"


Në këtë rast bëhet fjalë për: të drejtën e mendimit e ndërgjegjes dhe të besimit si dhe të drejtën për arsim. E drejta e besimit (shkurt) është një e drejtë që sipas shumë studiuese të të Drejtave të Njeriut, por edhe sipas disa vendimeve të organeve ndërkombëtare, klasifikohen si të drejta të shprehjes (në këtë grup futën edhe e Drejta e Organizimit, e Drejta e Shprehjes, e Drejta e Tubimit). Këto të drejta janë grupuar së bashku sepse kanë shumë karakteristika të përbashkëta dhe, nga ana tjetër, organe të ndryshme të të Drejtave të Njeriut përdorin një test specifik për të përcaktuar nëse këto të drejta janë dhunuar ose jo.[1][1] Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka përdorur këtë test në çështjen “Handyside kundër Mbretërisë së Bashkuar 1976”. Testi konsiston në të bërit e katër pyetjeve të mëposhtme.[2][2]


1- A ka pasur një ndërhyrje me një të drejtë të Njeriut ?

2- A ishte kjo ndërhyrje e bazuar në ligj?

3- A ishte ndërhyrja e bazuar në një qëllim legjitim?

4- A ishte ndërhyrja e nevojshme në një shoqëri demokratike?

Përgjigjja e pyetjes së parë, synon sqarimin e faktit nëse personit që ka bërë ankimin i është shkelur një ose disa të drejta të njeriut të garantuara nga normat juridike në fuqi. Kuptohet personi ose organi që do të shqyrtojë ankesën duhet të analizojë në radhë të parë nëse faktet vërtetojnë që shkelja është e vërtetë ose jo dhe nëse është e vërtetë duhet të analizojë nëse e drejta e shkelur është e mbrojtur ose jo nga e normat juridike në fuqi. Përgjigjja e dytë, duhet të sqarojë faktin nëse ndërhyrja ndaj një të drejtë të garantuar nga normat juridike është bazuar në ligj, ose e thënë ndryshe, a lejon ligji një ndërhyrje të tillë. Përgjigjja e tretë synon të sqarojë dhe të analizojë faktin nëse kjo ndërhyrje është bërë për një qëllim legjitim. Një qëllim legjitim mund të jetë një ndërhyrje e cila lejohet nga vetë e drejta, ose, më saktë, vetë formulimi i dispozitës që mbron të drejtën në fjalë. Përgjigjja e katërt synon të sqarojë dhe të analizojë faktin nëse kjo ndërhyrje ishte ose jo e nevojshme për një shoqëri demokratike. Kjo do thotë që një ndërhyrje që justifikohet nga një përgjigje pozitive e tre pyetjeve të para mund të vazhdojë të konsiderohet legjitime nëse ishte e vetmja mënyrë, e cila prekte sa më pak të drejtën ose të drejtat e personit që ankohet.

Pra në këtë rast duhet të përdorim këtë test për të parë nëse kemi një dhunim apo jo.

Pyetja 1. A ka pasur një ndërhyrje me një të drejtë të Njeriut ?


Përgjigja për këtë pyetje është po, sepse urdhri i rektorit të Universitetit të Durrësit për të hequr veshjen ka cënuar të drejtën e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit e mbrojtur nga Neni 24 i Kushtetutës së RSH, Neni 9 i KEDNJ (Konventa Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut dhe Neni 18 i PNDCP (Pakti Ndërkombëtar për të Drejta Civile e Politike).

Pyetja 2. A ishte kjo ndërhyrje e bazuar në ligj?


Që tek kjo pyetje, Rektorati mbetët në klasë sepse në asnjë dispozitë ligjore përsa i përket arsimit të lartë nuk flitet qartazi për një ndalim të veshjeve me karakter fetar. Nga ana tjetër, përpjekjet e rektorëve (pasi ka pasur edhe raste të tjera) për të justifikuar ndërhyrjen me idenë që Universiteti është laik, përsëri janë jo të bazuara në ligj sepse laiciteti i Universiteti nuk qëndron tek veshja, por qëndron tek pavarësia e tij nga organet apo përfaqësuesit fetar si dhe tek natyra e dijeve që Universiteti përcjell tek studentët, apo tek qëndrimet që Universiteti mban në raport me çështjet fetare etj.


Nga ana tjetër, Kushtetuta e RSH në nenin 24 garanton Lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë. Në paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni thuhet: “Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t’i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve. 3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij.”. Po ashtu kjo e drejtë garantohet edhe nga neni 9 i KEDNJ (Konventa Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut). Më fjalë të tjera, kjo ndërhyje ishte e pabazuar në ligj.

Në të vërtetë për gjykatën do të mjaftonte që njëra nga përgjigjet të ishte negative për të vërtetuar një dhunim të kësaj të drejte. Megjithatë, dhe vetë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut nuk ka qenë shumë e qartë në qëndrimet e saja, biles ka qenë edhe kontradiktore në disa raste. P.sh. Në rastin “Karaduman kundër Turqisë”, i datës 03 maj 1993, ankimi nr.16278/90, Dr 74/10, gjykata tha lidhur me këtë çështje që: “që rregullat e veshjes në universitetet laike nuk bien në kundërshtim me Konventën”. Sigurisht, sipas mendimit tim, Gjykata e ka analizuar çështjen në një plan sui generis pa marrë parasysh testin e përdorura nga ajo në raste të tjera të ngjashme. Nga ana tjetër, po kjo gjykatë është shprehur lidhur me debatin që krahason mbajtjen e kryqit me veshjen myslimane që: “nëse mbajtja e një kryqi do të ishte në varësi të gjykimit të secilit bazuar mbi madhësinë e tij, sigurisht kjo do të ishte dhunim i të drejtës së besimit.” Për paralelizëm edhe në këtë rast, veshja e një myslimani ose myslimaneje nuk mund t’i lihet në dorën e gjykimit të askujt sepse në këtë rast e cënon në thelb të drejtën e lirisë së besimit...


Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij diskutimi, është në interesin e të gjithëve që ta shtjellojmë më tej këtë çështje duke ju përgjigjur edhe pyetjeve të tjera të cilat në të vërtetë e trajtojnë çështjen objekt diskutimi në një plan shumë më të gjerë.


Pyetja 3. A ishte ndërhyrja e bazuar në një qëllim legjitim?


Sipas Nenit 9 të KEDNJ, një ndërhyrje do të ishte legjitime nëse do të bëhej për një nga arsyet në vijim: në kuadër të masave të nevojshme në një shoqëri demokratike, për sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit, të shëndetit ose të moralit publik, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Ndërsa sipas nenit 17 të Kushtetutës së RSH, një ndërhyrje do të ishte legjitime kur të bëhej me ligj, për një interes publik ose për të mbrojtur të drejtat e të tjerëve. Është e qartë që në rastin konkret nuk bëhet për asnjërën nga këto arsye legjitime. Dhe çdo përpjekje për ta klasifikuar këtë ndërhyrje në kuadër të rasteve të mësipërme është absurde dhe e pabazë.


Pyetja 4. A ishte ndërhyrja e nevojshme në një shoqëri demokratike?


Sigurisht, vetë natyra e kësaj pyetje mundëson shumë diskutime të cilat mund të jenë edhe kontradiktore. Nga ana tjetër nëse përgjigja e pyetjes së mëparshme është negative pyetja e katër nuk është e nevojshme të bëhet sepse kjo e fundit nënkupton që ndërhyrja ishte mundësia e vetme në përmbushje të qëllimeve legjitime…që mungojnë në rastin tonë. Megjithatë, diskutimi për çështjen në fjalë del jashtë logjikës juridike dhe ngërthen në vetvete shumë çështje të tjera të karakterit shoqëror dhe politik. Për rrjedhojë, edhe diskutimi duhet të ndjek këtë linjë mendimi. Me konkretisht unë të gjithë atyre që janë kundër këtyre veshjeve mund t’ju bëj disa pyetje: Çfarë problemi iu shkakton juve personalisht mbajtja e një veshje me karakter mysliman? Çfarë të drejtë iu dhunon atyre veshja me karakter fetar, qoftë myslimane, qoftë e një besimi tjetër? Dhe kush është interesi publik për të kufizuar të drejtën e Lirisë së besimit?

Sigurisht mua dhe shumë të tjerëve nuk na shkakton asnjë problem dhe nuk na dhunon asnjë të drejtë apo interes personal sepse ajo është një çështje personale dhe nuk më prek asnjë nga interesat e mi. Po ashtu nuk gjejmë asnjë interes publik, për mbrojtjen e të cilit do të justifikohej cënimi i kësaj të drejtë. Përkundrazi, gjejmë vetëm interesa publikë, mbrojtja e të cilëve kërkon respektimin e kësaj të drejtë. Ndoshta ithtarët dhe shkaktarët e këtij debati mund të japin shumë shpjegime, por jam shumë i sigurt që në thelb asnjë nga problemet që ato shtrojnë nuk lidhen me ata personalisht dhe në mënyrë logjike me asnjë anëtarë tjetër të shoqërisë.

Në kuadër të këtij diskutimi, me lejoni të bëj një krahasim që disa nga studentët e mi e kanë bërë gjatë një orë mësimi ku po diskutohej kjo çështje…. Një student iu drejtua një bashkëbiseduesi dhe i tha: “Për mua më shumë shqetësues është minifundi sesa shamia… pasi ky i fundit më shqetëson duke më eksituar …ndërsa shamia jo...”. Po ashtu, po të marrim të mirëqenë teorinë e mbrojtjes së interesave të shoqërisë nga indoktrinimi, i bie që edhe priftërinjtë, hoxhallarët, murgeshat etj, të mos i mbajnë veshje e tyre karakteristike sepse indoktrinojnë shoqërinë... Çfarë absurditeti…


Për mua indoktrinim i dëmshëm nuk është indoktrinimi fetar, i cili sipas meje është i nevojshëm sepse shërben ndër të tjera edhe si një mjet frenues ndaj tendencës për liri të pakufizuar të natyrës njerëzore, por indoktrinimi me ide absurde që invokojnë më shumë një anarki sesa një liri. Bile këto ide në thelbin e tyre janë kontradiktore sepse nga njëra anë na mbrojnë me fanatizëm lirinë e individit ndaj asaj të komunitetit dhe nga ana tjetër është pikërisht liria e individët që sakrifikohet e para në raport me atë të komunitetit, në përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tyre në çfarëdo lloj debati që ato përfshihen.

Në rastin konkret, kjo ndërhyrje nuk është aspak e nevojshme sepse veshja e një personi nuk ka përse të jetë objekt gjykimi i personave të tjerë, aq më pak që në këtë rast bëhet fjalë për veshje dhe jo zhveshje. Ndoshta shumë personave iu pëlqen zhveshja me shumë sesa veshja, por sigurisht kjo nuk përbën një shkak ose arsye legjitime për të kufizuar veshjen. Aq më pak një masë të nevojshme për një shoqëri demokratike.

Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të kemi parasysh që KEDNJ është një standard minimal dhe i lejon shtetet që të rrisin standardet e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave në vendet e tyre. Konkretisht edhe vet Kushtetuta jonë, mund të thuhet lirisht që ka rritur standardin e mbrojtjes së të drejtës së lirisë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit në krahasim me KEDNJ. Pasi neni 17 i Kushtetutës që lejon kufizimet e të drejtave të garantuara, lejon kufizimin e tyre vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Njëkohësisht edhe kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. Në rastin tonë Kuvendi i Shqipërisë nuk ka miratuar ndonjë ligj i cili parashikon kufizimin e kësaj të drejtë. Për më tepër nuk ekziston asnjë interes publik apo shkak tjetër i ligjshëm që do të justifikonte që Kuvendi i Shqipërisë të miratonte një ligj të tillë. Në këto kushte, kur nuk ka një ligj të tillë dhe dikush dhunon të drejtën e një shtetasi, ky i fundit duhet të përgjigjet për shkeljen e të drejtave kushtetuese të shtetasve deri dhe penalisht. P.sh. për veprën penale të pengimit të ceremonive fetare, nëpërmjet pengimit ose krijimit të pengesave për të marrë pjesë në ceremonitë fetare, si dhe për të shprehur lirisht bindjet fetare.

Praktika ka treguar që kufizimi i kësaj të drejte nga ana e qeverisë është shumë e vështirë të justifikohet dhe shpesh herë bëhet shkas për ngjarje të dhunshme dhe nxisin ndarjen e shoqërisë. Po ashtu, pengimi i besimtarëve mysliman për të mbajtur veshjet e tyre, praktikisht dhunon edhe të drejtën e tyre për arsim sepse këto persona nuk do të hiqnin dorë nga bindjet e tyre fetare. E drejta për arsim mbrohet nga protokolli Nr.1 i KEDNJ në nenin 2 dhe neni 13 i PNDCP dhe neni 57 i Kushtetutës së RSH.

Për të përfunduar dua të them, që këto veprime ndërmerren në kuadër të një tendence absurde për tu treguar më shumë katolikë se Papa. Këto veprime cënojnë tolerancën fetare në Shqipëri, pasi kjo e fundit e ka bazën e saj pikërisht në lirinë e ushtrimit të besimit fetar pa dallim nga të gjithë shtetasit e RSH dhe shtetasit e huaj, pavarësisht nga bindjen fetare që ato kanë. Nga ana tjetër, nuk merret fare parasysh realiteti shqiptar, por thjesht merren për bazë shembujt më të keq të praktikave evropiane të disa vendeve që ndonëse janë anëtare të BE nuk respektojnë shumë të drejta dhe liri themelore të njeriut...




[1][1] Po aty.

[2][2] Po aty.

© Studio Ligjore "DACI"

3 vota. Mesatarja e 3.00 të 5.

Komentet (9)

Print Folder
  • 1. Print Folder (website) | 24/08/2011

This is a great post; it was very informative. I look forward in reading more of your work. Also, I made sure to bookmark your website so I can come back later. I enjoyed every moment of reading it. Print Pocket Folders

birthday wishes
  • 2. birthday wishes (website) | 30/07/2011

The assets is aid in roughly a pompous assembling and it entails communicator primaeval grouping for me. I am paradisal to comprise your municipality way of trait the grouping. Now you colewort it conversation for me to ruminate and quetch the bob. Locomote you for the act.

love quotes
  • 3. love quotes (website) | 29/07/2011

në shumë karakteristika të përbashkëta dhe, nga ana tjetër, organe të ndryshme të të Drejtave të Njeriut përdorin një test specifik për të përcaktuar nëse këto të drejta janë dhunuar ose jo.[1][1] Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka përdorur këtë test në çështjen “Handyside kundër Mbretërisë së Bashkuar 1976”. Testi konsiston në të bërit e katër pyetjeve të mëposhtme.[2][2]

poems about love
  • 4. poems about love (website) | 28/07/2011

Lionel Andrés Messi is an Argentinian contestant who currently plays for Add and the Argentinian fordable grouping. Outbuilding one of the semisolid sportswoman players of his swan.

immobilien Antalya
  • 5. immobilien Antalya (website) | 21/06/2011

That is some inspirational stuff. Never knew that opinions could be this varied. Thanks for all the enthusiasm to offer such helpful information here.

web design Florida
  • 6. web design Florida (website) | 16/06/2011

Individuals should be able to believe or refrain from belief as they see fit. Universities should be the most open institution in a society.

Thanks for your posts. I found them to be very informative and useful.

Rca Ieftin
  • 8. Rca Ieftin (website) | 05/05/2011

For me it is not harmful indoctrination of religious indoctrination, which according to me is necessary because it serves inter alia as an inhibitor against the tendency to unlimited freedom of human nature, but indoctrination with the idea absurd invokojnë more anarchy than a freedom. Even these ideas at their core are contradictory because on one hand protect us with the freedom of individual bigotry against her community and in turn is exactly the freedom of individuals to sacrifice the money in relation to that community in an effort to justify positions them in any kind of debate that they are included.

Muhamet Krasniqi
  • 9. Muhamet Krasniqi | 11/09/2010

Pershendetje i nderuari Jordan Daci.
Deri me sot nuk e ka hasur kete faqe tuajen, por qe nga sot e tutje do e vizitoj gjithnje, sepse qenka e shkelqyer, paska shkrime shume te mira (mbase ketu bazohem vetem tek titujt, e shkrimet do perpiqem t'i lexoj ne ditev/javeve ne vazhdim).

Gjithe te mirat

Shih më shumë komente

Shto një koment