Cila është Rinia Shqiptare?

Nga Jordan DACI

Av. Jordan DACI MAas një diskutimi gjithëpërfshirës rreth rinisë Shqiptare, nuk munda të mos bëhem pjesë e këtij debati sa interesant aq edhe absurd. E gjithë media, përfshi analistë dhe kandidatë për analistë, rendën të dilnin me teza dhe me argumente se si e si t’ju mbushnin mendjen të tjerëve që ata kishin të drejtë dhe të gjithë të tjerët e kishin gabim. Në fakt, secili sa herë që lexonte njërin dhe pastaj tjetrin, bindej më shumë se i gjithë ky diskutim i ngjante shprehjes së patkoit dhe thumbit. Nga ana tjetër, kësaj bisede nuk mund t’i mungonte sigurisht as edhe klasa politike e rinisë, madje ajo më kulluara, ajo që ndokush guxoi t’i quante edhe si klasa e të klonuarve. Këta të fundit, me një zell dhe guxim prej shërbyesi të bindur, rropateshin sa në një televizion në tjetrin, duke u përpjekur për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se ata ishin përfaqësuesit e rinisë, madje vetë rinia shqiptare, e cila paska guxuar të ndryshonte Shqipërinë dhe se ata ishin e ardhmja e saj. Askush nuk e mohon që këto njerëz janë të rinj nga mosha, por a janë ata personat legjitim për të përfaqësuar rininë shqiptare?! A janë ata modeli përfaqësues i rinisë shqiptare? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, ndoshta duhet bërë një përpjekje për të analizuar shkurtimisht modelin që ata përfaqësojnë. Këto persona flasin, bërtasin, madje edhe hidhen përpjetë sa herë që dikush thotë diçka që s’ju pëlqen, apo ju thotë atyre të vërtetën, se ata nuk janë ato për të cilët ata e shesin veten.

Në fakt, kjo është e vërteta lakuriq. Këto persona s’janë asgjë tjetër, veçse një shëmbëlltyrë e njerëzve, të cilët i kanë krijuar. Këto njerëz, nuk janë vetvetja, nuk flasin me mendjen e tyre dhe thonë ato çfarë janë urdhëruar të thonë, thonë ato çfarë janë paguar të thonë dhe thonë gjithçka tjetër përveçse gjërave të vërteta. Këto persona, na mburren dhe e vlerësojnë kthimin e tyre në Shqipëri si një sakrificë të tyre për të ndihmuar në ndryshimin e Shqipërisë. Normalisht, një gjë e harrojnë këto persona, që në radhë të parë nuk janë ata të vetmit që janë kthyer, nuk janë ata më të suksesshmit dhe as ata me medalje ari apo hekuri, pasi një pjesë i tyre as nuk i kanë ato.

A nuk janë ata, nga ata që puna e parë dhe e vetme e të cilëve ka qenë krijimi dhe drejtimi i disa OJQ-ve, të cilat ndryshojnë nga njëra tjetra, vetëm nga fakti se kush vjedh më shumë dhe kush më pak, apo të OJQ të krijuara me bekimin e ustallarëve të vjetër?! A nuk janë ata, nga ata që u është dashur 10 vjet për të mbaruar universitetin?! A nuk janë ata, nga ata që hidhen nga një pemë të tjetrën, për të velur frutat e kësaj të fundit sapo të mbarojnë ato të së parës?! A nuk janë ata, nga ata që quajnë sakrificë të bëhen deputetë, ndërkohë që janë të gatshëm të nënshkruajnë çdo marrëveshje, vetëm e vetëm që të futen në listat e një partie?! A nuk janë ata, nga ata që për disa euro harrojnë se çfarë janë, harrojnë të mendojnë, madje harrojnë që kanë një mendje të tyre?!  A nuk janë ata, nga ata që mendojnë që historia fillon dhe mbaron me ata?! A nuk janë ata, nga ata që s’dinë gjë tjetër veçse të bëjnë atë që ata guxojnë ta quajnë politikë, por që s’ka asnjë lidhje me kuptimin e kësaj fjale?! A nuk janë ata, nga ata që e masin veten e tyre me hijen e mëngjesit?! A nuk janë ata, nga ata që lindën dhe u rritën në gjirin e ish bllokmenëve?! A nuk janë ata, nga ata që brodhën botën me pasaporta diplomatike të RSH dhe asnjëherë nuk pranonin që ishin shqiptarë?! A nuk janë ata, nga ata që u shkolluan me paratë e vjedhura të shqiptarëve dhe që bursat e studimit nuk i fituan, por ua dhuruan pushtetarët- baballarë të tyre?! A nuk janë ata, nga ata që kritikojnë të tjerët si të vjetër, kur vetë nuk iu lënë atyre asgjë mangët, madje ua kalojnë atyre në shumë pika?! A nuk janë ata, nga ata që mendojnë dhe thonë që janë të rinj, por flasin me një gjuhë, të cilën do ta kishte zili edhe ati më i vjetër?

Për fatin e keq, përgjigjja për të gjithë këto pyetje është po dhe vetëm po.Këto njerëz nuk janë as më pak as më shumë se sa njerëz të cilët kanë dështuar atje ku kanë qenë dhe janë kthyer në Shqipëri, si e vetmja rrugë për të shuar epshet e tyre për pushtet dhe për të mos lënë bosh karriget e dorëzuara të etërve të tyre. Këto janë ata, që çdo ditë bëjnë retorikë kundër korrupsionit, kundër politikës së vjetër, kundër shpërdorimit të pushtetit dhe nga ana tjetër, janë vetë shembulli më i keq i korrupsionit politik dhe i korrupsionit mediatik, prodhim dhe vegël e vetë politikës së vjetër, prodhim i shpërdorimit të pushtetit. Këto janë nga ata, që mezi kanë përfunduar universitetin, por me të gdhirë një ditë, pasi ta kenë përfunduar atë, e shohim veten pedagogobosh, ndonëse kanë falsifikuar një ditë më parë mesataret, apo kanë paguar paratë dhe nuk dinë as të shkarravisin as edhe dy fjalë, apo që natën e mësojnë për vete mësimin dhe ditën ua lexojnë atë kolegëve të tyre studentë. Këto janë nga ata, që mendojnë se të çirresh dhe të hidhesh është aftësi, është virtyt, por në fakt ata s’janë gjë tjetër veçse disa liliputë. Këto janë nga ata, që për pak para harrojnë që janë shqiptarë. Këto janë nga ata, që rendin të hanë aty ku më parë kanë pështyrë. Këto janë gënjeshtarë njëherë, gënjeshtarë gjithmonë (falsus in uno falsus in omnibus).

Dhe si të tillë, jo vetëm që nuk përfaqësojnë rinë e vërtetë shqiptare, por janë vetëm një imazh i shtrembëruar i saj. Rinia e vërtetë shqiptare është ajo, që rrëzoi komunizmin, është ajo që nuk ka frikë të thotë jo, është ajo që thotë vetëm atë të cilën ajo beson, është ajo që ka ngritur lartë vlerat arsimdashëse të popullit tonë kudo në botë, është ajo që ka luftuar dhe ka dhënë jetën për demokracinë që sot shpërdorojnë këto të rinj të vjetër, është ajo që çdo gjë e ka arritur me mund dhe përkushtim të pashoq dhe jo si shpërblim për shërbim kokulur. Është me të vërtetë për të ardhur keq që këtyre personave u kanë dhënë në dorë flamurin e rinisë shqiptare, flamur të cilin as nuk e meritojnë dhe as nuk e përfaqësojnë. Për fatin e mirë, Shqipërisë nuk i kanë munguar asnjëherë të rinjtë e vërtetë, ata të cilët kanë zemrën edhe mendjen e re, ata që e duan mëmëdheun e tyre, ata që më të vërtetë janë të zotë dhe mund të sjellin ndryshimin, i cili, për hir të së vërtetës ka ardhur tashmë, por këto të verbuar nga dëshira për pushtet, kanë më shumë dëshirë të besojnë atë që ju thonë të tjerët, se sa atë që shohin vetë. Me sa duket, “Beni” ende nuk ka mësuar të eci vetë...

*Botuar në gazetat "Sot" dhe "Shqip"

Publikuar këtu më 06/05/2009

  • 5 vota. Mesatarja e 5.00 të 5.

Komentet

  • griefs
    ʏou are truly a good webmaster. The web site loading velocity is amazing.
    It sort of feels that you're doing any distinctive trick.
    In addition, The contents are masterwork. you've done a fantastic activity on this tоpic!
  • seo services uk
    i was looking to do this well. copywriting services content writing service uk
  • florida divorce
    Ai është ndonjë këngëtar që ka një shumë të veçantë duken melodioz. Fjalimi i tij mund të krijojë një sasi të madhe të njerëzve të tjerë, përfshirë edhe fëmijë. Ju mund të paguani vëmendje të disa transmetimet në media.
  • free online advertising
    Definitely believe that which you said. Your favorite reason seemed to be on the net the easiest thing to be aware of. I say to you, I definitely get annoyed while people consider worries that they plainly don't know about. You managed to hit the nail upon the top as well as defined out the whole thing without having side-effects , people could take a signal. Will likely be back to get more. Thanks
  • classifieds
    Definitely believe that which you said. Your favorite reason seemed to be on the net the easiest thing to be aware of. I say to you, I definitely get annoyed while people consider worries that they plainly don't know about. You managed to hit the nail upon the top as well as defined out the whole thing without having side-effects , people could take a signal. Will likely be back to get more. Thanks
  • solar panel installation training
    Every time I just read what is good news with the eliminating helped me scared. Criminal offense is aware absolutely simply zero mercy any longer. I really hope these kinds of evil men in order to be able for you to help regret and get mercifulness in order to be able for you to help God and begin a brand new existence.
  • puddles collection
    This particular clothing for girls in this picture is extremely distinctive. Clothes along together using gray without a doubt identifies a great persona. Additionally, these kinds of ladies likewise use an attractive lip shade.
  • valve replacement
    A novel which unveils the particular particulars of a location or perhaps region will certainly be one of many books to review the history from the area. This kind of book will certainly expose a whole lot concerning the location.
  • sister porn
    The car respond will show you in regards to the error. While the malfunction will be set, no-one can make use of the system.
  • best workout
    Forumi është shumë i dobishëm për ata që duan të diskutojnë gjëra të caktuara. Është më mirë për të marrë pikë shumë të pikëpamjeve nga të tjerët.
  • personal injury lawyers melbourne
    I'll gear this review to 2 types of people: current Zune owners who are considering an upgrade, and people trying to decide between a Zune and an iPod. (There are other players worth considering out there, like the Sony Walkman X, but I hope this gives you enough info to make an informed decision of the Zune vs players other than the iPod line as well.)
  • park city real estate ut
    I'll gear this review to 2 types of people: current Zune owners who are considering an upgrade, and people trying to decide between a Zune and an iPod. (There are other players worth considering out there, like the Sony Walkman X, but I hope this gives you enough info to make an informed decision of the Zune vs players other than the iPod line as well.)
  • Canopies
    Colleges can be found in each town. Despite the fact that, each faculty would not have the identical sizeable. The school has its specility.
  • outdoor cushions
    My partner and I highly offer the policies produced by the top minister. Do not let these people spend money because this state is a lot more crucial than honeymoon.
  • Pay Dirt
    Siksè biznis ou depann sou kijan ou aprann epi yo konprann bezwen yo nan kliyan ki egziste deja ak kliyan fiti. Dwe rechèch sou mache a pou soutenue ak sible divès aspè nan biznis la sou yon baz regilye.
  • Top Reseller Hosting
    I can see that you are an expert at your field! I am launching a website soon, and your information will be very useful for me.. Thanks for all your help and wishing you all the success.
  • 24 hour loans
    Excellent post. I was checking continuously this blog and I'm impressed! Extremely useful information particularly the last part I care for such information a lot. I was looking for this certain info for a long time. Thank you and best of luck.
  • does flex seal work
    Wonderful blog theme. For how long have you been blogging for? You really help to make blogging look convenient. The entire appearance of your internet site is fantastic
  • 1018 steel
    NICE POST

Shih më shumë komente