Pjesa XVIII Dispozita kalimtare dhe të fundit

Neni  178 

1.     Ligjet  dhe  aktet  e  tjera  normative  të  miratuara  para  datës  së  hyrjes  në  fuqi  të kësaj Kushtetute  do  të  zbatohen  derisa  nuk  janë  shfuqizuar. 
2.     Këshilli  i  Ministrave  i  paraqet  Kuvendit  projektligjet  e  nevojshme  për  vënien në  zbatim  të  kësaj Kushtetute. 

Neni  179 [1] 

1.  Anëtarët  e  Gjykatës  Kushtetuese  vazhdojnë  veprimtarinë  e  tyre  si  anëtarë të  Gjykatës Kushtetuese  sipas  mandatit  të  mëparshëm.   
2.  Anëtari  i  parë  për  t’u  zëvendësuar  në  Gjykatën  Kushtetuese  emërohet  nga Presidenti  i  Republikës,  i  dyti  zgjidhet  nga  Kuvendi  dhe  i  treti  emërohet  nga Gjykata  e  Lartë.  Kjo  radhë  ndiqet  për  të  gjitha  emërimet  që  do  të  bëhen  pas hyrjes në  fuqi të  këtij ligji. 
3.  Me  qëllim  përtëritjen  e  rregullt  të  përbërjes  së  Gjykatës  Kushtetuese, gjyqtari  që  do  të  zëvendësojë  gjyqtarin,  të  cilit  i  mbaron  mandati  në  vitin  2017,  do të  qëndrojë  në  detyrë  deri  në  vitin  2025  dhe  gjyqtari  i  ri,  që  do  të  zëvendësojë gjyqtarin,  të  cilit  i  mbaron  mandati  në  vitin  2020,  do  të  qëndrojë  në  detyrë  deri  në vitin  2028.  Gjyqtarët  e  tjerë  të  Gjykatës  Kushtetuese  emërohen  për  të  gjithë kohëzgjatjen  e  mandatit,  sipas ligjit. 
4.  Anëtarët  e  Gjykatës  së  Lartë  vazhdojnë  të  ushtrojnë  detyrën  e  tyre  sipas mandatit  të  mëparshëm.  Anëtarët  e  rinj  që  do  të  zëvendësojnë  anëtarët,  të  cilëve u  mbaron  mandati,  emërohen  sipas  dispozitave  të  këtij ligji. 
5.  Këshilli  i  Lartë  Gjyqësor  krijohet  brenda  tetë  muajve  nga  hyrja  në  fuqi  e këtij  ligji.  Tre  anëtarë  gjyqtarë  dhe  dy  anëtarë  jogjyqtarë  të  Këshillit  të  Lartë Gjyqësor  emërohen  fillimisht  për  një  mandat  trevjeçar,  me  qëllim  përtëritjen  e pjesshme  të  këtij  organi.  Anëtarët  e  Këshillit  të  Lartë  të  Drejtësisë  e  përfundojnë mandatin  e  tyre  pas  krijimit  të  Këshillit  të  Lartë  Gjyqësor,  por  jo  më  vonë  se zgjedhja  e  të  gjithë  anëtarëve  të  Këshillit  të  Lartë  Gjyqësor,  sipas  ligjit.  Për emërimet  e  para  për  anëtarët  jogjyqtarë  të  Këshillit  të  Lartë  Gjyqësor  që  do  të bëhen  pas  hyrjes  në  fuqi  të  këtij  ligji,  verifikimi  i  kandidatëve  sipas  nenit  147,  të Kushtetutës,  do  të  kryhet  nga  Sekretari  i  Përgjithshëm  i  Kuvendit  dhe  nga Operacioni Ndërkombëtar i  Monitorimit. 
6.  Këshilli  i  Lartë  i  Prokurorisë  krijohet  brenda  tetë  muajve  nga  hyrja  në fuqi  e  këtij  ligji.  Tre  anëtarë  prokurorë  dhe  dy  anëtarë  joprokurorë  të  Këshillit  të Lartë  të  Prokurorisë  emërohen  fillimisht  për  një  mandat  trevjeçar,  me  qëllim përtëritjen  e  pjesshme  të  këtij  organi.  Për  emërimet  e  para  për  anëtarët joprokurorë  të  Këshillit  të  Lartë  të  Prokurorisë,  që  do  të  bëhen  pas  hyrjes  në  fuqi të  këtij  ligji,  verifikimi  i  kandidatëve  sipas  nenit  149,  të  Kushtetutës,  do  të  kryhet nga  Sekretari  i  Përgjithshëm  i  Kuvendit  dhe  Operacioni  Ndërkombëtar  i Monitorimit
7.  Gjatë  mandatit  të  tyre  nëntëvjeçar  gjyqtarët  e  Kolegjit  të  Apelimit,  sipas nenit  179/b,  kanë  juridiksion  disiplinor  ndaj  gjyqtarëve  të  Gjykatës  Kushtetuese, anëtarëve  të  Këshillit  të  Lartë  Gjyqësor,  anëtarëve  të  Këshillit  të  Lartë  të Prokurorisë,  Prokurorit  të  Përgjithshëm  dhe  Inspektorit  të  Lartë  të  Drejtësisë. Kolegji  i  Apelimit  shqyrton  ankimet  ndaj  vendimeve  të  Këshillit  të  Lartë  Gjyqësor, Këshillit  të  Lartë  të  Prokurorisë  dhe  Inspektorit  të  Lartë  të  Drejtësisë  për vendosjen  e  masave  disiplinore,  përkatësisht  ndaj  gjyqtarëve,  prokurorëve  dhe inspektorëve  të  tjerë. 
8.  Gjykata  e  Shkallës  së  Parë  për  Krimet  e  Rënda  dhe  Gjykata  e  Apelit për  Krimet  e  Rënda  do  të  emërtohen,  funksionojnë  dhe  ushtrojnë  kompetencat  e gjykatës  së  shkallës  së  parë  dhe  të  gjykatës  së  apelit  brenda  dy  muajve  nga krijimi  i  Këshillit  të  Lartë  Gjyqësor,  sipas  ligjit.  Transferimi  i  çështjeve  do  të  bëhet në  përputhje  me  ligjin.  Gjyqtarët  në  detyrë  pranë  këtyre  gjykatave  do  të transferohen  në  gjykata  të  tjera,  në  rast  se  ata  ose  familjarët  e  tyre  të  afërt  nuk japin  pëlqimin  për  rishikimin  periodik  të  llogarive  të  tyre  financiare  dhe telekomunikimeve  vetjake.  Prokurorët  pranë  Prokurorisë  së  Posaçme  do  të emërohen  brenda  dy  muajve  nga  krijimi  i  Këshillit  të  Lartë  të  Prokurorisë,  sipas ligjit.  Pas  krijimit  të  Prokurorisë  së  Posaçme,  Prokuroria  për  Krimet  e  Rënda  do të  pushojë  së  funksionuari.  Transferimi  i  çështjeve  në  hetim  dhe  gjykim  do  të kryhet  sipas ligjit. 
9.  Inspektori  i  Lartë  i  Drejtësisë  emërohet  brenda  gjashtë  muajve  nga hyrja  në  fuqi  e  këtij  ligji.  Mënyra  e  funksionimit  të  inspektorateve  ekzistuese  gjatë periudhës kalimtare rregullohet  me  ligj.   
10.  Gjyqtarët  dhe  prokurorët  që  nuk  kanë  përfunduar  Shkollën  e Magjistraturës  qëndrojnë  në  detyrë  dhe  janë  subjekt  i  procesit  të  rivlerësimit kalimtar  të  kualifikimit  të  gjyqtarëve  dhe  prokurorëve  sipas  nenit  179/b  dhe aneksit  të  këtij ligji. 
11.  Presidenti  i  Republikës,  brenda  pesë  ditëve  nga  hyrja  në  fuqi  e  këtij ligji,  zgjedh  me  short  anëtarët  e  Këshillit  të  Emërimeve  në  Drejtësi,  sipas  nenit 149/d,  pika  3,  të  Kushtetutës.  Nëse  Presidenti  i  Republikës  nuk  i  përzgjedh anëtarët  brenda  pesë  ditëve  nga  hyrja  në  fuqi  e  këtij  ligji,  Kryetari  i  Kuvendit  i zgjedh  ata  me  short  brenda  dhjetë  ditëve  nga  hyrja  në  fuqi  e  këtij  ligji.  Të zgjedhurit  qëndrojnë  në  detyrë  deri  në  datën  31  dhjetor  të  vitit  kur  hyn  në  fuqi  ky ligj.  Avokati  i  Popullit  merr  pjesë  si  vëzhgues  në  procedurën  e  shortit,  si  dhe  në mbledhjet  dhe  veprimtarinë  e  Këshillit  të  Emërimeve  në  Drejtësi.  Anëtarët  e Këshillit  të  Emërimeve  në  Drejtësi  i  nënshtrohen  menjëherë  procesit  të rivlerësimit  kalimtar  të  kualifikimit  për  gjyqtarë  dhe  prokurorë  sipas  nenit  179/b  të këtij ligji. 
12.  Presidenti  i  Republikës  vazhdon  të  qëndrojë  Kryetar  i  Këshillit  të  Lartë të  Drejtësisë  deri  në  krijimin  e  Këshillit  të  Lartë  Gjyqësor  brenda  8  muajve  nga hyrja  në  fuqi  e  këtij  ligji.  Me  krijimin  e  Këshillit  të  Lartë  Gjyqësor,  Presidenti emëron  gjyqtarët  e  Gjykatës  së  Lartë,  sipas  nenit  136  të  Kushtetutës.  Presidenti plotëson  vakancën  e  parë  në  Gjykatën  Kushtetuese  sipas  paragrafit  2,  të  këtij neni,  dhe  nenit 125  të  Kushtetutës.
13.  Deri  në  zgjedhjet  parlamentare,  që  do  të  mbahen  pas  hyrjes  në  fuqi  të këtij  ligji,  por  jo  më  vonë  se  data  1  shtator  2017,  zgjedhja  e  Inspektorit  të  Lartë  të Drejtësisë  dhe  e  Prokurorit  të  Përgjithshëm  do  të  bëhet  me  dy  të  tretat  e anëtarëve  të  Kuvendit.  Zgjedhjet  e  tjera  do  të  bëhen  me  tri  të  pestat  e  anëtarëve të  Kuvendit.

Neni  179/a [2] 

1.  Mandati  i  funksionarëve  të  zgjedhur  ose  të  emëruar  në  organet  kushtetuese dhe  ato  të  krijuara  me  ligj,  që  është  fituar  përpara  hyrjes  në  fuqi  të  këtij  ligji, mbaron  ose  është  i  pavlefshëm  kur  konstatohet  se  i  zgjedhuri  ose  i  emëruari përfshihet  në  rrethin  e  subjekteve  që  janë  të  përjashtuara  nga  e  drejta  për  t’u zgjedhur, sipas  neneve  6/1  dhe  45,  pika  3,  të  Kushtetutës. 
2.  Brenda  30  ditëve  nga  hyrja  në  fuqi  e  këtij  ligji,  Kuvendi,  në  përputhje  me procedurën  e  nenit  81,  pika  2,  të  Kushtetutës,  miraton  ligjin  që  përcakton  kushtet dhe  rregullat  për  garantimin  e  integritetit  të  organeve  që  zgjidhen,  emërohen  ose mbajnë  funksione  publike. 

Neni  179/b [3] 

1.  Sistemi  i  rivlerësimit  ngrihet  me  qëllim  që  të  garantohet  funksionimi  i  shtetit  të së  drejtës,  pavarësia  e  sistemit  të  drejtësisë,  si  edhe  të  rikthehet  besimi  i  publikut tek institucionet  e  këtij  sistemi. 
2.  Rivlerësimi  do  të  kryhet  mbi  bazën  e  parimeve  të  procesit  të  rregullt,  si  dhe duke  respektuar të  drejtat  themelore  të  subjektit  të  vlerësimit. 
3.  Të  gjithë  gjyqtarët,  duke  përfshirë  gjyqtarët  e  Gjykatës  Kushtetuese  dhe  të Gjykatës  së  Lartë,  të  gjithë  prokurorët,  duke  përfshirë  Prokurorin  e  Përgjithshëm, Kryeinspektorin  dhe  inspektorët  e  tjerë  pranë  Këshillit  të  Lartë  të  Drejtësisë,  i nënshtrohen  rivlerësimit  [i]ex officio[/i]. 
4.  Të  gjithë  këshilltarët  ligjorë  pranë  Gjykatës  Kushtetuese  dhe  Gjykatës  së Lartë,  ndihmësit  ligjorë  pranë  gjykatave  administrative,  ndihmësit  ligjorë  pranë Prokurorisë  të  Përgjithshme  do  të  rivlerësohen  ex  officio.  Procesit  të  rivlerësimit mund  t’i  nënshtrohen  me  kërkesë  dhe  nëse  plotësojnë  kriteret  sipas  ligjit  edhe ish-gjyqtarët,  ish  prokurorët,  ish  këshilltarët  ligjorë  të  Gjykatës  Kushtetuese  dhe të  Gjykatës së  Lartë,  të  cilët  kanë  punuar  në  këto  pozicione  të  paktën  tre vjet. 
5.  Rivlerësimi  kryhet  nga  Komisioni  i  Pavarur  i  Kualifikimit,  ndërsa  ankimet  e subjekteve  të  rivlerësimit  ose  të  Komisionerit  Publik  shqyrtohen  nga  Kolegji  i Apelimit  pranë  Gjykatës  Kushtetuese.  Gjatë  periudhës  kalimtare  9-vjeçare Gjykata  Kushtetuese  do  të  funksionojë  me  dy  kolegje.   
6.  Komisioni  dhe  Kolegji  i Apelimit janë  të  pavarur dhe  të  paanshëm.    
7.  Moskalimi  me  sukses  i  procesit  të  rivlerësimit  përbën  shkak  për  mbarimin  e menjëhershëm  të  ushtrimit  të  detyrës,  krahas  shkaqeve  të  parashikuara  në Kushtetutë.  Gjyqtarët  dhe  prokurorët,  përfshirë  ata  që  janë  deleguar  në  pozicione të  tjera,  ish-gjyqtarë  ose  ish-prokurorë,  të  cilët  kalojnë  me  sukses  rivlerësimin, qëndrojnë  në  detyrë  ose  emërohen  gjyqtarë  e  prokurorë.  Subjektet  e  tjera,  të cilët  kalojnë  me  sukses  rivlerësimin,  emërohen  gjyqtarë  ose  prokurorë,  sipas ligjit.    
8.  Mandati  i  anëtarëve  të  Komisionit  të  Pavarur  të  Kualifikimit  dhe  Komisionerit Publik  është  5  vjet  nga  data  e  fillimit  të  funksionimit  tyre,  ndërsa  mandati  i gjyqtarëve  të  Kolegjit  të  Apelimit  është  9  vjet.  Pas  shpërbërjes  së  komisionit, çështjet  e  papërfunduara  të  rivlerësimit  shqyrtohen  nga  Këshilli  i  Lartë  Gjyqësor, sipas  ligjit.  Çështjet  e  papërfunduara  të  rivlerësimit  të  prokurorëve  shqyrtohen nga    Këshilli  i  Lartë  i  Prokurorisë,  sipas  ligjit.  Pas  shpërbërjes  së  komisionerëve publikë,  kompetencat  e  tyre  ushtrohen  nga  Drejtuesi  i  Prokurorisë  së  Posaçme. Ankimet  ndaj  vendimeve  të  komisionit  ende  të  papërfunduara  do  të  shqyrtohen nga  Gjykata  Kushtetuese.   
9.  Kuvendi  vendos  për  shfuqizimin  e  këtij  Aneksi  pasi  vendimi  i  fundit  të  ketë marrë  formë  të  prerë,  si  dhe  mbi  bazën  e  raportit  të  paraqitur  nga  Kryetari  i Apelimit  mbi  gjendjen  e  çështjeve  të  papërfunduara,  ose  kur  përfundon  mandati  i Kolegjit  të  Posaçëm  të   Kualifikimit. 
10.  Procedurat  dhe  kriteret  e  rivlerësimit rregullohen  sipas parashikimeve  të Aneksit  dhe  ligjit. 

Neni  180 

1.  Marreveshjet  nderkombetare  te  ratifikuara  nga  Republika  e  Shqiperise  para hyrjes  ne  fuqi  te  kesaj  Kushtetute  konsiderohen  te  ratifikuara  sipas  kesaj kushtetute. 
2. Keshilli  i  Ministrave  i  paraqet  Gjykates  Kushtetuese  marreveshjet nderkombetare  te  cilat  permbajne  dispozita  qe  vijne  ne  kundershtim  me  kete Kushtetute.

Neni  181 

1.  Kuvendi  brenda  dy  deri  tre  vjeteve  nga  hyrja  ne  fuqi  e  kesaj  Kushtetute  nxjerr ligje  per  rregullimin  e  drejte  te  çeshtjeve  te  ndryshme  qe  lidhen  me  shpronesimet dhe  konfiskimet  e  kryera  para  miratimit  te  kesaj  Kushtetute,  duke  u  udhehequr nga  kriteret  e  nenit 41. 
2.  Ligjet  dhe  aktet  e  tjera  normative  te  miratuara  para  dates  se  hyrjes  ne  fuqi  te kesaj  Kushtetute  dhe  qe  kane  te  bejne  me  shpronesimet  dhe  konfiskimet,  do  te zbatohen  kur nuk vijne  ne  kundershtim  me  te. 

Neni  182 

Ligji  nr.  7491,  date  29.4.1991  "Per  dispozitat  kryesore  kushtetuese"  si  dhe  ligjet  e tjera kushtetuese  shfuqizohen  diten  e  hyrjes ne  fuqi te  kesaj Kushtetute. 

Neni  183 

Kjo  Kushtetute  hyn  ne  fuqi me  shpalljen  nga  Presidenti i Republikes.

 

Miratuar me  ligjin nr.  8417, datë  21.10.1998  të Kuvendit  Popullor.
Miratuar me referendum  më 22.11.1998
Shpallur me  dekretin nr. 2260, datë 28.11.1998  të Presidentit  të Republikës, Rexhep Mejdani
Ndryshuar me  ligjin nr. 9675, datë 13.1.2007
Ndryshuar me  ligjin nr. 9904, datë 21.4.2008
Ndryshuar me  ligjin nr. 88/2012, datë 18.09.2012
Ndryshuar me  ligjin nr. 137/2015,  datë 17.12.2015
Ndryshuar me  ligjin nr. 76/2016, datë 22.07.2016 

Përditësuar  në Faqen STUDENTI I SË DREJTËS dhjetor 2016!


[1] Shtuar me ligjin  nr. 76/2016, datë  22.7.2016
[2]  Shtuar me ligjin  nr. 137/2015 
[3]  Shtuar me ligjin  nr. 76/2016, datë  22.7.2016 

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!