Créer un site internet

Pjesa XVII Rishikimi i Kushtetutës

Neni  177

1.    Nisma   për rishikimin  e  Kushtetutës mund  të  ndërmerret  nga  jo  më  pak se  një e  pesta  e  anëtarëve  të  Kuvendit.

2.     Asnjë  rishikim  i  Kushtetutës  nuk  mund  të  ndërmerret  gjatë  kohës  kur  janë vendosur masat  e  jashtëzakonshme.

3.    Projekti  miratohet  nga  jo  më  pak  se  dy  të  tretat  e  të  gjithë  anëtarëve  të Kuvendit.

4.    Kuvendi  mund  të  vendosë,  me  dy  të  tretat  e  të  gjithë  anëtarëve  të  tij,  që projektamendamentet  kushtetuese  të  votohen  me  referendum.  Projektligji  për rishikimin  e  Kushtetutës  hyn  në  fuqi  pas  ratifikimit  me  referendum,  i  cili  bëhet  jo më  vonë  se  60  ditë  nga  miratimi i tij në  Kuvend.

5.    Amendamenti  kushtetues  i  miratuar  i  nënshtrohet  referendumit,  kur  këtë  e kërkon  një  e  pesta  e  të  gjithë  anëtarëve  të  Kuvendit.

6.    Presidenti  i  Republikës  nuk  ka  të  drejtë  ta  kthejë  për  rishqyrtim  ligjin  e miratuar nga  Kuvendi  për rishikimin  e  Kushtetutës.

7.     Ligji  i  miratuar  në  referendum  shpallet  nga  Presidenti  i  Republikës  dhe  hyn në  fuqi në  datën  e  parashikuar  në  këtë  ligj.

8.    Rishikimi i Kushtetutës për të  njëjtën  çështje  nuk mund  të  bëhet  përpara se  të ketë  kaluar  një  vit  nga  dita  e  rrëzimit  të  projektligjit  në  Kuvend  dhe  jo  më  përpara se  të  kenë  kaluar 3  vjet  nga  dita  e  rrëzimit të  tij  në  referendum.

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Shto një koment