Kreu I Zgjedhja dhe afati

PJESA E TRETË - KUVENDI

KREU I
ZGJEDHJA DHE AFATI

Neni 64 [1] 

  1. Kuvendi  përbëhet  nga  140  deputetë,  të  zgjedhur  me  sistem  proporcional  me zona  zgjedhore shumemërore.
  2. Zona  zgjedhore  shumemërore  përputhet  me  ndarjen  administrative  të  një  prej niveleve  të  organizimit administrativo-territorial.
  3. Kriteret  dhe  rregullat  për  zbatimin  e  sistemit  zgjedhor  proporcional,  për caktimin  e  zonave  zgjedhore  dhe  për  numrin  e  mandateve  për  secilën  zonë përcaktohen  në  ligjin  për zgjedhjet. 

Neni 65[2]

  1. Kuvendi zgjidhet  çdo  4  vjet.  Mandati i Kuvendit  fillon  me  mbledhjen  e  parë të  tij pas  zgjedhjeve  dhe  përfundon  në  të  njëjtën  datë  të  të  njëjtit  muaj  të  vitit  të  katërt nga  data  e  mbledhjes  së  parë.  Në  çdo  rast,  Kuvendi  qëndron  në  detyrë  deri  në mbledhjen  e  parë  të  Kuvendit të  ri  të  zgjedhur.
  2. Zgjedhjet  për  Kuvendin  e  ri  zhvillohen  në  periudhën  zgjedhore  më  të  afërt  që  i paraprin  datës  së  përfundimit  të  mandatit  të  Kuvendit.  Periudhat  zgjedhore  dhe rregullat  për  thirrjen  e  zgjedhjeve  për  Kuvendin  përcaktohen  në  ligjin  për zgjedhjet.
  3. Në  rast  shpërndarjeje  të  Kuvendit  para  përfundimit  të  mandatit  të  plotë, zgjedhjet  thirren  jo  më  vonë  se  45  ditë  pas shpërndarjes së  tij.
  4. Kuvendi  nuk  mund  të  nxjerrë  ligje  gjatë  periudhës  60  ditë  para  mbarimit  të mandatit  të  tij  deri  në  mbledhjen  e  parë  të  Kuvendit  të  ri,  me  përjashtim  të rasteve  të  vendosjes  së  masave  të  jashtëzakonshme

Neni 66

Mandati i Kuvendit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo. Kur Kuvendi është i shpërndarë, ai rithirret vetiu.

Neni 67[3]

1.  Presidenti  i  Republikës  e  mbledh  Kuvendin  e  porsazgjedhur  jo  më  parë  se data  e  përfundimit  të  mandatit  të  Kuvendit  paraardhës,  por  jo  më  vonë  se  10  ditë pas  mbarimit  të  këtij  mandati.  Kur  Kuvendi  paraardhës  është  shpërndarë  para mbarimit  të  mandatit,  Presidenti  i  Republikës  e  mbledh  Kuvendin  e  ri  jo  më  vonë se  10  ditë  pas  shpalljes  së  rezultatit  të  zgjedhjeve.

2.  Në  rast  se  Presidenti  i  Republikës  nuk  e  ushtron  këtë  kompetencë,  Kuvendi vetëmblidhet  në  ditën  e  dhjetë  të  afatit  të  parashikuar  në  pikën  1  të  këtij neni”. 


[1] Ndryshuar me  ligjin nr.  9904, datë 21.04.2008
[2]  Ndryshuar me  ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008
[3] Ndryshuar me  ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008 

  • 5 vota. Mesatarja e 3.20 të 5.

Komentet

  • juliajin
    • 1. juliajin Më 25/04/2012
    nice information mensagens de carinho
  • juliajin
    • 2. juliajin Më 25/04/2012
    thanks fr this information <a href="http://mensagensdecarinho9.org">mensagens de carinho</a>