Kreu V Objektivat socialë

Neni 59

Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon:

a) punësimin në kushte të përshtatshme të të gjithë personave të aftë për punë;  
b) plotësimin e nevojave të shtetasve për strehim;  
c) standardin më të lartë shëndetësor, fizik e mendor, të mundshëm;  
ç) arsimimin dhe kualifikimin sipas aftësive të fëmijëve dhe të të rinjve, si dhe të personave të pazënë me punë;  
d) një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm;  
dh) shfrytëzimin racional të pyjeve, ujërave, kullotave dhe burimeve të tjera natyrore mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm;  
e) përkujdesjen dhe ndihmën për të moshuarit, jetimët dhe invalidët;  
ë) zhvillimin e sportit dhe të veprimtarive ripërtëritëse;  
f) riaftësimin shëndetësor, edukimin e specializuar dhe integrimin në shoqëri të të paafiëve, si dhe përmirësimin në vazhdimësi të kushteve të tyre të jetesës;  
g) mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare kulturore dhe kujdesin e veçantë për gjubën shqipe.

Përmbushja e objektivave socialë nuk mund të kërkohet drejtpërdrejt në gjykatë. Ligji përcakton kushtet dhe masën në të cilat mund të kërkohet realizimi i këtyre objektivave.

  • 3 vota. Mesatarja e 2.33 të 5.