Créer un site internet

Kreu III Liritë dhe të drejtat politike

Neni 45 [1] 

  1. Çdo  shtetas  që  ka  mbushur  tetëmbëdhjetë  vjeç,  qoftë  edhe  ditën  e zgjedhjeve,  ka  të  drejtën  të  zgjedhë  dhe  të  zgjidhet.
  2. Përjashtohen  nga  e  drejta  e  zgjedhjes  shtetasit  e  deklaruar  me  vendim gjyqësor të  formës  së  prerë  si të  paaftë  mendërisht.
  3. Përjashtohen  nga  e  drejta  për t’u  zgjedhur shtetasit që  janë  dënuar me  burgim, me  vendim  përfundimtar  të  formës  së  prerë,  për  kryerjen  e  një  krimi,  sipas rregullave  të  përcaktuara  me  ligj  të  miratuar  me  tri  të  pestat  e  të  gjithë  anëtarëve të  Kuvendit.  Në  raste  përjashtimore  dhe  të  justifikuara,  ligji  mund  të  parashikojë kufizime  të  së  drejtës  për  të  zgjedhur  të  shtetasve  që  vuajnë  dënimin  me  heqje lirie,  ose  të  së  drejtës  për  t’u  zgjedhur  para  dhënies  së  një  vendimi  përfundimtar apo  kur  shtetasit  janë  dëbuar  për  një  krim  ose  për  cenim  shumë  të  rëndë  dhe serioz  të  sigurisë  publike”. 
  4. Vota  është  vetjake,  e  barabartë,  e  lirë  dhe  e  fshehtë

Neni 46

  1. Kushdo ka të drejtë të organizohet kolektivisht për çfarëdo qëllimi të ligjshëm.
  2. Regjistrimi në gjykatë i organizatave ose i shoqatave bëhet sipas procedurës së parashikuar me ligj.
  3. Organizatat ose shoqatat që ndjekin qëllime antikushteuese janë të ndaluara sipas ligjit.

Neni 47

  1. Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar.
  2. Tubimet paqësore në sheshe dhe në vendet e kalimit publik bëhen sipas procedurave të parashikuara me ligj.

Neni 48

Kushdo, vetë ose së bashku me të tjerë, mund t'u drejtojë kërkesa, ankesa ose vërejtje organeve publike, të cilat janë të detyruara të përgjigjen në afatet dhe kushtet e caktuara me ligj.


[1] Ndryshuar pika 3 me ligjin  nr. 137/2015.

  • 8 vota. Mesatarja e 2.38 të 5.

Komentet

  • sssaaaf

    1 sssaaaf Më 25/04/2012

    ineresting post
    Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar.
    play games online

Shto një koment