Kushtetuta e RSH
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,
me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare,
me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror,
me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar,
me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit,
VENDOSIM KËTË KUSHTETUTË: