Seksioni II Vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik

Neni 248 Shpërdorimi i detyrës 

(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë  16.9.2004, neni 21; ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007, neni 21; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit  me burgim, shfuqizohet me  ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48) 

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve  në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër   tjetër penale,  dënohet me burgim deri në shtatë vjet. 

Neni 248/a Dhënia në kundërshtim me ligjin e pensioneve ose e të ardhurave të tjera  nga sigurimet shoqërore 

(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 32;  pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas  dënimit me burgim, shfuqizohet  me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48) 

Dhënia në kundërshtim me ligjin e pensioneve  ose e të ardhurave të  tjera nga sigurimet shoqërore prej punonjësit, që ka detyrë t’i japë ato,  dënohet me burgim, nga gjashtë muaj gjer në shtatë vjet. 

Neni 249 Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij

Vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të  shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka  dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. 

Neni 250 Kryerja e veprimeve arbitrare 

Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 251 Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme  

Mosmarrja e masave ose moskërkimi pranë personit kompetent, që të ndërpritet gjendja e paligjshmërisë si rezultat i një veprimi arbitrar, që  ka prekur lirinë e shtetasit, nga ana e personit të ngarkuar me një funksion shtetëror  ose në shërbim publik, që vjen në dijeni të asaj gjendjeje për shkak të funksionit apo shërbimit, dënohet me  gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. 

Neni 252 Mbajtja në burg pa vendim 

Mbajtja në burg, pa vendim të organit kompetent ose  tej afatit të caktuar në  vendim apo në ligj, prej personit të ngarkuar me detyrën  e administratorit të burgut, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. 

Neni 253 Shkelja e barazisë së shtetasve 

(Shtuar fjalët me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 40) 

Kryerja për shkak të detyrës e në ushtrim të saj,  nga  ana e punonjësit me funksion shtetëror apo në shërbim publik, të dallimeve mbi bazë origjine,  seksi, orientimi seksual ose identiteti gjinor, gjendjes shëndetësore, bindjeve fetare, politike, të  veprimtarisë sindikale ose për shkak të përkatësisë në një etni, komb, racë apo fe të caktuar, që konsiston në krijimin e privilegjeve të padrejta ose në refuzimin e një të drejte ose përfitimi që buron nga ligji, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. 

Neni 254 Shkelja e paprekshmërisë së banesës 

Hyrja në banesë, pa pëlqimin e personit që banon në të, prej punonjësit të ngarkuar me një funksion shtetëror apo në shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, veç rasteve kur lejohet nga ligji, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. 

Neni 255 Pengimi dhe shkelja e fshehtësisë së  korrespondencës 

Dhënia e urdhrave ose kryerja e veprimeve për asgjësimin, leximin dhe përhapjen e korrespondencës postare ose që prish, vështirëson, vë nën kontroll ose përgjon korrespondencën telefonike apo të çdo mjeti tjetër  të komunikimit, nga ana e punonjësit të ngarkuar me funksion shtetëror ose në shërbim publik e në ushtrim të tyre, veç rasteve kur lejohet nga ligji, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. 

Neni 256 Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti 

Shpërdorimi i kontributeve, subvencioneve ose financimeve të dhëna nga shteti ose institucione shtetërore, për t’u përdorur në vepra dhe veprimtari me interes publik, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. 

Neni 257 Përfitimi i paligjshëm i interesave 

Mbajtja, ruajtja ose marrja e drejtpërdrejtë ose  e tërthortë, nga persona me funksione shtetërore apo shërbim  publik, i një interesi të çfarëdoshëm  në  një ndërmarrje ose operacion, në të cilat në momentin e kryerjes së veprimit  ka  pasur detyrën e mbikëqyrjes, administrimit ose likuidimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet. 

Neni 257/a Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja  ose deklarimi i rremë i pasurive,  interesave privatë  të personave të zgjedhur dhe  nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim 

(Shtuar me ligjin nr. 9030, datë 13.3.2003, neni 1; ndryshuar paragrafi i dytë  me ligjin nr. 9686,  datë 26.2.2007,  neni 22; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 33;  ndryshuar me  ligjin nr.  98, datë 31.7.2014,  neni 3) 

Refuzimi për deklarimin  ose mosdeklarimi i  pasurisë, interesave privatë të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka  detyrimin ligjor për deklarim sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. 

Fshehja ose deklarimi  i rremë i pasurive, interesave  privatë  të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. 

Neni 258 Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike 

(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 34)   

Kryerja nga personi i ngarkuar me funksione shtetërore apo në  shërbim publik i veprimeve në kundërshtim me ligjet që rregullojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tendera dhe ankande publike, për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, dënohet me burgim gjer në tre vjet. 

Neni 259 Korrupsioni  pasiv i personave që  ushtrojnë funksione publike 

(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 22;  pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas  dënimit me burgim, shfuqizohet  me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48)

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë,  ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet. 

Neni 259/a Korrupsioni  pasiv i nëpunësve të huaj publikë 

(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 35;  pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas  dënimit me burgim, shfuqizohet  me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48)   

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt  a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga nëpunësi i  huaj publik, nëpunësi i  një organizate publike ndërkombëtare, anëtari i një asambleje të huaj publike apo anëtari i një asambleje ndërkombëtare parlamentare, për  të kryer ose për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a  funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet. 

Neni 260 Korrupsioni  pasiv i funksionarëve të lartë  shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë 

(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 23;  pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas  dënimit me burgim, shfuqizohet  me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48) 

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo  i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë,  ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet. 

Pjesa e posaçme

Dispozitë kalimtare dhe treguesi alfabetik i Kodit Penal
  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • berkey

    1 berkey Më 28/11/2020

    Thank you for any other informative web site. Where else may just I am getting that type of info written in such an ideal way? I have a venture that I am simply now working on, and I've been at the look out for such information.|
  • web hosting services

    2 web hosting services Më 05/09/2020

    Hey there! I've been following your blog
    for a long time now and finally got the courage to go ahead and give you a shout out from Humble Texas!

    Just wanted to mention keep up the fantastic work!
  • cheap flights

    3 cheap flights Më 28/08/2020

    I am regular reader, how are you everybody? This post posted at this website
    is genuinely good.
  • cheap flights

    4 cheap flights Më 27/08/2020

    Hello i am kavin, its my first time to commenting anywhere, when i read this paragraph i thought i could also create comment due to this
    brilliant piece of writing.
  • cheap flights

    5 cheap flights Më 26/08/2020

    This is a good tip especially to those fresh to the blogosphere.
    Brief but very precise information… Thank you for sharing this one.
    A must read post!
  • best website hosting

    6 best website hosting Më 26/08/2020

    It is perfect time to make some plans for the long run and it is time to be happy.
    I've read this publish and if I may I desire to recommend you
    some attention-grabbing issues or advice.
    Maybe you could write subsequent articles relating to this article.
    I want to learn more issues about it!
  • cheap flights

    7 cheap flights Më 24/08/2020

    Asking questions are genuinely fastidious thing if you are not understanding anything fully, but
    this paragraph presents good understanding even. y2yxvvfw cheap flights
  • cheap flights

    8 cheap flights Më 24/08/2020

    I'm pretty pleased to discover this great
    site. I need to to thank you for ones time due to this wonderful read!!
    I definitely liked every little bit of it and I have
    you saved to fav to look at new things on your site.
  • cheap flights

    9 cheap flights Më 24/08/2020

    My spouse and I stumbled over here from a different website and thought I might as well check
    things out. I like what I see so now i am following you. Look forward to
    looking at your web page for a second time.
  • hosting services

    10 hosting services Më 14/08/2020

    Wow, superb weblog layout! How long have you been blogging for?
    you make blogging look easy. The full look of your site is magnificent, as smartly as the content!
  • adreamoftrains web hosting

    11 adreamoftrains web hosting Më 11/08/2020

    Oh my goodness! Amazing article dude! Thank you so
    much, However I am going through problems with your RSS.
    I don't understand the reason why I cannot join it.
    Is there anybody else having similar RSS issues? Anybody
    who knows the solution can you kindly respond? Thanx!!
    adreamoftrains web hosting
  • website hosting services

    12 website hosting services Më 10/08/2020

    Hello! I know this is kinda off topic but I'd figured I'd ask.
    Would you be interested in trading links or maybe guest authoring a blog post or
    vice-versa? My site covers a lot of the same subjects as yours and I feel we could greatly benefit from each other.
    If you happen to be interested feel free to send me
    an e-mail. I look forward to hearing from you! Wonderful blog by the way!

Shto një koment