Kreu VI Krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera

Neni 226 Veprat e dhunshme ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht

(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 24) 

Kryerja e veprave të dhunshme ndaj  personave  të mbrojtur ndërkombëtarisht, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.  

Neni 227 Fyerja ndaj përfaqësuesve të shteteve të huaja 

(Shfuqizuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 57) 

Neni 228 Veprimet e dhunshme ndaj vendeve  të punës së  personave të mbrojtur ndërkombëtarisht 

(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 26) 

Kryerja e veprimeve të dhunshme ndaj vendeve  të punës, banimit, mjeteve të transportit të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht, përbën  kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. 

Kur nga vepra kanë ardhur pasoja të rënda materiale apo janë sjellë ndërlikime në marrdhëniet dypalëshe, dënohet me  burgim gjer në dhjetë vjet. 

Neni 229 Veprimet fyese ndaj himnit e flamurit 

(Shfuqizuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 57)

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!