Seksioni X Zhvillimi i palejuar i lojërave të fatit

Neni 197 Organizimi i lotarive të palejuara

Organizmi i lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Neni 197/a Paracaktimi  i rezultateve në garat sportive

(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008, neni 20; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas  dënimit me burgim, shfuqizohet  me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48)

Kryerja e veprimeve ose mosveprimeve për paracaktimin e rezultateve në garat sportive, kombëtare dhe ndërkombëtare, në kundërshtim me parimet e lojës së ndershme, përbën  kundërvajtje  penale.

Po kjo vepër, e kryer për qëllime  të fitimit pasuror, dënohet me  burgim  nga dy  deri në shtatë vjet.

Neni 197/b Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive

(Shtuar me ligjin nr. 10 023,  datë 27.11.2008, neni 20)

Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive  prej pjesëmarrësve, nëpërmjet përdorimit të substancave të ndaluara, përbën kundërvajtje penale  dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Neni 198 Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara

Vënia në dispozicion e lokaleve për organizimin  apo luajtjen e lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore,  përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.  

Pjesa e posaçme

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!