Seksioni VII Falsifikimi i monedhave dhe letrave me vlerë

Neni 183 Falsifikimi i monedhave 

(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 50) 

Falsifikimi ose vënia në qarkullim  e monedhave të falsifikuara dënohet me burgim  gjer në pesë vjet. 

Po kjo vepër, kur kryhet  në  bashkëpunim, më shumë  se një herë ose ka sjellë  pasoja të  rënda,  dënohet me burgim nga pesë gjer  në pesëmbëdhjetë vjet. 

Neni 184 Falsifikimi i letrave me vlerë 

(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 51)

Falsifikimi ose vënia në qarkullim i çeqeve, kambialeve, kartëkrediteve, çekudhëtarëve ose letrave të tjera me vlerë të falsifikuara, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me  burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. 

Neni 185 Prodhimi i mjeteve për falsifikim

(Shtuar paragrafi i II me ligjin nr.  8733, datë 24.1.2001, neni 52) 

Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të falsifikuar monedha, çeqe, kambiale, kartëkredite, çekudhëtari apo të tjera letra me  vlerë, dënohet me gjobë ose me burgim nga një gjer në tre vjet. 

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me  burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. 

Pjesa e posaçme

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!